Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Rritja e depozitave bankare në euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars depozitat në monedhën europiane kishin vlerën e 8.01 miliardë eurove, në rënie me 0.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Depozitat në euro shënuan një rritje të përkohshme në muajin janar, duke arritur në 8.08 miliardë euro, por më pas pësuan rënie për dy muaj radhazi në shkurt dhe mars.
Aktualisht, depozitat në euro po shënojnë vlerën më të ulët që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Depozitat në monedhën europiane, megjithatë, ngelen në rritje vjetore, me 8.5% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Por, ritmet e rritjes së tyre janë reduktuar dhe kanë zbritur në nivele njëshifrore.
Rënia e depozitave në euro gjatë tremujorit të parë të vitit, megjithatë, ka ardhur vetëm nga një segment i klientëve, ai i bizneseve. Depozitat e biznesit kanë rënë me gati 140 milionë euro ose më shumë se 8% gjatë tremujorit të parë të vitit.
Ndërkohë, depozitat e individëve, që përbëjnë edhe pjesën dominuese të depozitave në monedhën europiane, kanë vazhduar të ruajnë një tendencë në rritje të lehtë.
Në periudhën 2021-2024, depozitat bankare në euro u rritën me ritme dyshifrore, duke reflektuar prurjet e larta valutore në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prurje i detyrohen veçanërisht turizmit dhe investimeve të huaja direkte.
Por, tremujori i parë i këtij viti duket se për momentin e ka frenuar këtë tendencë të vazhdueshme në rritje. Ky mund të jetë sinjal i ngadalësimit të prurjeve valutore në ekonomi dhe përputhet edhe me reduktimin e ndjeshëm të ritmeve të rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë tremujorit të parë të vitit.
Megjithatë, frenimi i rritjes së depozitave në euro për momentin nuk ka sjellë lëvizje të mëdha në kursin e këmbimit. Gjatë tremujorit të parë të vitit, euro qëndroi poshtë kufirit në 100 lekëve, duke shënuar vetëm një korrektim të vogël në rritje, pasi kishte zbritur pranë kufirit të 98 lekëve në fund të 2024-ës.
Ndërkohë, depozitat bankare në totalin e tyre vazhduan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën e 1.72 trilionë lekëve, në rritje me 2.2% ose rreth 38 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Rritja në tremujorin e parë të vitit është mbështetur kryesisht nga depozitat në monedhën vendase./ Revista Monitor
Kafeja, zakoni i preferuar i shqiptarëve, po rrezikon të k...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin...
Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tend...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shqiptarët duket se po preferojnë gjithmonë e më shumë nat...
Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin q...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Euro ka rënë përsëri në kursin e këmbimit me lekun ditën e...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ekonomia e vendit po zgjerohet me ritme mbi mesataren e de...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve sho...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Numri i qytetarëve të papunë mbetet historikisht i ulët, m...
Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizn...
Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...