Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...

Nga bizneset në tatime dhe dogana deri në vitin 2014 rezultojnë se janë 100 mln lekë apo rreth 1 mld euro detyrime të papaguara.
Shifra me detyrimin e papaguar i bizneseve deri në 2014 që parashikohet të fshihet plotësisht me projektligjin e paketës fiskale u bë publike nga ministri i Financave Petrit Malaj në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore.
Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” përveç fshirjes së plotë të detyrimeve të papaguara parashikon edhe fshirje të pjesshme në rast se paguhet 50% apo 75% e principalit.
Por projektligji për fshirjen e detyrimeve, i miratuar nga Komisioni i Ekonomisë ka ndezur debate te deputetët e opozitës dhe ekspertët te bërja publike e listës me emrat e përfituesve që ju fshihen automatikisht detyrimet e papaguara deri në vitin 2014.
Ekspertët pohojnë se lista duhet të bëhet publike, pasi ka shumë biznese që përfitojnë bazuar në listën pasive, por ndërkohë ushtrojnë aktivitete të tjera, i njëjti person ka pasur një fabrikë ka falimentuar dhe ka hapur një kompani ndërtimi. Pra ky subjekt gjeneron të ardhura dhe fitime dhe nuk ka pse të lehtësohet me fshirjen e detyrimeve. Ekspertët gjithashtu nënvizojnë se kjo mungesë e transparencës së listës dekurajon bizneset e rregullta.
Nga deputetët e opozitës është kërkuar disa herë bërja publike e listës me detyrimet e papaguara të bizneseve. Deputeti Enno Bozdo propozoi që në projektligj të shtohet edhe publikimi i listës me 3 mijë përfituesit me vlera përfitimi mbi 5 milionë lekë.
“Ju falni 2 mld euro detyrime, shumë e madhe për Shqipërinë. Mirë që i falni, por ne duhet të dimë se kujt i falen këto detyrime. Kush i përfiton, duhet të kuptojmë ku shkojnë këto para. Unë jam dakord që ju t’i falni lekët një oligarku. Asnjëherë. Nuk po kërkojmë të dhëna sensitive të tatimeve, por duhet të bëhet publike lista me faljet mbi 50 mijë euro detyrime të falura”, pohoi më herët deputeti Enno Bozdo në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
Edhe deputeti i PS Erjon Braçe mbështeti propozimin për transparencën e listës.
“Ky është favor është përtej veprimtarisë fiskale normale në përputhje me ligjet në vend dhe duhet të bëhen publike emrat e përfituesve. Kur e pyetëm ministrin e Financave për këtë gjë, u shpreh se 90% e atyre që do t’u shuhet detyrimi janë kompani të mbyllura. Çfarë problemi ka në këtë rast?”.
Por nga përfaqësuesit e ministrisë së Financave në komision u pohua se nuk mund të bëhen publike të dhëna sensitive.
Sipas të dhënave të bëra publike në relacionin e projektligjit në total administrata tatimore ka 202,387 tatimpagues debitorë me detyrime tatimore të papaguara në shumën 162,5 mld lekëve apo rreth 1,7 mld euro deri më 31 dhjetor 2024. Principali zë 60% të borxhit në shumën e 98,4 mld lekëve apo rreth 1 miliardë euro. 35% të tij e zënë gjobat në shumën e 581 mln eurove dhe 5% zënë interesat në shumën e 79 milionë eurove.
Deri në 31 dhjetor 2014 në tatime është krijuar borxh në shumën e 29,5 miliardë lekë apo rreth 304 mln euro. Në totali i borxhit deri më 31 dhjetor 2014, pa përfshirë në llogaritje kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, llogaritet 25 mld lekë apo rreth 260 mln euro.
Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2024 në Dogana llogariten në vlerën e 48,5 mld lekë apo rreth 500 mln euro i pashlyer nga 4,684 debitorë. Principali zë 27% të borxhit, me vlerë 13,1 mld lekë. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga gjobat me vlerë 26,5 mld lekë (55% të totalit) dhe kamatëvonesat me vlerë 8,9 mld lekë apo 18% të totalit.
Deri më 31 dhjetor 2014, borxhi i krijuar në Dogana është në shumën e 25,7 mld lekëve apo rreth 266 mln euro, detyrime të papaguara mbi 10 vite që do të fshihen.
Sipas llogaritjeve nga të dhënat publike projektligji parashikon në total të fshijë plotësisht rreth 525 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve deri më 31 dhjetor 2014.
Nga 260 mln euro që do të fshihen plotësisht në tatime, borxhi më i madh është krijuar për TVSH e papaguar në vlerën e 11,6 miliardë lekë, për tatim fitimin 6,2 mld lekë, për taksa të tjera me vlerë 6,5 miliardë lekë dhe për TAP shuma e papaguar rezulton 675 mln lekë.
Në Dogana për borxhin që kërkohet të fshihet peshën më të madhe e zënë gjobat dhe interesat me vlerë 200 mln euro./ Revista Monitor
Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.3 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ishte sot i...
Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rregullore “P...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 82.3 le...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur muajin dhj...
Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) ka shënuar rri...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 ...
Ndonëse në vitin 2024 ekonomia shqiptare ka ruajtur rritje...
Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjv...
Një analizë e bërë nga vrojtimi periodik nga Banka e Shqip...
Pavarësisht se 83 për qind e shqiptarëve janë përdorues të...
Pavarësisht se pas vitit 2014 me ndryshimin e ligjit organ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 le...
Argjendi shënoi një kulm të ri në vlerën e tij në treg kët...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se janë pë...
Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen edhe për tetorin, du...
Turet kulturore të vjeshtës arritën të kompensonin rënien ...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 le...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...