Pas krizës, kompanitë e energjisë regjistruan 225 milionë euro fitim në 2023-shin
Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe...

Kursi i këmbimit të euros ka vijuar rënien ditën e enjte dhe i është afruar më shumë se kurrë më parë kufirit simbolik të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 100.14 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektin e faktorit sezonal, që karakterizohet nga një prurje e madhe e valutës së huaj. Të dhënat historike tregojnë se kulmi i efektit sezonit veror mbi kursin e këmbimit arrihet mes fundit të muajit korrik dhe fillimisht të muajit gusht.
Këtë vit, efekti sezonal ka qenë më pak i dukshëm, për shkak të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila po kryen blerje direkte të valutës që prej fundit të muajit maj, me qëllim për të mos lejuar rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve.
Megjithatë, këtë javë euro ka humbur lehtë terren, pavarësisht mbikëqyrjes së vazhdueshme që po ushtron Banka e Shqipërisë mbi kursin.
Një kurs i euros pak sipër nivelit të 100 lekëve është kthyer në një lloj normaliteti të ri prej një viti. Tashmë, ndryshimi vjetor i kursit të këmbimit është zbutur ndjeshëm. Sot kursi i këmbimit euro-lekë ishte në rënie me vetëm 1.7% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.
Megjithatë, mbajtja e kursit në këto nivele i detyrohet vetëm ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë. Në rast se forcat e tregut do të ishin të lënë të vepronin lirisht, me siguri euro prej muajsh do të këmbehej dukshëm poshtë nivelit të 100 lekëve. Përmasa e ndikimit të Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit, megjithatë, është e vështirë të thuhet me saktësi, sepse vlerat e blerjes së valutës nuk janë bërë ende publike.
Banka e Shqipërisë ndërhyri për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit të euros, duke e argumentuar këtë vendim në funksion të objektivit ligjor të inflacionit. Në pjesën e parë të këtij viti inflacioni ka zbritur poshtë objektivit të bankës qendrore dhe në muajin qershor u raportua nga INSTAT në 2.1%.
Forcimi i lekut ka pasur një rol të rëndësishëm në zbutjen e inflacionit të importuar dhe e mbrojti ekonominë shqiptare nga vala e fortë inflacioniste e viteve 2022-2023.
Gjithashtu, rënia e euros ruajti aftësinë paguese të huamarrësve në valutë të huaj dhe me të ardhura në lekë, duke ndihmuar në amortizimin e efekteve të rritjes së normave të interesit të euros.
Por, nga ana tjetër, rënia e kursit të euros ka sjellë pasoja serioze për sektorët ekonomikë që i shesin produket dhe shëbrimet e tyre në monedhën europiane. Kjo rënie ka ndikuar në rënien e eksporteve shqiptare, por edhe në rritjen e çmimeve në sektorë të caktuar, si turizmi apo ndërtimi./Monitor
Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe...
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të m...
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrime...
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 29 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 28 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Përfundon procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave për ko...
Rrritja e pagave nga ana e qeverisë ka sjellë dhe rritjen ...
Sot, më 27 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përve...
Sot, më 26 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ka aktualisht mbi 356 mijë banesa të pabanua...
Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrin...
Sot, më 25 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...