SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...

Banka Botërore nis programin e ri të partneritetit. Për të fituar sfidën e zbrazjes së vendit nga emigrimi, BB angazhohet të përmirësojë shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale dhe shërbimet publike.
Projekte zhvillimi që hapin më shumë vende pune, përdorim më të mirë të kapitalit njerëzor, rritje të qëndresës ndaj fatkeqësive natyrore dhe nxitje të digjitalizimit janë drejtimet kryesore të programit të ri të partneritetit mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore (BB), 2023-2027, të dakordësuar me qeverinë e Tiranës.
Emanuel Salinas, përfaqësues i BB në Shqipëri, që prezantoi këtë program në Tiranë, vuri në dukje që për realizimin e tij "BB i vë në dispozicion 900 milionë euro Shqipërisë për pesë vitet në vijim. Tranzhi i parë është 360 milionë euro.”
Strategjia në programin e ri të partneritetit "synon të ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbet shpejt, të shndërrohet në një ekonomi më të fuqishme, më të barabartë, më elastike, më të gjelbër si edhe në jetë më të shëndetshme dhe më produktive për popullin shqiptar,” thekson Banka Botërore në deklaratën e saj.
Çfarë angazhimesh merr përsipër BB?
"Së pari, krijimi i më shumë vendeve të mira pune, sidomos për rininë dhe gratë, mundësi më të mira për të shfrytëzuar maksimalisht talentin e njerëzve në vend, për të krijuar stimuj që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri dhe të kenë jetë produktive në vend,” tha Emanuel Salinas në një konferencë për shtyp duke sjellë në vëmendje një nga problemet më shqetësuese: largimin nga Shqipëria të rinisë dhe të profesionistëve të kualifikuar.
Sipas EUROSTAT-it në raport me popullsinë e saj, Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në BE. Vetëm në muajt janar-gusht 2022 pati 6,860 aplikime të tilla që përbëjnë një rritje prej 68 për qind në krahasim me një vit më parë. Britania e Madhe renditet në vendin e parë për numrin e të larguarve nga Shqipëria vitin e kaluar: në 6-mujorin e parë atje kërkuan azil 7.267 persona më shumë sesa në të gjitha vendet e BE-së.
Për të fituar sfidën e zbrazjes së vendit nga emigrimi, BB angazhohet "të përmirësojë shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen sociale dhe shërbimet publike,” njoftoi përfaqësuesi i BB, Emanuel Salinas.
Projektet e para të miratuara për t'u zbatuar kanë një vlerë prej 355 milionë dollarësh dhe kanë të bëjnë me rehabilitimin e urave në rrezik, mbështetjen për bujqësisë, digjitalizimin e mëtejshëm të shërbimeve publike dhe ngritjen e laboratorëve digjitalë për fëmijët në 200 shkolla të vendit. Ndër to bën pjesë edhe financimi i politikave të zhvillimit për forcimin e aftësisë ripërtëritëse të ekonomisë.
Amnistia Fiskale - në tryezën e bisedimeve me BB
Nisma për amnisti fiskale e shpallur vitin e kaluar prej qeverisë Rama është pritur me rezerva nga Komisioni Europian pasi sipas tij amnistia fiskale "do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave dhe mund ta kthejë Shqipërinë në një 'parajsë fiskale' për pastrimin e parave”. Për të parandaluar që kjo të ndodhë Komisioni Europian dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri po japin ekspertizë për hartimin e ligjeve përkatëse.
Në takimin XII të Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE, të zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë, Rama e vlerësoi amnistinë fiskale si "gjënë e duhur për Shqipërinë që ne duam ta bëjmë së bashku.”
Amnistia fiskale është një nga temat e programit të ri të partneritetit të BB-së me Shqipërinë, në të cilin BB-ja po jep sugjerime dhe ekspertizë.
"Lidhur me amnistinë fiskale ne duhet ta shohim tablonë më të gjerë dhe tabloja më e gjerë ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për institucione më të forta, qeverisje të përmirësuar dhe rritje të kapitalit njerëzor, që janë jetike për të trajtuar sfidat e zhvillimit dhe për të promovuar një rritje të qëndrueshme dhe të barabartë,” tha përfaqësuesi në Shqipëri i BB, Emanuel Salinas./ DW
Paundi britanik pësoi një rënie rekord vjeshtën e kalu...
Sot më 6 prill 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 ...
Në jetëgjatësinë e një kartëmonedhe ndikojnë disa fakt...
Sot më 5 prill 2023, dollari amerikan blihet me 102.8 ...
Sot më 4 prill 2023, dollari amerikan blihet me 103.4 ...
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të befasishëm të pro...
Sot më 3 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Sot më 2 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj ka folur për deklaratat ...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...