
Një person ka rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar.
Falë operacionit policor të koduar “Smart keys” u arrestua 45 vjeçari me inicialet A. G. si dhe u shpall në kërkim 48 vjeçari me inicialet G. K.,.
Ato gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 14 banesa në zona të ndryshme të Tiranës, njofton policia.
Dy autorët e dyshuar përdornin një subjekt në pronësi të bashkëshortes së 45 vjeçarit për të fshehur sendet e vjedhura dhe mjetet që përdornin gjatë vjedhjeve.
U gjetën dhe sekuestruan çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, dhe veshje të ndryshme të përdorura gjatë vjedhjeve dhe dy automjetet e autorëve të cilët i përdornin gjatë kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Smart keys”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes së banesave, me anë të çelësave të klonuar.
Sekuestrohen çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, veshje si dhe dy automjete që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Smart keys”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje me paramendim".
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi G. K., 48 vjeç, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale, në shtetin gjerman.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 14 banesa në zona të ndryshme të Tiranës.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të bashkëshortes së shtetasit A. G., të cilin dy autorët e dyshuar e përdornin për të fshehur sendet e vjedhura dhe mjetet që përdornin gjatë vjedhjeve, u gjetën dhe sekuestruan çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, dhe veshje të ndryshme të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e autorëve të cilët i përdornin gjatë kësaj veprimtarie kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit G. K., si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al
Policia ka asgjësuar 773 bimë narkotike kanabis, që u gjet...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj t...
Partia Demokratike e vulës zhvillon sot zgjedhjet për kreu...
Policia ka vënë në pranga 4 persona të cilët dyshohet se j...
"Tibo" ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga "Top Chan...
Informacionet e marra nga dy platforma të cilat mendohej s...
Kryeministri, Edi Rama ka ndarë një video nga mbledhja që...
Nga varri i Sami Frashërit në Stamboll, stërnipi i tij Gje...
Bashistët janë hedhur “në sulm” ndaj demokratëve që kundër...
Këtë të shtunë, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, sh...
Nuk kanë të ndalur përplasjet në PD-në e vulës. Pas deklar...
Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Tepelenë këtë të premte,...
Gjithçka fillon rreth një vit përpara se të jepej me konce...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Pëllumb Gjok...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur të gjitha denonc...
Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar pr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë më parë, deklaroi ...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar në ...
Sekretari i Përgjithëm i PS-së, Blendi Klosi, ka konfirmua...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...