Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të Eurostat, në janar-shkurt u shënuan gjithsej 980 apkikime për azil në një nga vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 19.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i aplikimeve që nga 2021-shi, kur shifrat ishin minimale për shkak të kufizimeve të lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.
Që prej vitit 2022, kur arritën një kulm të ri, aplikimet për azil shënuan një rënie të vazhdueshme në vitet në vijim, si një tregues i ngadalësimit të fenomenit të emigracionit. Gjithsesi, ky tregues mbetet i pamatshëm, teksa një pjesë e madhe e atyre që emigrojnë po largohen me kontrata pune, apo përmes bashkimit familjar.
Franca vijon të jetë desinacioni kryesor i azilantëve, e ndjekur nga Gjermania, me të dy këto shtete që kanë parë rënie të fluksit në dy muajt e parë të vitit.
Europë
Në muajin shkurt 2025, rreth 59 mijë qytetarë jo të BE-së kërkuan për herë të parë mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian. Kjo përfaqëson një rënie të ndjeshme prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 12% më pak krahasuar me janarin 2025.
Përveç tyre, u regjistruan edhe 7 630 aplikime të përsëritura, një rritje modeste prej 6% nga viti i kaluar, por në rënie krahasuar me muajin janar.
Për të disatin muaj me radhë, Venezuelianët përbëjnë grupin më të madh të kërkuesve të azilit, me mbi 8 300 aplikime të reja në shkurt. Pas tyre renditen afganët (5 610) dhe sirianët (4 630), dy prej grupeve që tradicionalisht kanë dominuar statistikat e migrimit.
Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia vazhdojnë të jenë vendet që përballen me pjesën më të madhe të fluksit. Vetëm këto katër vende kanë pranuar 77% të kërkesave për azil, me Spanjën në krye të listës (12 805 aplikime).
Në raport me popullsinë, Greqia rezulton me numrin më të lartë të aplikimeve për çdo 100 mijë banorë (40.2), e ndjekur nga Spanja (26.3) dhe Luksemburgu (25.6).
Në shkurt, 1 720 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar për herë të parë azil në BE. Shumica vijnë nga Siria, Afganistani dhe Egjipti – fëmijë që shpesh udhëtojnë vetëm dhe në kushte të rrezikshme, në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë.
Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave nga të miturit e pashoqëruar (575), e ndjekur nga Spanja (330) dhe Greqia (245)./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta sesa ul...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Me rënien e Dollarit, europianët kanë një mundësi, shkruan...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rritja e depozitave bankare në euro është frenuar në tremu...
Kafeja, zakoni i preferuar i shqiptarëve, po rrezikon të k...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin...
Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tend...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shqiptarët duket se po preferojnë gjithmonë e më shumë nat...
Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin q...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...