Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Një organizatë jofitimprurëse e financuar nga miliarderi Xhorxh Soros, dhuroi në vitin 2021, 140 milionë dollarë për organizatat që mbështesin kauza të ndryshme, dhe ato që merren me zgjerimin e të drejtës së votës në SHBA, plus 60 milionë dollarë të tjera për bamirësi te shoqata që ndajnë të njëjtat pikëpamje më të.
Soros dhuroi personalisht 170 milionë dollarë për kandidatët demokratë në kuadër të zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor 2022. Ai e bëri këtë përmes Qendrës së Politikave të Shoqërisë së Hapur, një organizatë që është në varësi të Fondacionit të Shoqërisë të Hapur të financuar po nga Soros.
Sipas një kopjeje të dosjes tatimore të vitit 2021, e cila zotërohet edhe nga CNBC dhe që përmban të dhënat më të fundit të disponueshme, Qendra e Politikave të Shoqërisë së Hapur dha gjithashtu gjatë vitin 2020, 138 milionë dollarë për grupet dhe kauzat e tyre.

Të dhënat tatimore dhe uebsajti i qendrës, tregojnë se 2 nga fëmijët e Sorosit janë pjesë e bordit. Donacionet e Sorosit mbi fushatat dhe kauzat politike që nga janari i vitit 2020, e kalojnë zyrtarisht shifrën e gjysmë miliardë dollarëve, dhe shumica e tyre u drejtuan përmes grupeve jofitimprurëse që akuzohen për origjinën e dyshimtë të parave nga të cilat financohen, dhe kanë shkuar kryesisht për kauzat politike të lidhura me Partinë Demokratike në SHBA.
Por donacionet e Sorosit nuk shkojnë gjithmonë drejtpërdrejt për kauzat politike. Ndonjëherë fondet e tij kalojnë nga njëra prej organizatave të tij te një tjetër, përpara se të shpenzohen për reklamat, organizimin dhe fushatat në mediat sociale që kanë ndikim direkt te votuesit.
Kështu, po sipas faqes së fondacionit shumë nga donacionet e Qendrës së Politikave të Shoqërisë së Hapur për vitin 2021 nuk ishin domosdoshmërisht të destinuara për ndikimin te zgjedhjet e mesit të mandatit.
Njëkohësisht, Tom Uotson, një nga drejtorët e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, pranoi në një e-mail për CNBC se “disa grante kanë shkuar për organizatat që po punojnë për të kundërshtuar ndalimin e të drejtës së votës për disa kategori njerëzish, për të mbështetur regjistrimin e votuesve të rinj, si dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen qytetare”.
Rrjeti i fondacionit të Soros përfshin disa grupe të ndërlidhura midis tyre. Pra një lloj organizatash jofitimprurëse, që sipas kodit tatimor të SHBA-së lejohen të përfshihet në aktivitete politike, por edhe organizata bamirëse më tradicionale. Të gjitha organizatat me statusin “jofitimprurëse”, janë pjesë e rrjetit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të Sorosit, i cili shtrihet në të gjithë globin.
Ajo e përshkruan veten si “financuesja më e madhe private në botë e grupeve të pavarura që punojnë për drejtësinë, qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut”, dhe ka dhjetëra zyra në SHBA, Europë, Azi, Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Po ashtu, drejton Rrjetin Universitar të Shoqërisë së Hapur, i cili përfshin më shumë se 24 universitete në të gjithë botën, duke sponsorizuar projekte kërkimore përmes Institutit të Demokracisë, ndër shumë nisma të tjera.
Edhe pse nuk është i paligjshëm, rrjeti kompleks i organizatave jofitimprurëse, financimit të kërkimit dhe bamirësisë të financuara nga Soros, e fsheh origjinën fillestare të donacioneve. Përmes rrjetit që ka ngritur, Soros ka dhuruar më shumë se 32 miliardë dollarë gjatë viteve, diçka kjo që theksohet edhe në faqen e tij në internet.
