Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?/ Ja 7 skenarë
SHBA sulmon Iranin? Duket se situata po afrohet drejt një ...

Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë sa Napoleon Bonaparti. Ai nuk ishte thjesht një gjeneral, as vetëm një perandor. Ishte mbi të gjitha një fenomen historik, një njeri që u ngrit nga një ishull periferik në zemër të Mesdheut dhe arriti të trondiste rendin politik të gjithë Evropës.
Për disa, ai ishte strategu më i madh ushtarak që ka njohur njerëzimi. Për të tjerë, një ambicioz i pangopur që kërkonte të sundonte botën. Ai reformoi ligjet, përmbysi monarki, frymëzoi revolucione, ndërtoi mite dhe krijoi një trashëgimi që vazhdon të studiohet edhe sot.
Napoleon Bonaparti ishte njëkohësisht hero dhe tiran, vizionar dhe pushtues, një figurë që nuk mund të përkufizohet me një fjalë të vetme.
Jeta e tij është një histori e jashtëzakonshme ambicieje, lavdie, dashurie, tradhtie, pushteti dhe rënieje dramatike. Nga fitoret madhështore në fushat e betejave, te dimri shkatërrues i Rusisë; nga kurorëzimi si perandor, te vetmia e mërgimit në një ishull të largët, rruga e tij duket më shumë si një tragjedi epike sesa si një biografi reale.
Këto janë 50 fakte të jashtëzakonshme që zbulojnë jo vetëm strategun legjendar, por edhe njeriun pas mitit.

Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në Ajaccio të Korsikës, vetëm një vit pasi ishulli kaloi nën kontrollin francez. Familja e tij kishte origjinë italiane dhe mbiemri i lindjes ishte Napoleone di Buonaparte, të cilin më vonë e bëri më francez.
Ai jetoi vetëm 51 vjet, por ndryshoi rrjedhën e historisë së Evropës. Në moshën 9-vjeçare, u dërgua për arsim në Francë dhe shumë shpejt u dallua për inteligjencë, disiplinë dhe obsesion për strategjinë ushtarake. Në moshën 16 vjeç, Napoleon Bonaparti u bë oficer artilerie. Idhulli i tij ishte Jul Çezari. Napoleoni lexonte vazhdimisht histori lufte dhe teori strategjie. Ngjitja e tij në karrierë ishte e rrufeshme: nga nëntoger në gjeneral brenda pak vitesh.
NGJITJA DREJT PUSHTETIT
Fitoret e para të mëdha erdhën në Itali dhe në rrethimin e Tulonit. Evropa filloi të trembej nga shpejtësia e suksesit të Napoleon Bonapartit. Në vitin 1804 ai u kurorëzua Perandor i Francës.
Kulmi i fuqisë së tij erdhi rreth vitit 1810, kur pjesa më e madhe e Evropës ishte nën ndikimin e Napoleonit, ose të familjes së tij.
Napoleon Bonaparti krijoi një vizion për një Evropë të bashkuar me ligje moderne dhe qeveri eficiente, por të kontrolluar nga ai vetë.
NAPOLEON BONAPARTI, GJENIU USHTARAK

Napoleoni drejtoi rreth 72 beteja dhe fitoi shumicën dërrmuese. Shumë historianë e vendosin Napoleon Bonapartin mbi Aleksandrin e Madh dhe Jul Çezarin. Edhe kundërshtari i tij më i madh, Wellingtoni, një herë deklaroi: “Napoleoni është strategu më i madh i çdo kohe.” Megjithatë, fushata e Rusisë ishte katastrofike. Ai arriti në Moskë, por dimri ia shkatërroi ushtrinë. Fundin politik të Napoleon Bonapartit e shënoi Beteja e Vaterlosë (1815).
REFORMAT QË NDRYSHUAN BOTËN
Napoleoni nuk ishte vetëm luftëtar. Ai ishte një reformator i madh i shtetit modern.
Trashëgimia më e rëndësishme e tij? Kodi i Napoleonit (Kodi Civil), baza e shumë sistemeve juridike edhe sot.
Zhdukja e feudalizmit.
Vendosja e barazisë para ligjit.
Reforma e administratës
Mbështetja e arsimit dhe shkencës
Krijimi i prefekturave shtetërore.
Vetë Napoleon Bonaparti do të shprehej: “Unë mbylla epokën e anarkisë dhe solla rregull.”
MARRËDHËNIET ME SHQIPTARËT
Napoleoni kishte interes të veçantë për Ballkanin dhe Shqipërinë.
Në ushtrinë e tij u krijua një regjiment shqiptarësh me mbi 3000 luftëtarë.
Ai kishte korrespondencë të drejtpërdrejtë me Ali Pashë Tepelenën.
Shkrimtari i madh Victor Hugo dikur shkroi: “Si tigri pranë luanit… ashtu qëndronte Ali Pasha pranë Napoleonit.”
Por më pas marrëdhënia mes tyre, u kthye në armiqësi.
JETA PRIVATE DHE PERSONALITETI

