E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme.
Në një intervistë për “Monitor”, FMN sugjeron që Banka Qendrore të vendosë disa nivele maksimale të lejuara për raportin mes kredisë dhe vlerës së pronës që financohet, si edhe të një raporti të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave të huamarrësve (DTI). FMN sugjeron se duke pasur parasysh përqindjen e lartë të kredive në valutë të pambrojtura, kërkesa të tilla mund të diferencohen midis kredive në Lek dhe atyre në valutë.
“Sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe likuid në përgjithësi, me raportet prudenciale që janë dukshëm mbi kërkesat rregullatore. Ndërkohë që rreziqet sistemike në sistemin financiar të Shqipërisë mbeten kryesisht të kontrolluara, rritja e ndjeshme e kredive hipotekore dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme”, tha Anke Weber, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë.
FMN ka shprehur disa herë shqetësim vitin e kaluar lidhur me rritjen e shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme.
Në fund të muajit tetor 2024, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët ishte në rritje vjetore me 13.4%, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme për bizneset ishte në rritje vjetore me 20.3%. Në mungesë të zhvlerësimit të euros në kursin e këmbimit me lekun, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë.
Në kuadrin aktual rregullator për administrimin e rrezikut për bankat nuk parashikohen kufizime sasiore të këtij lloji. Përqindja e financimit të pronës që blihet ose raporti mes kësteve të kredisë dhe të ardhurat varen nga politikat e brendshme të administrimit të rrezikut që aplikon secila bankë.
Në tetor të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Mes të tjerash, rregullorja vendos për herë të parë një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.
Megjithatë, kjo kërkesë është e vlefshme vetëm për kredinë e dhënë nga institucionet financiare jobanka, ndërsa nuk ekzistojnë kufizime rregullatore për kredinë, qoftë konsumaatore apo hipotekare, të dhënë nga bankat tregtare.
Por, tashmë FMN, rekomandon vendosjen e tavaneve të detyrueshme rregullatore të tdisa treguesve bazë të administrimit të rrezikut, si një mënyrë më e drejtpërdrejtë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.
Në muajin qershor të vitit 2024, edhe me rekomandimin e FMN-së, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Shtesa kundërciklike ka si qëllim ngadalësimin e ritmeve të kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur rregullatori gjykon se huadhënia po rritet me ritme tepër të shpejta, duke krijiuar rreziqe të shtuara për stabilitetin e sektorit.
Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind dhe të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025./ Revista Monitor
Sot, më 7 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet duke nisur nga ...
Të dhënat e shqiptarëve të mbledhura për censin 2023 nuk j...
Në shifra, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të mira sa...
Sot, më 6 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Nd...
Sot, më 4 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ne shume ekrane dhe portale ka muaj e muaj qe flitet per “...
Infrastruktura digjitale nën zërin “e-qeverisja” po rrit p...
Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që u krye nga Kë...
Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, af...
Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme pë...
Turet turistike në Shqipëri po shiten me çmime që shpesh n...
Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 1 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi n...
Këtë të martë, 31 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari...
Këtë të hënë, 30 dhjetor 2024, në tregun valutor, doll...
Shqiptarët, përveç Europës dhe rajonit, dy vitet e fundit,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...