Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor, 5 gusht 2024
Sot, më 5 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...

Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin "të falimentuara” në vitin 2023, pasi kishin borxhe të prapambetura më të larta se të ardhurat e veta.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, së paku 10 bashki kanë një raport mjaft të lartë, mbi 100% të stokut të detyrimeve të vitit 2023 ndaj të ardhurave të veta. Klosi (339%), Memaliaj (270%), Dibra (156%), Malësia e Madhe (139%); Puka, Peqini, Dimali, Cërriku (120%); Kavaja dhe Tropoja (110%).
Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2023 nga Ministria e Financave është rreth 4.8 miliardë lekë.
Stokun më të lartë të detyrimeve e ka Bashkia Kavajë në vlerën rreth 794 milionë lekë, e cila përbën 16.7% të totalit të detyrimeve.
Më pas, Bashkia Tiranë në vlerën rreth 788 milionë lekë, e cila përbën 16.6% të totalit të detyrimeve; Bashkia Vorë në vlerën rreth 363 milionë lekë, e cila përbën 7.6% të totalit të detyrimeve; Bashkia e Durrësit në vlerën rreth 311.5 milionë lekë, e cila përbën 6.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Pogradec në vlerën rreth 224 milionë lekë, e cila përbën 4.7% të totalit të detyrimeve. Më pas renditen Bashkitë Dibër dhe Lezhë.
Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria “Investime” me 47%, ndjekur nga “Të tjera” 25%, “Shërbime” 11%, dhe “Vendime Gjyqësore” 9%.
Në vitin 2023 është rritur pesha e stokut e lidhur me investimet e pashlyera, si dhe aktivitete të tjera, që janë të lidhura drejtpërdrejt me disiplinën fiskale në nivel vendor. Ndërsa sa u përket qarqeve, stoku i detyrimit të tyre përbëhet kryesisht nga vendime gjyqësore, të cilat zënë 95.9% të totalit të detyrimit të qarqeve.
Ministria e Financave vlerëson se detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem edhe për vitin 2023. Vitin e kaluar Ministria e Financave ka përgatitur dhe publikuar raportin e gjendjes financiare për të 61 bashkitë për vitin 2022, ku ka rezultuar se 49 bashki dhe 9 qarqe janë pa probleme financiare, 8 bashki dhe 1 qark kanë probleme financiare dhe 4 bashki 2 qarqe janë me vështirësi financiare.
Stoku i detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2023, përbën rreth 13.8% të të ardhurave të veta totale të njësive të vetëqeverisjes vendore. Krahasuar me një vit më parë, si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave të veta ky raport është zvogëluar me rreth 3.6% për shkak të uljes së detyrimeve dhe rritjes së të ardhurave të veta.
Stoku i detyrimeve të prapambetura prej 4.8 miliardë lekë zë rreth 7% të totalit të shpenzimeve faktike të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Ministria e Financave vuri në dukje se kapaciteti fiskal mjaft i ulët i shumicës së këtyre bashkive dhe menaxhimi jo i mirë i mbledhjes së të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve ka krijuar këto problematika në stokun e detyrimeve./Monitor
Sot, më 5 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 4 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri ësh...
Sot, më 3 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Kursi i këmbimit të euros ka vijuar rënien ditën e enjte d...
Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe...
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të m...
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrime...
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 29 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 28 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Përfundon procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave për ko...
Rrritja e pagave nga ana e qeverisë ka sjellë dhe rritjen ...
Sot, më 27 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...