Napoleoni ishte vetëm rreth 1.52 m i gjatë.
Atij i pëlqente shumë kafeja dhe pinte pak alkool.
Napoleon Bonaparti pati shumë hsitori dashurie dhe aventura romantike.
U martua me Josephine, pastaj me Marie Louise të Austrisë. Pati edhe disa fëmijë jashtë martese.
Napoleoni nuk i besonte mjekëve, por kishte frikë nga gazetat. Dikur tha: “Tre gazeta kundër meje janë më të rrezikshme se një mijë bajoneta.”
MITI DHE LEGJENDA
Napoleon Bonaparti u kthye shpejt në mit letrar.
Beethoveni i dedikoi Simfoninë e Tretë, pastaj e tërhoqi dedikimin kur ai u shpall perandor.
Tolstoi e portretizoi si figurë tragjike tek libri i tij “Lufta dhe Paqja”.
Napoleon Bonaparti ishte pra, njëkohësisht hero, tiran, reformator dhe pushtues.
RËNIA DHE FUNDI
Pas disfatës, Napoleoni u internua në ishullin Shën Helena.
Atje kaloi vitet e fundit duke reflektuar mbi jetën.
Vdiq më 5 maj 1821. Ka teori se u helmua me arsenik.
Trupi i tij u kthye në Francë në 1840 me ceremoni madhështore.
Njeriu pas legjendës
Napoleoni sundoi Evropën, por nuk arriti të sundonte historinë.
Ai ndryshoi botën, por u mund nga koha, dimri dhe ambicia e vet.
Megjithatë një gjë mbetet e padiskutueshme: Ai ishte një nga individët më ndikues që ka njohur njerëzimi.
Dhe ndoshta vetë e përshkroi më mirë fatin e tij me një fjali: “Të sundosh do të thotë të përhapësh moral, arsim dhe lumturi.”
Historia ende debaton nëse ai e bëri këtë, apo thjesht u përpoq. / bota.al
SHBA sulmon Iranin? Duket se situata po afrohet drejt një ...
Në historinë e njerëzimit ka figura që nuk kufizohen thjes...
Shumë nga ne jetojmë duke supozuar se ajo që shohim është ...
Jonathan, një breshkë gjigante nga Seychelles, konsiderohe...
Nga "kujdestarët” osmanë të maceve, te rojet e rrugëve mod...
"Në epokën e Inteligjencës Artificiale, njerëzimi është gj...
Rregullat e reja të plazhit në San Sebastian duhet të hyjn...
Çaji e ka origjinën në Kinën e lashtë, me përdorimin më të...
Parfumi është një mënyrë e fuqishme për të shprehur person...
Ginseng është një bimë mjekësore e njohur gjerësisht që ka...
Të quash kafenë turke "thjesht një pije", sigurisht që e n...
NASA ka zbuluar se midis dy hemisferave që nga viti 2020 e...
Sezoni i këtij viti ka qenë tepër sfidues për udhëtarë...
Një mëngjes i zakonshëm. Në telefon të vjen një mesazh nga...
Zhdukja e qytetërimit Maja është një pyetje që ngrihet sa ...
György Schwartz lindi në Hungari në 1930 në një familje as...
Burj Al Babas mund të jetë qyteti më i çuditshëm në botë. ...
Bomba e parë atomike në Hiroshima Hiroshima dukej ndryshe...
Zbulimi i varrit të Mbretit Tutankhamun në vitin 1922 magj...
4 Korriku shënon Ditën e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...