Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro
Turqia, në dekadat e fundit, ka qenë një ndër investitorët...

Normat e interesit kanë arritur nivelin më të lartë në disa dekada, kanë shpërthyer luftëra në Europë dhe Lindjen e Mesme, dhe janë mbajtur zgjedhje të rëndësishme për botën, në vende si Amerikë dhe Indi.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, ekonomia botërore pati ecuri të mirë edhe në vitin 2024. Sipas FMN-së, PBB-ja globale do të rritet me 3.2%. Inflacioni është zbutur dhe rritja e punësimit mbetet e fortë. Tregjet e aksioneve janë rritur me më shumë se 20% për të dytin vit radhazi.
Sidoqoftë, si kurrë më parë, prapa kësaj gjendjeje të mirë në nivel global, fshihen ndryshime të mëdha midis shteteve. Për të peshuar këto dallime, ne kemi përpiluar të dhëna për pesë tregues ekonomikë dhe financiarë:
PBB-në, ecurinë e tregut të aksioneve, inflacionin bazë, papunësinë dhe deficitet e qeverisë, për 37 shtete kryesisht të pasura. Më pas, renditëm secilën ekonomi duke u mbështetur në treguesit e saj. Tabela më poshtë tregon renditjen.

Vendet e Mesdheut vazhdojnë më ecurinë e mirë ekonomike për të tretin vit radhazi, me Spanjën në krye të listës së këtij viti. Greqia dhe Italia, dikur ndër vendet më problematike të Eurozonës, vazhdojnë rimëkëmbjen.
Irlanda, e cila ka tërhequr kompanitë e teknologjisë, dhe Danimarka, ku ka selinë firma e famshme Novo Nordisk që prodhon ilaçin popullor Ozempic, mbyllin pesëshen e parë të listës.
Ndërkohë, peshat e rënda të Europës Veriore, si Britania dhe Gjermania, kanë pasur ecuri zhgënjyese. Dyshja baltike e Letonisë dhe Estonisë, ndodhet sërish në fund të listës, një pozicion që e kishin edhe në vitin 2022.
Treguesi ynë i parë është rritja reale e PBB-së, që shihet gjerësisht si matësi më i besueshëm i shëndetit të përgjithshëm të një ekonomie.
Këtë vit, PBB-ja globale u nxit nga ekonomia elastike amerikane dhe konsumatorët e saj që shpenzojnë në masë. Izraeli gjithashtu pati ecuri të mirë, sipas të dhënave të OECD-së, megjithëse rritja e tij e fortë ka qenë më së shumti një rimëkëmbje nga tkurrja e mprehtë që pësoi në tremujorin e fundit të vitit 2023, kur nisi lufta me Hamasin.
Në Spanjë, rritja vjetore e PBB-së pritet të kalojë nivelin 3%, e nxitur nga një treg i fortë pune dhe nivele të larta emigrimi, të cilat rrisin prodhimin ekonomik. Edhe pse PBB-ja e vendit për frymë është rritur, ajo nuk ka kapur hapin e PBB-së së përgjithshme.
Në vende të tjera, rritja ekonomike ka qenë e dobët. Gjermania dhe Italia janë penguar nga çmimet e larta të energjisë dhe industritë e ngadalta të prodhimit.
Japonia do të ketë një rritje të dobët prej 0.2%, e rënduar nga turizmi më i dobët dhe industria e makinave, që po kalon vështirësi. Hungaria dhe Letonia kanë rrëshqitur të dyja në recesion.
Matja e dytë e The Economist ka të bëjë me kthimin e fitimeve në tregun e aksioneve. Investitorët kaluan një muaj gushti mjaft të vështirë, kur rënia e tregtisë së jenit shkaktoi frikën e një krize të mundshme. Aksionet amerikane kanë dhënë kthime fitimesh mbresëlënëse, pasi vlerësimet për firmat e teknologjisë, u rritën edhe më tepër.
Tregu i Kanadasë, i lidhur ngushtë me fqinjin e saj jugor, gjithashtu shënoi fitime të shëndetshme, të përforcuara nga ecuria e mirë e industrisë bankare. Kompania japoneze Nikkei 225 arriti një rekord të lartë, edhe pse ecuria e përgjithshme vjetore ishte mesatare.
Kishte edhe disa humbës. Çmimet e aksioneve në Finlandë kanë arritur nivele negative dhe bursa e Koresë së Jugut ra pas një përpjekjeje të presidentit korean për të shpallur ligjin e luftës në vend, më 3 dhjetor.
