Euro dhe dollari kanadez në rënie/ Kursi i këmbimit, 11 shkurt 2025
Sot, më datë 11 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa shuma përfundimtare ende nuk është vendosur. Vlera e përafërt e emetimit, e njoftuar nga qeveria gjatë miratimit të buxhetit të vitit 2025, është rreth 600 milionë euro.
Megjithatë, kjo shumë është indikative dhe në varësi të kushteve të ofruara nga tregu nuk përjashtohet një emetim në vlerë edhe më të madhe. Eurobondi i ri pritet të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.
Qeveria shqiptare tentoi të bënte një blerje mbrapsht (buy back) të pjesshme të këtij Eurobondi vjeshtën e vitit 2023, për një shumë prej 250 milionë eurosh. Por, interesimi i investitorëve për ta shitur bondin para maturimit nuk ka qenë shumë i lartë dhe përfundimisht oferta e buyback u mbyll me shlyerjen e një shumë totale prej 133.3 milionë eurosh.
Pjesa e mbetur e Eurobondit 7-vjeçar të vitit 2018, prej 366.7 milionë eurosh, do të rifinancohet në maturim, në tetor të vitit 2025. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e Eurobondit të parashikuar këtë vit do të shkojë për të rifinancuar borxhin që maturohet në vjeshtë., ndërsa pjesa e mbetur do të shkojë për të mbuluar një pjesë të deficitit buxhetor të këtij viti.
Emetimi i fundit i Eurobondi nga qeveria shqiptare u bë në qershor të vitit 2023, me një maturitet 5-vjeçar, kupon prej 6.25% dhe yield-i prej 6.125%. Megjithatë, në atë periudhë kushtet e tregjeve ishin shumë të ndryshme nga ato aktuale. Normat e interesit të Euros ishin ende në një cikël rritës, para se të arrin pikun e tyre në shtator të vitit 2023. Në momentin e emetimit të Eurobondit shqiptar, norma bazë e interesit e Bankës Qendrore Europiane ishte 3.75% (ajo e depozitave 3.25%).
Kjo ishte një nga arsyet pse Ministria e Financave vendosi një emetim me maturitet më afatshkurtër krahasur me Eurobondet e viteve të mëparshme.
Aktualisht, normat e interesit të monedhës europiane ndodhen në një cikël të ri rënës. Norma baze e interesit për Euron qëndron në nivelin 2.9% (ajo e depozitave 2.75%). Në këto kushte, është e pritshme që çmimi i huamarrjes të jetë më i favorshëm dhe kjo e ka shtyrë Ministrinë e Financave t’i rikthehet afateve më të gjata të maturimit.
Qeveria shqiptare ka katër Eurobonde të emetuara dhe ende të pashlyera, përkatësisht: emetimi i vitit 2018, me maturitet 7-vjeçar, për një shumë prej 500 milionë eurosh; emtimi i vitit 2020, me maturitet 7-vjeçar, për një shumë prej 650 milionë eurosh; emetimi i vitit 2021, me maturitet 10-vjeçar, për një shumë prej 650 milionë eurosh dhe emetimi i vitit 2023, me maturim 5-vjeçar, për një shumë prej 600 milionë eurosh.
Duke pasur parasysh shlyerjen e pjesshme të Eurobondit 2018, stoku i Eurobondeve të emetuara shtetit shqiptar aktualisht ka shumën e afërsisht 2.27 miliardë eurove./Monitor.al
Sot, më datë 11 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet n...
Sot, më datë 10 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Sot, më datë 9 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të...
Sot, më datë 8 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Bankat shqiptare përjetuan një tjetër vit të artë në 2024-...
Sot, më datë 7 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Po mbahet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë një trye...
Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar...
Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Guvernatori i Bankës Kombëtare, Gent Sejko ka theksuar sot...
Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës m...
Sot, më datë 5 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat p...
Sot, më datë 4 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 3 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e...
Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emi...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...