Leonardo da Vinci, gjeniu që sfidoi Zotin, shkencën dhe kohën
Leonardo da Vinci nuk ishte thjesht një gjeni i Rilindjes....

Rrjeta e Jeffrey Epstein përfshinte politikanë, miliarderë, shkencëtarë dhe figura të showbiz-it, duke krijuar një ekosistem pushteti dhe sekreti me pasoja globale.
Një ekosistem mes parasë dhe pushtetit
Rrjeti i ndërtuar nga Jeffrey Epstein përfaqësonte një ekosistem të vendosur në kryqëzimin mes parasë, pushtetit, ndikimit dhe fshehtësisë. Në qendër të tij ishte aksesi i drejtpërdrejtë tek politikanë, familje mbretërore, financierë, shkencëtarë, figura të medias dhe kulturës.
Ishte një ambient ku shantazhi shpesh nuk ishte i nevojshëm, sepse marrëveshja e heshtur për diskrecion ishte pjesë e sistemit. Marrëdhëniet ndërtoheshin mbi besimin e ndërsjellë se sekretet do të mbeteshin të tilla.
Dokumentet e publikuara tregojnë se kontaktet e Epstein ishin jashtëzakonisht të larmishme. Mes emrave të përmendur gjenden Noam Chomsky, Steve Bannon, Stephen Hawking.
Shkëmbimet e email-eve përfshinin tema që varionin nga çmimi i naftës, investimet globale dhe matematika, deri tek komente vulgare për gratë dhe diskutime mbi menaxhimin e mediave.
Abuzimi dhe “malli i shkëmbimit”
Brenda këtij universi, sipas dokumenteve të konsultuara nga kongresmeni Jamie Raskin, gratë shpesh përdoreshin si “mall shkëmbimi”. Në disa raste përmenden edhe vajza shumë të reja, madje referenca për një fëmijë nëntëvjeçar.
Në një email të tetorit 2012, Boris Nikoliç, këshilltar shkencor i Epsteinit, i shkruan: “Të lutem, përgatite vajzën”. Vajza në fjalë u prezantua tek Kimbal Musk, vëllai i Elon Musk, me të cilin pati një lidhje disa mujore, ndërsa vazhdonte t’i përcillte Epsteinit mesazhet private që merrte.
Politika dhe financa: emra të fuqishëm
Mes figurave më të njohura që shfaqen në dokumente janë Bill Clinton dhe Donald Trump.
Clinton shfaqet në fotografi në avionin privat të Epsteinit dhe në ambiente private, ndërsa në shtëpinë e financierit ndodhej edhe një pikturë e ish-presidentit i veshur si grua. Trump, me ose pa Melanian, shfaqet në festa të ndryshme të organizuara në praninë e vajzave të reja.
Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak përmendet mijëra herë në dosje, me një miqësi të bazuar në muzikë, matematikë dhe investime ndërkombëtare.
Në Britani, Peter Mandelson rezulton të ketë qenë shpesh mysafir në shtëpinë e Epsteinit dhe i përfshirë në shkëmbim informacionesh financiare të ndjeshme.
Edhe Larry Summers, ish-sekretar i Thesarit dhe ish-president i Harvardit, kishte një miqësi shumëvjeçare me Epsteinin, duke i kërkuar madje edhe këshilla sentimentale.
Kompanitë e mëdha teknologjike dhe miliarderët
Marrëdhënia me Bill Gates dokumentohet me fotografi dhe email-e. Ish-bashkëshortja e tij, Melinda, e ka përshkruar Epsteinin si “personifikim i të keqes”.
Në një email të vitit 2012, Elon Musk pyet për festat në ishullin privat të Epsteinit, Saint James, edhe pse më vonë ka mohuar praninë e tij atje.
Mes kontakteve të tjera në botën e teknologjisë përmenden Mark Zuckerberg, apo Peter Thiel.
Showbiz dhe kultura
Në evente sociale me Epsteinin dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell shfaqen figura si Mick Jagger, David Copperfield, Michael Jackson, Naomi Campbell.
Po ashtu, regjisorë dhe aktorë të njohur shfaqen në darka dhe aktivitete private në rezidencën e tij në Nju Jork.
Familjet mbretërore dhe akuzat më të rënda
Rrjeti përfshinte edhe figura mbretërore, si Mohammed Bin Salman, apo Mette-Marit.
Por figura më e përfolur është Prince Andrew, i cili hyri në kontakt me Epsteinin përmes Ghislaine Maxwell. Ai u përball me akuza nga Virginia Giuffre, e cila deklaroi se ishte dhënë tek ai nga Epsteini, kur ishte vetëm 17 vjeç.
Një rrjet që tronditi botën
Rrjeta e Jeffrey Epsteinit nuk ishte thjesht një rrjet social elitar. Ishte një strukturë ndikimi që lidhte politikën, financën, teknologjinë, akademinë dhe showbiz-in, me sekrete që vazhdojnë të dalin në dritë përmes dokumenteve të reja.
Rasti mbetet një nga skandalet më të mëdha globale, sepse nuk ka të bëjë vetëm me një individ, por me një sistem marrëdhëniesh ku pushteti dhe heshtja funksiononin paralelisht./ bota.al
Leonardo da Vinci nuk ishte thjesht një gjeni i Rilindjes....
Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë s...
SHBA sulmon Iranin? Duket se situata po afrohet drejt një ...
Në historinë e njerëzimit ka figura që nuk kufizohen thjes...
Shumë nga ne jetojmë duke supozuar se ajo që shohim është ...
Jonathan, një breshkë gjigante nga Seychelles, konsiderohe...
Nga "kujdestarët” osmanë të maceve, te rojet e rrugëve mod...
"Në epokën e Inteligjencës Artificiale, njerëzimi është gj...
Rregullat e reja të plazhit në San Sebastian duhet të hyjn...
Çaji e ka origjinën në Kinën e lashtë, me përdorimin më të...
Parfumi është një mënyrë e fuqishme për të shprehur person...
Ginseng është një bimë mjekësore e njohur gjerësisht që ka...
Të quash kafenë turke "thjesht një pije", sigurisht që e n...
NASA ka zbuluar se midis dy hemisferave që nga viti 2020 e...
Sezoni i këtij viti ka qenë tepër sfidues për udhëtarë...
Një mëngjes i zakonshëm. Në telefon të vjen një mesazh nga...
Zhdukja e qytetërimit Maja është një pyetje që ngrihet sa ...
György Schwartz lindi në Hungari në 1930 në një familje as...
Burj Al Babas mund të jetë qyteti më i çuditshëm në botë. ...
Bomba e parë atomike në Hiroshima Hiroshima dukej ndryshe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...