Helena e Trojës dhe gënjeshtra mijëra vjeçare
Të gjithë e dimë historinë. Helena e Trojës, fytyra që nis...
Amiens është një qytet historik me trashëgimi të fortë kulturore, sidomos katedralja e tij dhe lidhja me Jules Verne, (në Shqipëri e njohim si Zhyl Vern), një qendër rajonale me ekonomi të përziera (shërbime, arsim, industri dhe turizëm) dhe një popullsi komunale rreth 130–140 mijë banorë, me një zonë metropolitane shumë më të madhe.

Qyteti kombinon traditën dhe projektet e modernizimit për zhvillim të qëndrueshëm. Amiens është një qytet francez për t’u vizituar për t’u takuar me vlerat historike, kulturore pse jo për të shijuar edhe traditat dhe gatimet e një zone të Francës që i është shfaqur botës nga pasuritë historike fetare, siç është rasti i lipsanit të Shën Joan Pagëzorit dhe më tej fjalët dhe veprat unike të Zhyl Vernit shkruar gati dy shekuj më parë.

Amiens është një qytet në veri të Francës, rreth 120 km në veri-perëndim të Parisit, kryeqytet i qarkut Somme në rajonin Hauts-de-France, qyteti ndodhet në bashkimin e lumit Somme dhe disa degëzimeve të tij.
Zona është banuar që nga epoka gallo-romake, emri i qytetit rrjedh nga fisi keltik Ambiani që jetonte në atë zonë. Qyteti u zhvillua mbi rrugët tregtare antike dhe u bë një qendër lokale gjatë Mesjetës. Amiens u rrit si qendër fetare dhe tregtare.
Në qendër të qytetit ndodhet Katedralja Notre-Dame e Amiens (katedrale gotike) u ndërtua kryesisht në shekullin e XIII-të dhe është një nga më të mëdhatë dhe më të mirëmbajturat në Francë.

Në Notre-Dame të Amiens ndodhet dhe lipsani koka e Shën Joan Pagëzorit pas gjetjes së dytë, kjo katedrale është e përfshirë në listën e monumenteve të mbrojtura si pasuri botërore nga UNESCO.
Qyteti i Amiens pësoi shkatërrime gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pati rol strategjik gjatë Luftës së Parë (afër fushës së Betejës së Somme). Pas luftërave u rindërtua dhe industrializua gradualisht.
Amiens lidhet ngushtë edhe me shkrimtarin e madh Jules Verne, (Zhyl Vern) i cili jetoi e ndërroi jetë aty dhe shtëpia e tij është tashmë muze. Emri i tij i plotë është Jules Gabriel Verne, i cili jetoi nga viti 1828 deri në vitin 1905, ai lindi në Nantes, por gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij e kaloi në Amiens.

Shkrimtar francez Verne është themelues i zhanrit të romanit shkencor/aventurë. Ai përdori imagjinatën e tij të pasur dhe njohuritë teknike për të kryer zbulime dhe shpikje teknologjike. Verne influencoi letërsinë fantastiko-shkencore, frymëzoi shkencëtarë dhe shpikës. Shumë nga idetë e tij janë realizuar më vonë (submarine, fluturime kozmike, udhëtime ndërkontinentale).
Bashkia e Amiens numëron sot rreth 130–140 mijë banorë, ndërsa rajoni rreth 300–350 mijë banorë. Administrativisht është një qendër rajonale me shërbime publike, spitale, universitete dhe institucione kulturore. Një peshë kryesore historike botërorë dhe për turizmin në këtë qytet kanë Katedralja Notre-Dame e Amiens dhe shkrimtari Jules Verne.

Dikur industrisë kryesore kanë qenë tekstilet, ushqimore dhe përpunuese. Ekonomia tashmë është më e diversifikuar, me shërbimet publike dhe administrative (si kryeqendra rajonale). Sot funksionojnë si motor ekonomik i rajonit disa industri të përpunimit, elektronike e automative. Në Amiens ndodhen disa zona industriale dhe logjistike, të cilat përfitojnë nga pozicioni strategjik pranë rrugëve kombëtare dhe hekurudhave të Francës, si nyje lidhëse me Gjermaninë apo Belgjikën.


