Kursi i këmbimit valutor, 9 maj 2025
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Kafeja, zakoni i preferuar i shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi me rritjen e shpejtë të çmimeve. Të dhënat mbi inflacionin treguan se çmimi i kafesë dhe kakaos pësoi rritje vjetore me 4.7 për qind në prill. Ky ishte niveli më i lartë i rritjes që nga shkurti i vitit 2022.
Çmimet e kafesë kanë pësuar rritje më të fortë në zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një filxhan kafe ka kaluar 120 lekë, ndërsa në periferi çmimi mesatar ka arritur në 80-100 lekë muajin e fundit nga 70 lekë që ishin në fillim të vitit.
Arsyeja kryesore lidhet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër rritja e konsumit nga turistët.
Çmimet e kafesë janë rritur me shpejtësi në tregjet globale sidomos vitin e fundit prej uljes së prodhimit në Brazil. Gjithashtu rritja e kostove të transportit pas pandemisë ndikoi negativisht çmimet me pakicë në Shqipëri.
Situata u përkeqësua më tej gjatë 2024 kur furnizimet nga Afrika Perëndimore u tkurrën për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe sëmundjes që përfshinë bimët e kafesë dhe kakaos. Efekti i çmimeve të larta po reflektohet me ngadalë në tregjet shqiptare me pakicë.
Në vitet 2016-2019 pati rënie të çmimeve të kafesë me pakicë në vendin tonë me rreth 1,5% për shkak të tepricës së prodhimit botëror, si dhe konkurrencës së madhe në tregun vendas.
Gjatë 2020-2021 çmimet nisën të rriten nga problemet logjistike që krijoi pandemia me transportin dhe zinxhirët e furnizimit.
Një kilogramë kafe u importua në mars 2025 me 693 lekë kilogrami me rritje 19% nga marsi 2024 ku një kilogramë kafe u importua me çmim 582 lekë.
Me herët në janar Shoqata e Bareve dhe Restoranteve referoi se baret janë vënë në vështirësi që nga viti i vitin e kaluar për shkak se çmimet e kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit. Shoqata lajmëroi rritje të çmimeve në pakicë në mars-prill me 10-30 lekë për një filxhan kafe.
Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit te filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj.) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.
Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilëve nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.
Vitin e ardhshëm pritet të ketë stabilizim të çmimeve nga rritja e prodhimit të ri të kafes në Brazil dhe zgjerimi i sipërfaqeve të kakaos në Nigeri Kamerun, por rreziku i motit ekstrem mbetet i lartë./ Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin...
Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tend...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shqiptarët duket se po preferojnë gjithmonë e më shumë nat...
Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin q...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Euro ka rënë përsëri në kursin e këmbimit me lekun ditën e...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ekonomia e vendit po zgjerohet me ritme mbi mesataren e de...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve sho...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Numri i qytetarëve të papunë mbetet historikisht i ulët, m...
Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizn...
Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ari është rishfaqur si një gur themeli i financave globale...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëkeqhur nga Europoli, përmes autoriteteve ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...