Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto edhe pataten
Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t...

Prej më shumë se dy dekadash, Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta (vendet me të ardhura për frymë ndërmjet 4,466 dollarë dhe 13,845 dollarë, klasifikimi i BB), por që të dalë nga ky prag duhet të rrisë investimet në arsim dhe në teknologji sugjeron Banka Botërore në Raportin e fundit të Zhvillimit Botëror për vitin 2024, i cili u fokusua në kurthin e të ardhurave të mesme.
Vendet me të ardhura të mesme janë në një garë me kohën. Që nga vitet 1990, shumica e vendeve në botë përfshi edhe Shqipërinë kanë bërë mjaftueshëm për t’u shpëtuar niveleve me të ardhura të ulëta dhe çrrënjosjen e varfërisë ekstreme.
Por tani, ambiciet duhet të rriten për të arritur statusin me të ardhura të larta brenda dy ose tri dekadave të ardhshme.
Sipas Bankës Botërore, pikat kyçe ku realizohet kjo arritje është një ekonomi e bazuar në inovacion dhe investimet në kapitalin njerëzor. Shembull i mirë në botë është Koreja e Veriut, ndërsa në Evropë, Polonia, Estonia etj.
Me një popullsi në plakje dhe me borxhe të larta publike, ekonomitë me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë duke u rritur në hapësira të ngushta.
Tani njerëzit në vendet me të ardhura të mesme janë të frikësuar dhe mosbesues se në dy dekadat e ardhshme të rriten në statusin me të ardhura të larta.
Rruga e vetme për të siguruar prosperitet është qasja e ekonomisë në zhvillimin teknologjik dhe nxitja e talenteve. Banka sugjeron se qeveritë në vendet më të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria, duhet të huazojnë teknologji dhe ide për zhvillimin e tyre nga jashtë.
Ky proces kërkon ristrukturim të ndërmarrjeve, një liri më të madhe në ekonomi, lëvizshmëri sociale. Po sipas BB ky proces varet nga shumë se sa e disiplinuar është qeveria në politikat e saj, nivelet ekzekutive në korporata dhe sa krijuese mund të tregohen ato.
Përveç teknologjisë vendet si Shqipëria duhet të investojnë në burimet njerëzore dhe te talentet, të cilët çojnë para forcën krijuese. Në përgjithësi, në vende si Shqipëria ka një hendek talentesh në krahasim me vendet e zhvilluara, ndaj investimet në arsim konsiderohen si mjeti kryesor për të shënuar progres.
Drejtuesit e talentuar dhe të zgjedhur në bazë të meritave janë shumë të nevojshëm për të çuar reformat para drejt prosperitetit, përfundon raporti i BB-së.
Por a po shkon Shqipëria në këtë drejtim?! Arsimi prej gati një dekade nuk është prioritet i qeverisjes. Investimet e ulëta, lëvizjet demografike dhe cilësia e mësuesve kanë bënë që Shqipëria të shënojë rënien më të fortë në rang global të arritjeve mësimore ndërmjet 2018-2022 ne testin ndërkombëtar PISA.
Shqipëria vijon të përjetojë nivele të larta të emigrimit të të rinjve. Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se vitin e kaluar 24.6% e të rinjve nga 15-29 vjeç po shpenzonin kohën kot pasi as nuk po punonin dhe as nuk po shkolloheshin, apo po ndiqnin ndonjë trajnim.
Shqipëria vijon të investojë në arsim rreth 3% të PBB-së saj, një nga nivelet e fundit evropiane.
Në anën tjetër, ekonomia e vendit nuk është e orientuar në teknologji dhe kërkimi shkencor në universitet nuk ekziston.
Bujqësia dhe shërbimet dominojnë strukturën e ekonomisë, por më së shumti bazohen në krahun e lirë të punës dhe jo në teknologji.
Investimet publike në Shqipëri nuk janë të orientuara nga teknologjia dhe nga ana tjetër, bizneset private operojnë në sektorë me vlerë të ulët të punës./Monitor
Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t...
Sot, më 6 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kthimi i Shqipërisë në një destinacion, që po bën xhir...
Sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë...
Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin "të falimentuara” n...
Sot, më 5 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 4 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri ësh...
Sot, më 3 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Kursi i këmbimit të euros ka vijuar rënien ditën e enjte d...
Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe...
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të m...
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrime...
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...