Ai thotë se jep “mijëra grante çdo vit për ndërtimin e demokracive gjithëpërfshirëse dhe dinamike”, me projekte aktive në më shumë se 120 vende të botës. “Të pasurit përpiqen që ta fshehin ndikimin e tyre mbi zgjedhjet, përmes financimit të organizatave jofitimprurëse politikisht aktive. Por votuesit kanë të drejtë të dinë se kush po përpiqet të ndikojë te zgjedhjet, në mënyrë që ata të mund të bëjnë zgjedhje të informuara ditën e votimit”, thotë Aron Mekin, avokat në Qendrën Ligjore të Fushatave Jopartiake.
Buxheti i Qendrës së Politikave të Shoqërisë së Hapur në vitin 2021, u financua nga një donacion i vetëm prej 196 milionë dollarësh nga rrjeti i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, po sipas zyrtarëve të fondacionit. Ndërkohë një rrjet bamirësie i lidhur me të, i quajtur Instituti i Shoqërisë së Hapur mori një donacion prej 1.78 miliardë dollarësh.
Në SHBA, Qendra e Politikave të Shoqërisë së Hapur dhuroi para për një sërë grupesh dhe kauzash politikisht aktive që nga zgjedhjet e vitit 2020, përfshirë 4.5 milionë dollarë në shtator për organizatën “Liri Riprodhuese për të Gjithë”, sipas të dhënave nga organizata monitoruese jopartiake “OpenSecrets”.
Fushata mbështeti iniciativën e suksesshme në shtetin e Miçiganit, të quajtur ‘Propozimi 3’ që njihte të drejtat e abortit në kushtetutën e shtetit. Ndërkohë shumica e donacioneve personale të Sorosit gjatë vitit 2022 shkuan te “Democracy PAC” dhe “Democracy PAC II”, sipas dosjeve të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Që të dyja këto grupime drejtohen nga djali i miliarderit, Alekandër Soros, i cili gjithashtu është pjesë e bordeve të Institutit të Shoqërisë së Hapur dhe Qendrës së Politikave të Shoqërisë së Hapur. Politico raportoi se grupime synonin të ndihmonin kandidatët dhe grupimet demokrate në zgjedhjet e nëntorit të kaluar dhe në ciklet e ardhshme zgjedhore.
Të dhënat tregojnë se këto grupime demokratësh, të cilat me ligj mund të mbledhin dhe shpenzojnë një sasi të pakufizuar parash, dhuruan miliona dollarë në zgjedhjet e mesit të mandatit për organizatat që ndihmuan në mënyrë aktive demokratët të konkurronin për poste, duke përfshirë mbështetjen për zgjedhjet e Senatit dhe Kongresit.
Donacionet e tjera të Qendrës së Politikave të Shoqërisë së Hapur të listuara në vitin 2021, përfshijnë nismën “America Votes” me 16.9 milionë dollarë që synon të mësojë njerëzit se si të votojnë përmes postës, dhe “Demand Justice” me një donacion prej 4.5 milion dollarësh.
Kjo e fundit njoftoi shpenzimin e 1 milion dollarëve për reklama në mbështetje për nominimin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë Ketanji Braun Xhekson. Soros i dhuroi mbi 60 milionë dollarë gjatë zgjedhjeve të 2020-ës organizatës “Future Forward USA” për të mbështetur kandidimin e Joe Biden për president.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pak m...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka mbledhur b...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, deklaroi...
Pas katër orësh, mbledhja mes përfaqësuesve të qarqeve të ...
Kreu i LRE-së, Arian Galdini, ka drejtuar pyetjen e fu...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga ndërt...
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Bledar L...
CNA.al ka raportuar pak ditë më parë për një ngjarje të pa...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk do të je...
Luçiano Boçi, kandidat i PD-së, për kryetar të Bashkisë së...
Botuesi Nikollë Lesi thotë se sot nuk ka pasion më për gaz...
Që nga muaji qershor i këtij viti, nisi një aksion kun...
Të gjithë shtetasit e huaj që do të investojnë mbi 100 mij...
Pas 40 minutash diskutime "kokë më kokë", ka përfunduar ta...
Luljeta Hoxha, e moshuara nga Pirgu që u dhunua dhe u grab...
Gazetari Ermal Mulosmani ka ironizuar lajmet e "Top Channe...
Një regjistrim ka zbuluar takimin misterioz të Sali Be...
Botuesi Nikollë Lesi ka treguar se si nisi ‘lufta’ ndaj is...
Botuesi Nikollë Lesi ka treguar ndryshimet që janë krijua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...