Matja tjetër është inflacioni bazë, ku nuk llogariten përbërësit e paqëndrueshëm si energjia dhe ushqimi. Megjithëse inflacioni global ka rënë ndjeshëm, çmimet e shërbimeve mbeten të larta në shumë shtete.
Për shembull, në Britani, rritja e pagave vazhdon të rrisë kostot e shërbimeve, që do të thotë se inflacioni bazë është ngritur në nivele të pakëndshme.
Në Australi, rritja e kostove të strehimit ka qenë arsyeja kryesore për rritjen e inflacionit bazë. Inflacioni në Turqi mbetet i lartë. Nga ana tjetër, Franca dhe Zvicra kanë arritur t’i mbajnë çmimet nën kontroll.
Treguesi më i zakonshëm i mjerimit ekonomik është rritja e papunësisë, që shumë bankierë parashikuan se do të ndodhte kur filluan të rrisnin normat e interesit (dhe inteligjenca artificiale u bë më e sofistikuar). Sidoqoftë, edhe pse ka pasur disa luhatje, tregjet e punës mbeten të fuqishme me norma papunësie të niveleve të ulëta rekord.
Europa Jugore, e cila ende vuan nga papunësia e lartë, ka shënuar një përmirësim të dukshëm: papunësia në Greqi, Itali dhe Spanjë ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë.
Italia ka pasur përparimin më të madh, me rënien e papunësisë me 1.4 pikë përqindje që nga fillimi i vitit. Në Amerikë dhe Kanada, papunësia është rritur paksa, por kjo ka të bëjë kryesisht me nivelet e larta të emigrimit.
Matja jonë e fundit ka të bëjë me bilancet fiskale, duke përjashtuar pagesat e interesit, si pjesë e PBB-së. Pas viteve të shpenzimeve të mëdha, shumë shtete duhet të bëjnë më të qëndrueshme barrën e borxhit.
Danimarka dhe Portugalia dallohen për suficitet buxhetore nëpërmjet disiplinës fiskale. Norvegjia dhe Irlanda gjithashtu arrijnë teprica, por për arsye të tjera: Norvegjia falë të ardhurave nga nafta dhe Irlanda nga fitimi që merr prej taksave të korporatave.
Megjithatë, shumica e qeverive vazhdojnë të shpenzojnë në mënyrë të shfrenuar. Deficiti primar i Polonisë tejkaloi shifrën 3% të PBB-së, për shkak të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Në Japoni, stimuli i fuqishëm fiskal, që synon mbështetjen e ekonomisë dhe uljen e kostos së jetesës, rrezikon të ndërlikojë problemet e borxhit ndërsa epokës së normave shumë të ulëta të interesit po i vjen fundi.
Trajektorja e borxhit e Britanisë po përkeqësohet. Buxheti i saj i fundit nuk arriti të riparonte financat publike. Franca është zhytur në një ngërç politik dhe nuk po frenon dot shpenzimet.
Me fillimin e vitit 2025, ekonomia globale përballet me sfida të reja. Gati gjysma e popullsisë së botës jeton në vende që këtë vit mbajtën zgjedhje. Në shumë prej këtyre shteteve, erdhën ose do të vijnë në krye udhëheqës të cilët mund të përshkruhen si “të paparashikueshëm”.
Tregtia është e kërcënuar, borxhet qeveritare po rriten dhe bursat nuk kanë shumë hapësirë për gabime. Sidoqoftë, të paktën tani për tani, Spanja, Greqia dhe Italia, të nënçmuara prej kohësh nga fqinjët e tyre veriorë, mund të festojnë rigjallërimin ekonomik. Ato e meritojnë një fiesta./ Monitor.al
Turqia, në dekadat e fundit, ka qenë një ndër investitorët...
Sot, më 28 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Tregu i sigurimeve po e mbyll vitin 2024 me rritjen më të ...
Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullsh...
Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fond...
Sot, më 27 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Turqia mbajti kryesimin e investimeve të huaja direkte në ...
Sot, më 26 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjet...
Në 3-mujorin e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij, k...
Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në p...
Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe n...
Banka e Shqipërisë njoftoi të martën se ka blerë 270.5 mil...
Sot, më 25 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Duke marrë parasysh standardin e fuqisë blerëse (PPS), bos...
Arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të nënfinancuar në ...
Sot, më 24 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Më 31 dhjetor 2024 përfundon afati shtesë për kontratën ko...
Më datën 18 dhjetor, nga buxheti publik nëpërmjet thesarit...
Sot, më 23 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...