Luhaten monedhat e huaja, kursi i këmbimit, 8 janar 2025
Sot, më 8 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...

Çdo vit, fillimi i janarit sjell me vete një fenomen të përsëritur: rritjen e ndjeshme të kërkesës për abonime në palestra.
Ky trend, i njohur kudo në botë si “efekti i Vitit të Ri”, pasqyron dëshirën e shumë njerëzve për të nisur një kapitull të ri me qëllime më të shëndetshme dhe aktive. Pas gjelit të Vitit të Ri, bakllavasë apo sallatës ruse, të gjithë shpejtojnë për abonime në palestra për të sjellë format trupore që dëshirojnë.
Por çfarë e nxit këtë rritje dhe sa zgjat entuziazmi?
Rezolutat e Vitit të Ri janë shpesh katalizatorë për ndryshime të stilit të jetës. Një nga synimet më të zakonshme është përmirësimi i shëndetit fizik dhe mirëqenies. Ky angazhim reflektohet në një rritje të abonimeve në palestra, që shpesh raportojnë një rritje prej 30 % gjatë javëve të para të janarit, sipas menaxherëve të disa qendrave të fitnesit në Tiranë.
Sipas Angelfitness Gym, një nga palestrat më të frekuentuara në kryeqytet, gjatë dy javëve të para të janarit ka një dyfishim të klientëve të rinj në krahasim me muajt e tjerë. “Shumica janë të motivuar nga dëshira për të humbur peshë ose për të ndërtuar një stil jete më të shëndetshëm pas festave të fundvitit,” thotë një nga trajnerët në palestër.
Një faktor tjetër që kontribuon në rritjen e kërkesës janë ofertat dhe promovimet që palestra organizojnë në këtë periudhë. Abonime me çmime të ulëta, oferta për grupet e miqve dhe programet e personalizuara janë disa nga strategjitë që palestra si GoFit Albania përdorin për të tërhequr klientë. Një nga trajnerët prej vitesh atje, thekson: “Janari është koha kur njerëzit janë më të hapur për ndryshime. Për këtë arsye, fokusohemi te promovimi i programeve të rinisë dhe kurseve për fillestarët.”
Megjithëse janari është muaji i kulmit për abonimet në palestra, sfida kryesore për qendrat e fitnesit është ruajtja e klientëve. Sipas një studimi nga International Health, Racquet & Sportsclub Association (IHRSA), në botë, vetëm 20% e klientëve që regjistrohen në janar vazhdojnë të frekuentojnë palestrën pas muajit mars.
Eksperti i fitnesit, Ëngjëll Maliqi, sugjeron se arsyet për këtë prirje lidhen me mungesën e planifikimit afatgjatë dhe pritshmëritë e larta. “Shumica e njerëzve nuk e shohin stërvitjen si një investim të qëndrueshëm, por si një zgjidhje të shpejtë për të përmbushur objektivat afatshkurtër,” thotë ai. Sipas tij, duhet të jetë krejt e kundërta, por shqiptarët ndër vite duan rezultate shpejt dhe pa lodhje.
Rezolutat e Vitit të Ri krijojnë një efekt kolektiv motivimi, ku njerëzit ndihen më të prirur për t’u bashkuar me aktivitete të reja. Ndërkohë, rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm duke nxitur angazhimin përmes fotove dhe videove të stërvitjes.
“Sot, një pjesë e madhe e abonimeve ndikohet nga postimet që shfaqin përmirësime personale dhe arritje fizike,” thotë një nga trajnerët pranë qendër sportive “Repeat” në kryeqytet.
Çmimet e abonimeve në palestër kanë mbetur në nivelet e viteve të mëparshme, variojnë mesatarisht 4000 lekë në muaj, 5 ditë të javës, por janë shtuar e ofertat sportive që përfshijnë fitness, not, spa, abonimet e të cilave arrijnë 13000 lekë në muaj./ Revista Monitor
Sot, më 8 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
BQE po kërkon të nxisë ekonominë në vështirësi të rajonit ...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Sh...
Sot, më 7 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet duke nisur nga ...
Të dhënat e shqiptarëve të mbledhura për censin 2023 nuk j...
Në shifra, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të mira sa...
Sot, më 6 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Nd...
Sot, më 4 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ne shume ekrane dhe portale ka muaj e muaj qe flitet per “...
Infrastruktura digjitale nën zërin “e-qeverisja” po rrit p...
Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që u krye nga Kë...
Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, af...
Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme pë...
Turet turistike në Shqipëri po shiten me çmime që shpesh n...
Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 1 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi n...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...