Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 2 janar 2024
Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...

Turet turistike në Shqipëri po shiten me çmime që shpesh nuk mbulojnë as kostot bazë. Ky është shqetësimi i turoperatorëve të turizmit të aventurës, të cilët thonë se tregu ka nevojë për kontrolle lidhur me licensimet e operatorëve.
“Shumë guida që kanë hapur bizneset e tyre ofrojnë ture me çmime të ulëta në këto platforma për të konkurruar, por kur punojnë për operatorë të tjerë, kërkojnë tarifa ditore prej 100-150 euro (me makinë). Kjo qasje krijon një kontradiktë dhe dëmton të gjithë tregun turistik”, thotë Alket Braho nga Visit Albania Tour.
Ai shton se, çmimet e ulëta rrezikojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë. Sipas tij, nuk ka kuptim që një tur në Berat të shitet për 35 euro për person, ose një tur në Bovillë për vetëm 13 euro? Nga këto shifra, 30% i përfundojnë platformave si GetYourGuide dhe Viator, ndërsa operatorët dhe guidat përballen me kosto të papërballueshme.
“Çdo person që ka makinë mund të regjistrohet në platforma si GetYourGuide dhe Viator.Ne si kompani e vogël kemi qenë shumë mirë me ture ditore më parë por këtë vit nuk mund t’i bashkoheshim luftës “kush shet më lirë”,- shton z. Braho.
Marsel Kalemi, nga Kalemi Travel thotë se, shteti duhet të bëhet rregullator i licencimeve.
“Nuk po them që shteti të bëhet rregullator i çmimeve, por duhet të bëhet rregullator i licencimeve. Nuk mund të ofrojë ture të tilla çdo tur guidë që ka një makinë. Platforma Getyourguide ka kritere të forta për t’u bërë pjesë e platformës, por problemi te ne është që çdo person këtu, për shkak të mungesës së rregullatorëve për licencim, i plotëson ato kritere", thotë z. Kalemi.
“Turizmi shqiptar ka potencial të jashtëzakonshëm, por ky potencial nuk mund të arrihet me çmime të ulëta dhe praktika të dëmshme. Vetëm me profesionalizëm dhe vlerësim të drejtë të punës suaj mund të ndërtojmë një treg që garanton cilësi dhe zhvillim për të gjithë", shton në fund z. Braho.
Turoperatorët vendas theksojnë se , ka disa kosto që nuk duhen injoruar: Çmimi i naftës është 180 lekë për litër, një kosto thelbësore për çdo tur që përfshin transport.
Paga ditore e një guide profesioniste është mbi 70 euro (pa përfshirë makinën), ndërkohë që kjo shumë rritet kur shtohen shpenzimet për transport dhe mirëmbajtjen e automjetit.
Aktorët e tregut tregojnë për Monitor se, kjo problematikë ndodh për disa arsye:
Treg i paqëndrueshëm: Çmime kaq të ulëta nuk mbulojnë as kostot bazë, duke dëmtuar qëndrueshmërinë e operatorëve dhe guidave.
Cilësia bie: Çmimet e ulëta sjellin shërbime më të dobëta, duke dëmtuar përvojën e turistëve dhe reputacionin e vendit.
Garë e pakuptimtë: Një garë me çmime të ulëta dëmton të gjithë sektorin, duke ulur standardet dhe zhvlerësuar punën e secilit./ Revista Monitor
Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 1 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi n...
Këtë të martë, 31 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari...
Këtë të hënë, 30 dhjetor 2024, në tregun valutor, doll...
Shqiptarët, përveç Europës dhe rajonit, dy vitet e fundit,...
Sipas drejtuesve të agjencive kryesore imobiliare në Tiran...
Parashikimi se kur do të ndodhë flluska në tregun e pasuri...
Sot, më 29 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Normat e interesit kanë arritur nivelin më të lartë në dis...
Turqia, në dekadat e fundit, ka qenë një ndër investitorët...
Sot, më 28 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Tregu i sigurimeve po e mbyll vitin 2024 me rritjen më të ...
Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullsh...
Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fond...
Sot, më 27 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Turqia mbajti kryesimin e investimeve të huaja direkte në ...
Sot, më 26 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjet...
Në 3-mujorin e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij, k...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...