10 bashki në “faliment” në 2023, kishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta
Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin "të falimentuara” n...

Sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas të dhënave të paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, totali i aktiveve dhe portofoli i kredisë së sektorit u zgjerua më tej, ndërsa të gjitha bankat e mbyllën gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar me fitim.
Totali i aktiveve në fund të muajit qershor arriti në 2 trilionë lekë, në rritje me rreth 33 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Me bazë vjetore, rritje e totalit të aktiveve të sektorit arriti në 7.3%, nga 6.1% që kishte qenë rritja në fund të tremujorit të parë.
Banka më e madhe për nga vlera e aseteve vazhdon të jetë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), me 24.6% të tregut, e ndjekur nga Credins Bank, me 16.2%, Raiffeisen Bank, me 14.8%, Intesa Sanpaolo, me 10.5%, OTP Albania, me 9.1%, Tirana Bank, me 7%, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 6.8%, Union Bank, me 5.1%, Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 2.9%, ProCredit Bank me 2.2% dhe Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 1%.
Bankat që e kanë rritur peshën e tyre të tregut krahasuar me një vit më parë janë Tirana Bank, Credins Bank, UBA, Fibank dhe Union Bank. Rënie të peshës së tregut në 12 muajt e fundit regjistrojnë Raiffeisen, BKT, Abi Bank, OTP Albania dhe Intesa Sanpaolo, ndërsa ProCredit Bank ruan të njëjtën peshë tregu sa një vit më parë.
Portofoli i kredisë në fund të qershorit arriti vlerën e 739 miliardë lekëve, në rritje me 7.5% që nga fillimi i vitit 2024 dhe në rritje me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu i kredisë vazhdon të kryesohet nga Credins Bank, me 19.1% të porotofolit total të sektorit, e ndjekur nga Raiffeisen Bank me 15.4%, BKT me 12.8%, OTP Albania me 12.6%, Tirana Bank me 9%, ABI Bank me 8%, Intesa Sanpaolo me 7%, Union Bank me 6.4%, Fibank dhe ProCredit Bank me 4% dhe UBA me 1.8%.
Krahasuar me një vit më parë, Tirana Bank, ABI Bank dhe UBA kanë arritur një zgjerim të shpejtë në tregun e kredisë, ndërsa një rritje më të vogël kanë regjistruar edhe Union Bank, BKT, Fibank dhe ProCredit Bank. Ndërkohë, Credins, Raiffeisen, OTP dhe Intesa Sanapaolo kanë humbur terren krahasuar me një vit më parë.
Shifrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se të gjitha bankat e kanë mbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit me fitim. Në total, sektori raportoi një fitim neto prej 19.3 miliardë lekësh, në rritje me 31% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Në vlerë absolute, BKT raportoi fitimin më të lartë, me mbi 4.7 miliardë lekë, e ndjekur nga Raiffeisen, me afërsisht 4.4 miliardë lekë dhe OTP Albania me 2.6 miliardë lekë.
Në terma të kthimit nga kapitali aksioner (mesatarizuar me bazë vjetore), banka me përfitueshmërinë më të lartë ishte Raiffeisen me 29.47%, e ndjekur nga ABI Bank me 27.11%.
Fibank me 25.05%, OTP Albania me 23.82%, Union Bank me 22.87%, Tirana Bank me 20.87%, BKT me 19.71%, Intesa Sanpaolo me 15.42%, Credins Bank me 10.35%, UBA me 5.48% dhe ProCredit Bank me 4.83%./Monitor
Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin "të falimentuara” n...
Sot, më 5 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 4 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri ësh...
Sot, më 3 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Kursi i këmbimit të euros ka vijuar rënien ditën e enjte d...
Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe...
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të m...
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrime...
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 29 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 28 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Përfundon procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave për ko...
Rrritja e pagave nga ana e qeverisë ka sjellë dhe rritjen ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...