Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 27 dhjetor 2024
Sot, më 27 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministrinë e Bujqësisë arrin në 13.4 miliardë lekë nga 14.1 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit me një reduktim 5 për qind.
Ministria e Bujqësisë në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës prej tri vitesh dhe fermerët shqiptarë kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, reduktimin më të madh të financimeve e ka siguria ushqimore me 14%. Buxheti për këtë funksion të rëndësishëm u shkurtua me 385 milionë lekë ose 14 për qind. Siguria ushqimore është një nga fushat më të rëndësishme ku Shqipëria duhet të bëjë para për anëtarësim në BE. Vetëm pak ditë më parë disa kamionë me mandarina u bllokuan nga vendet e BE pasi u gjetën me përmbajtje pesticidesh të ndaluara. Mungesa e kontrollit mbi tregjet është problem kronik, i cili veç të tjerash është bërë rrezik për jetën e njerëzve dhe rritjen e sëmundjeve.
Gjithashtu fondet për mbështetjen e peshkimit gati u përgjysmuan. Me ndryshimet e fundit buxheti për këtë program është vetëm 248 milionë lekë nga 472 milionë lekë që ishte në buxhetin fillestar.
Shkurtim të fondeve ka edhe mbështetja për fermerët. Në buxhetin fillestar në programin “Zhvillimi Rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe tregun” ishin caktuar 7,2 miliardë lekë, por me ndryshimet e fundit financimi në këtë zë shkoi në 7 miliardë lekë me reduktim 3 për qind. Ky zë përfaqëson edhe subvencionet për fermerët.
Në një kohë që qeveria ka ulur financimin për bujqësinë fshati është zbrazur nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme.
Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE.
Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.
Shumica e shpenzimeve publike që jepen për bujqësinë në Ballkan përdoren për pagesa të drejtpërdrejta.
Në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimi e inputeve.
Vetëm në Shqipëri, më shumë se 60% e buxhetit bujqësor shkon për shpenzime operative të aparatit burokratik dhe vetëm një pjesë e vogël për mbështetje direkte te fermerët./ Revista Monitor
Sot, më 27 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Turqia mbajti kryesimin e investimeve të huaja direkte në ...
Sot, më 26 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjet...
Në 3-mujorin e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij, k...
Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në p...
Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe n...
Banka e Shqipërisë njoftoi të martën se ka blerë 270.5 mil...
Sot, më 25 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Duke marrë parasysh standardin e fuqisë blerëse (PPS), bos...
Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të nënfinancuar në ...
Sot, më 24 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Më 31 dhjetor 2024 përfundon afati shtesë për kontratën ko...
Më datën 18 dhjetor, nga buxheti publik nëpërmjet thesarit...
Sot, më 23 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Një sondazh i “Monitor” për kushtet që ofron tregu i punës, ...
Sot, më 22 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 21 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në mbledhjen e posaçme të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Kësh...
Data më e afërt për nisjen e veprimeve në sistemin SEPA ng...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...