Investimet e huaja arritën rekord, por projektet “greenfield” (nga zero) u fundosën me 88%
Në shifra, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të mira sa...

Të dhënat e shqiptarëve të mbledhura për censin 2023 nuk janë ruajtur siç e kërkon ligji.
Mjedisi i kontraktuar për grumbullimin e materialeve ka qenë një garazh me qira mujore 420 mijë lekë dhe të dhënat e popullsisë kanë pasur risk të lartë keqpërdorimi.
Ky është përfundimi që arrin KLSH-ja pas auditimit të kryer ndaj INSTAT, ku në raport thuhet se skuadra e ngritur në këtë proces për sigurimin e një ambienti me qira për vendosjen e pajisjeve elektronike të cilat shërbejnë për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave ka rrezikuar në mënyrë të ndjeshme parimet e sigurisë së të dhënave sensitive, si dhe konfidencialitetin e tyre.
Instituti i Statistikave i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes si fillim një hapësirë prej 650 m2 minimumi të ndarë në 3 dhoma, ku nënvizonte që ‘materialet është shumë e rëndësishme që të ruhen në kushte larg lagështirës, dëmtimit dhe aksesit të paautorizuar dhe ruajtje fizike 24 orë”. Mirëpo në mungesë të një vendi të tillë të lirë, INSTAT lidhi kontratë me një subjekt tregtar për një magazinë me qira që auditimi i KLSH-së e vlerëson si hapësirë të papërshtatshme; e cila është monitoruar nga ora 22:00-6:00 për 8 orë nga një roje fizike.
“Nga auditimi i Projektit të Cens-it 2023 u konstatua se INSTAT ka detyrimin të marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar hyrjen e paautorizuar në instalimet ku të dhënat personale të censit mbahen. INSTAT-i duhet t’i trajtojë të dhënat e mbledhura, të përpunuara e të ruajtura të censit si rreptësisht konfidenciale duke mos lejuar individët dhe njësitë e tjera statistikore të identifikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Grupi i ngritur nga titullari i INSTAT cenon parashikimet ligjore. INSTAT nuk i është përmbajtur specifikimeve të sipërfaqeve sipas kërkesës fillestare drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gjatë procesit të marrjes me qira të ambientit nga lidhja e kontratës bashkë me amendimin e kryer, i gjithë procesi ka qenë i pa argumentuar dhe i pa studiuar. Njësia ku magazinoheshin tabletat ambienti nuk ishte i pajisur me sistem kondicionimi kishte lagështirë në një pjesë të saj, si dhe objekti i marrë me qira aksesohej nga disa hyrje”, thuhet në raport.
Në raport theksohet se KLSH ka kryer verifikimin e hapësirës së kontraktuar me qira, dhe është vënë re në kundërshtim me ligjin për censin, se njësia garazh është përdorur si parkim gjatë dorëzimit të të dhënave për procesin e CENS 2023; ndërsa aktualisht ky mjedis nuk ka asnjë material brenda dhe nuk përdoret më nga INSTAT, por vazhdon të paguhet qira mujore…
“Nga ana e Titullarit të Institucionit në bashkëpunim me strukturat drejtuese në INSTAT të merren masat e nevojshme për ngritjen e një grupi pune me qëllim analizimin e problematikave të konstatuara në lidhje me procesin e përzgjedhjes së ambienteve dhe pas evidentimit të mangësive në lidhje me kushtet e sigurisë, të kryhen përmirësimet konkrete duke rishikuar kushtet e kontratës së qirasë, me qëllim parandalimin në të ardhmen për rreziqet e mundshme nga humbja e të dhënave sensitive në kuadër të Projektit të Cens-it 2023, si dhe të nxirren përgjegjësitë përkatëse mbi mospërputhjen e specifikimeve teknike”, thuhet në raportin e auditimit.
Nga 7700 tableta të blera në kuadër të CENSIT 2023, auditimi zbulon se 737 pajisje elektronike vijojnë të jenë në përdorim për projekte të tjera dhe nuk është finalizuar ende procesi i mbledhjes totale të tyre.
Në shifra, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të mira sa...
Sot, më 6 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Nd...
Sot, më 4 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ne shume ekrane dhe portale ka muaj e muaj qe flitet per “...
Infrastruktura digjitale nën zërin “e-qeverisja” po rrit p...
Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që u krye nga Kë...
Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, af...
Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme pë...
Turet turistike në Shqipëri po shiten me çmime që shpesh n...
Sot, më 2 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 1 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi n...
Këtë të martë, 31 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari...
Këtë të hënë, 30 dhjetor 2024, në tregun valutor, doll...
Shqiptarët, përveç Europës dhe rajonit, dy vitet e fundit,...
Sipas drejtuesve të agjencive kryesore imobiliare në Tiran...
Parashikimi se kur do të ndodhë flluska në tregun e pasuri...
Sot, më 29 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...