Sektori bankar në rritje me 7.1%, të gjitha bankat me rezultate pozitive
Sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë...

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion, që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka zgjuar interesin e shumë të huajve. Këta të fundit janë aktivë në grupe të rrjeteve sociale, disa si vizitorë që kanë bërë rezervime konkrete, disa si potencialë pasi po mendojnë seriozisht të vizitojnë Shqipërinë në vijim dhe të tjerë që duket se janë thjesht kureshtarë.
Në grupin më të madh në rrjetin social "Facebook", “Visit Albania”, që ka 261 mijë ndjekës dhe që shërben si një komunitet i madh që ndihmon turistët me detaje të rëndësishme për destinacionin mund të hasësh mes shumë kërkesave të arsyeshme edhe nga ato të çuditshme.
Mënyra se si funksionojnë transporti publik, çmimet, plazhet dhe itineraret më të mira për t’u përshkruar janë më të zakonshmet teksa nuk mungojnë pyetjet e kërkesat specifike.
Në forume vihet re që turistët vijnë me idenë për të shpenzuar sa më pak në Shqipëri, si rrjedhojë edhe e reklamimit që i është bërë vendit si një destinacion me kosto të ulët.
P.sh., në forume turistët pyesin nëse mund të ndajnë një taksi drejt Rinasit me tre veta (taksia kushton gjithsej 10-12 euro), si mund të gjejnë ushqim të lirë, apo të udhëtojnë në destinacione të largëta me sa më pak kosto.
Ata pyesin njëri-tjetrin në forume se si mund të gjejnë alternativat më të lira. “Do të ulemi në aeroportin e Tiranës në mbrëmje vonë (shtator) dhe kërkojmë hotelin më të afërt me mëngjes vetëm për një natë për të fjetur.
Të nesërmen nisemi për në liqenin e Komanit, rezervuam disa net atje. A mund të rekomandoni një bujtinë/hotel/apartament të mirë dhe të lirë pranë aeroportit dhe një mënyrë të lirë për të shkuar në liqenin e Komanit nga Tirana?”, shkruan Julia nga Polonia.
Ushqimet
Ushqimi është ndoshta një nga tematikat ku shumë prej të huajve pyesin nëse ka vende të veçanta për ushqim vegjetarian, gatime pa gluten, ushqim “hallall”.
Po kështu shumë pyesin se ku mund të provojnë ushqim tradicional. Madje i impresionuar nga gatimi në Shqipëri duket se një prej turistëve është i gatshëm të marrë klasa gatimi për tavën e kosit një nga gatimet më të pëlqyera të të huajve në vendin tonë.
“Përshëndetje! A di ndokush një klasë gatimi në Durrës apo në Tiranë. Do doja të merrja pjesë vetëm në datë 19. Jam më shumë i interesuar për tavën e kosit, por gjithashtu edhe për çdo gjë tjetër.
Duhet të kaloj kohën me këtë deri në 00:00 të darkës që niset avioni im, por daljen nga apartamenti ku jam do më duhet ta bëj në 10:00 të mëngjesit”, shkruan një prej vizitorëve të huaj.
Një tjetër i huaj që po vizitonte Beratin pyeste në grup nëse kishte ndonjë familje të interesuar për të ndarë një pjatë më shumë ushqimi edhe për të, duke e cilësuar këtë si një eksperiencë turistike për të parë nga afër traditën e zonës.
Ndarja e kostove të transportit dhe makinat pa garanci
Pyetja më e shpeshtë ka të bëjë me mënyrën se si funksionon transporti në vend. Pjesa më e madhe e turistëve pyesin për transportin publik në një tentativë për të kursyer sa më shumë ku komuniteti që bën pjesë në grup poston oraret sipas nisjes së autobusëve në terminale apo kompanitë private.
Një kategori tjetër është gjithmonë e një makine me qira me çmim sa më të ulët dhe brenda mundësive që nuk ka nevojë për kartë krediti as garanci.
Jo të pakta janë rastet kur turistët vendosin të ndajnë udhëtimet me njëri-tjetrin (një praktikë kjo shumë e njohur në Evropë përmes disa aplikacioneve si BlaBla Car) për të ulur në maksimum kostot ndonjëherë edhe në formë të ekzagjeruar.
“Përshëndetje! Kemi një fluturim nesër në mëngjes në 06:30. Ndoshta dikush tjetër po fluturon rreth së njëjtës orë dhe do të donte që të merrnim një taksi nga Tirana për në aeroport. Ne jemi dy persona”, thuhet në postimin e një vizitori. Kujtojmë që udhëtimi me taksi nga Tirana në aeroport për një person kushton mes 1100-1200 lekë.
Ture individuale dhe sa më të lira
Një grup tjetër janë aventurierët, të cilët logjikisht kërkojnë që të eksplorojnë gjithçka vetëm dhe me një kosto sa më minimale. Të shumtë janë ata që interesohen për shtegun Theth-Valbonë nëse mund të bëhet i vetëm dhe me fëmijë apo për lumin e Shalës ku brenda mundësive kërkohet që varkat të merren individualisht.
“Përshëndetje, a mund të më sugjerojë dikush mënyrën më të lirë për të shkuar në lumin e Shalës. A ka diçka më të lirë se 25 euro? A ka mundësi që të marrësh varkën vetëm (pa ture)”, pyet një turist italian.
Mbetjet nëpër plazhe, lumenj dhe liqene
Një nga elementet më të komentuara nga të huajt janë mbetjet. Nëpër plazhe jo të pakta kanë qenë rastet kur janë postuar foto me “male” mbetjesh apo inertesh fare pranë pikave turistike, sidomos në Ksamil. Janë kryesisht blogerë dhe influencer të huaj italianë, britanikë, por edhe të tjerë që e cilësojnë pjesën e mbetjeve si aspektin më problematik.
Disa prej tyre gjatë një turi në Koman shprehen se mbulimi i sipërfaqes me mbetje do ta shkatërrojë përfundimisht pjesën turistike që po lulëzon në vend teksa të tjerë nuk ngurrojnë ta cilësojnë Shqipërinë si një vend të botës së tretë shumë larg shkëlqimit që përcillet në rrjete sociale me plazhet e kristalta.
Kafshët e braktisura
Një numër jo i vogël turistësh shprehen të habitur me numrin e madh të kafshëve të braktisura në rrugë duke postuar foto të maceve apo qenve nga kudo ku i hasin.
Në shumë raste bëjnë apel për të tjerë që të kujdesen pas disa ditësh që ata janë kujdesur pasi do të largohen dhe në të tjera kërkojnë kontakte të organizmave rajonalë që kujdesen për kafshët./Monitor
Sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë...
Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin "të falimentuara” n...
Sot, më 5 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 4 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Akomodimi në hotel në këtë sezon veror në Shqipëri ësh...
Sot, më 3 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Kursi i këmbimit të euros ka vijuar rënien ditën e enjte d...
Pas 2022-shit, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe...
Sot, më 2 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vendosi të m...
Në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil...
Sot, më 1 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike n...
Sot, më 31 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera evropi...
Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrime...
Sot, më 30 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 29 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 28 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Përfundon procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave për ko...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...