Pëson rënie paundi britanik/ Këmbimi valutor, 2 gusht 2024
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...

Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe zhyti kompanitë e energjisë në një humbje prej rreth 240 milionë eurosh, viti që lamë pas duket se ka shënuar një panoramë krejt ndryshe.
Situata më e mirë hidrike ku prodhimi neto i energjisë shënoi nivelin 8.80 TWh lehtësoi gjithë zinxhirin e kompanive publike teksa ishin eksportet ato që dominuan mbi importet.
Të dhënat zyrtare për tri kompanitë publike të energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), tek OSHEE Group dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) tregojnë për një fitim prej 22.5 miliardë lekësh apo 225 milionë euro.
“Gjatë vitit 2023, sektori energjetik ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të performancës financiare, si rezultat i:(i) përmirësimit të situatës meteorologjike në vend dhe si rrjedhojë, (ii) e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, që ka rritur nivelin e prodhimit të energjisë vendase nga KESH sh.a përgjatë 2023. Konkretisht, niveli i basenit të Fierzës deri në muajin Dhjetor 2023 ishte në kuotën 284.5 metra, me një nivel më të lartë sesa kuota mesatare e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, prej 277.5 metra”, thuhet në buxhetin faktik.
Peshën kryesore në këtë fitim duket se e mban Korporata Elektoenergjetike Shqiptare e cila falë situatës së mirë hidrike ka arritur të sigurojë të ardhura në vlerën e 41 miliardë lekëve apo rreth 410 milionë euro, por edhe të reduktojë ndjeshëm shpenzimet, të cilat në vitin e krizës 2022 u dominuan nga importet me çmime ekstreme. Këto shpenzime ishin në vitin 2022 rreth 630 milionë euro teksa në vitin 2023 ishin 55 për qind më të ulëta. Fitimi i kompanisë në vitin 2023 llogaritet në rreth 135 milionë euro.
Kompania e shpërndarjes, OSHEE Group, e cila ka nën vete tri kompani bija ka shënuar një nivel prej 74.7 miliardë lekësh apo 747 milionë euro teksa fitimi për vitin 2023 është llogaritur në 4.64 miliardë lekë apo rreth 46 milionë euro.
Kompania e tretë, ajo e transmetimit, OST, kishte vitin e shkuar 12.3 miliardë lekë të ardhura, thuajse në të njëjtin nivel si në vitin 2022. Shpenzimet nga ana tjetër u ulën me 32 për qind në vitin 2023 në raport me vitin 2022 duke shënuar një nivel prej 7.9 miliardë lekësh. Fitimi i kompanisë llogaritet në 4.37 miliardë lekë apo rreth 43 milionë euro thuajse 10 herë më shumë se një vit më parë kur kostot u rritën edhe për OST për shkak të importeve të kushtueshme që shkojnë për mbulimin e humbjeve në transmetim.
Në buxhetin faktik 2023 nënvizohet se risku fiskal i sektorit ka ardhur në ulje. “Në terma të riskut fiskal, ndikimi i sektorit si kosto financiare apo të ardhura të munguara në financat publike për vitin 2023, vlerësohet rreth 5.3 miliardë LEKË nga rreth 33 miliardë LEKË në vitin 2022, duke treguar një përmirësim të gjendjes së detyrimeve.
Kjo situatë është ndikuar nga kushtet e favorshme atmosferike që rritën ndjeshëm nivelin e prodhimit të energjisë vendase nga KESH sh.a. Projektet e investimeve me financim të huaj për sektorin e energjisë për vitin 2023 u miratuan në nivelin 2 miliardë LEKË sipas buxhetit fillestar të miratuar me Ligjin nr.84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe nuk pësuan rishikime gjatë vitit buxhetor”, thuhet në raport./Monitor
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të m...
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrime...
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 29 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 28 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Përfundon procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave për ko...
Rrritja e pagave nga ana e qeverisë ka sjellë dhe rritjen ...
Sot, më 27 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përve...
Sot, më 26 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanua...
Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrin...
Sot, më 25 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po va...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...