Turizmi në Amiens tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë për katedralen, hortikulturë (kopshtet e ishullit në lumenj), muzeun Jules Verne (Zhyl Vern), dhe aktivitetet kulturore që në Amiens janë të shumta.

Katedralja Notre-Dame e Amiens është një monument kryesor, një vepër e shkëlqyer e arkitekturës gotike.
Les Hortillonnages është një lagje e veçantë me kanale dhe kopshte të lagështa, ku vizituesit mund të shëtisin me varka të vogla. Maison de Jules Verne (shtëpia-muze), e shkrimtarit të madh francez, është jo vetëm dëshmi e lidhjes së qytetit me shkrimtarin, por një identitet i veçantë kulturor.

Disa muze dhe galeri arti, teatro dhe festivale lokale mbajnë gjallëri kulturore të Amiens. Amiens është një qytet që ruan gjallërinë e tij kulturore përmes muzeve, galerive të artit, teatrove dhe festivaleve të ndryshme gjatë gjithë vitit.
Muze të rëndësishëm si Musée de Picardie dhe shtëpia-muze e Jules Verne ofrojnë koleksione arti, histori dhe letërsi, ndërsa galeritë bashkëkohore si PATRICK POULAIN dhe F.R.A.C. ekspozojnë krijimtari moderne.

Skena teatrore e qytetit, përfshirë Comédie de Picardie dhe Zénith d’Amiens, ofron shfaqje klasike, koncerte dhe performanca të ndryshme, ndërsa Maison de la Culture (Shtëpia e Kulturës) organizon evente muzikore dhe teatrale.

Qyteti i Amiens është në qendër të disa rrugëve kombëtare në Francë, por edhe ndërkombëtare, me autostradën drejt Parisit dhe veriut të vendit. Linja hekurudhore lidh Amiens me qytete të tjera të Francës dhe Europës.

Amiens së fundi po bën përpjekje për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, riaktivizim të qendrave urbane, rinovim banesash dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore.

Në fokus duket të jenë teknologjia, inovacioni dhe politikat për të tërhequr investime dhe reduktuar papunësinë./ CNA
Të gjithë e dimë historinë. Helena e Trojës, fytyra që nis...
Ajatollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Iranit që nga ...
Në muajt e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me video d...
Si është të rritesh si fëmijët e diktatorëve? Mes pushteti...
Studiuesit kanë zbuluar njohuri kyçe rreth hënës misterioz...
Vijat e bardha të lëna nga avionët ndërsa fluturojnë me sh...
Këtë 24 shkurt shënohet katërvjetori i pushtimit rus të Uk...
Estonia po ndërton qindra bunkerë përgjatë kufirit lindor ...
MSS-i kinez, me 800.000 agjentë dhe operacione globale, i ...
Jetojmë në një epokë paradoksale. Kurrë më parë njerëzimi ...
Psikologjia e mendjes njerëzore na thotë se ka një botë të...
Princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar dhe Jeffrey Epstein...
Rritja e paprecedentë nga forcat e SHBA në Mesdhe dhe Lind...
Si e analizoi Friedrich Nietzsche origjinën e moralit në “...
Rrjeta e Jeffrey Epstein përfshinte politikanë, miliarderë...
Leonardo da Vinci nuk ishte thjesht një gjeni i Rilindjes....
Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë s...
SHBA sulmon Iranin? Duket se situata po afrohet drejt një ...
Në historinë e njerëzimit ka figura që nuk kufizohen thjes...
Shumë nga ne jetojmë duke supozuar se ajo që shohim është ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore kanë konfirmuar se ...
Një shtetas 26-vjeçar u vu në pranga në Shëngjin, pasi kre...
I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i arratiset operac...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se ve...
Irani dhe Omani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët m...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po shqyrton mundës...
Një komision hetimor i OKB-së thotë se Izraeli ka synuar q...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...