Miratohet amnistia penale/ Lamallari: 447 persona lirohen menjëherë nga burgu
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte projektligjin ...

Një delegacion i bashkisë Pogradec ka zhvilluar një vizitë në godinën qendrore të qeverisjes së Landit Steiermark (Landesregierung), ku u pritën nga zëvendësguvernatorja Manuela Khom, si dhe nga përfaqësues të lartë të këtij landi të Austrisë.
Gjatë kësaj vizite pranë godinës ku nga viti 1927 deri më 1934 ka jetuar poeti i shquar Lasgush Poradeci, u zbulua dhe pllaka përkujtimore me emrin e tij.
Vendosja e pllakave përkujtimore në vendet ku kanë jetuar ose punuar personalitete shqiptare në Austri, ka qenë një nga prioritetet kryesore në fushën e artit, kulturës dhe kujtesës shqiptare, të përcaktuara nga Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj që në fillim të ushtrimit të detyrës së tij.
Pamjet nga vizita në Austri dhe zbulimi i pllakës përkujtimore me emrin e Lasgush Poradecit u ndanë në rrjetet sociale nga bashkia e Pogradecit.
Postimi i plotë:
Në kuadër të strategjisë që Ambasadori i Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, ka hartuar që në fillim të ushtrimit të detyrës së tij – “ta bëjmë sa më të dukshëm artin, kulturën dhe traditat shqiptare, si dhe të nxisim marrëdhëniet midis institucioneve vendore dhe qendrore austriake me ato shqiptare” – pas Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Krujës dhe Shkodrës, kësaj here u ftua Bashkia e Pogradecit.
Me kënaqësi informojmë se Bashkia e Pogradecit vendosi gurin e parë në themelin e një partneriteti strategjik me qytetin Eisenstadt, kryeqytet i Landit Burgenland në Austri. Ky partneritet është rezultat i një pune njëvjeçare të Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, e cila nisi me takimin e Ambasadorit Velaj me kryetarin e Bashkisë së Eisenstadt-it, z. Thomas Steiner, në mars të vitit të kaluar.
Gjatë këtij takimi u diskutua krijimi i një pakti bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë shkëmbimin e eksperiencave në administratë, lëvizjen urbane, mjedisin dhe projektet europiane.
______________
Në Graz u zhvillua një vizitë në godinën qendrore të qeverisjes së Landit Steiermark (Landesregierung), ku delegacioni u prit nga zv/Guvernatorja znj. Manuela Khom, si dhe nga përfaqësues të lartë të këtij landi të Austrisë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi me Bashkinë e Pogradecit, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve institucionale mes qytetit Leoben – pjesë e Landit Steiermark – dhe Pogradecit.
______________
Gjatë kësaj vizite pranë godinës ku nga viti 1927 deri më 1934 ka jetuar poeti ynë i shquar Lasgush Poradeci, u zbulua pllaka përkujtimore me emrin e tij.
Fjalën e rastit e mbajtën kryetarja e Bashkisë së Grazit, znj. Elke Kahr, Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Sh.T. Prof. Fate Velaj, zv/Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Paskalino Ziko, Mariane Graf - Konsulle e Nderit të Shqipërisë në Steiermark, si dhe pronari i godinës ku ka jetuar Lasgushi. Gjatë ceremonisë u lexuan gjithashtu poezi nga vepra e poetit të shquar.
Vendosja e pllakave përkujtimore në vendet ku kanë jetuar ose punuar personalitete shqiptare në Austri, ka qenë një nga prioritetet kryesore në fushën e artit, kulturës dhe kujtesës shqiptare, të përcaktuara nga Ambasadori Velaj që në fillim të ushtrimit të kësaj detyre.
Që në vizitën e parë pranë kryetares së Bashkisë së Grazit, në shkurt të vitit të kaluar, Ambasadori Velaj parashtroi kërkesën për vendosjen e kësaj pllake, krijimin e një “Dita e Shqipërisë në Graz”, nisjen e partneritetit midis Grazit dhe Shkodrës, si dhe mundësi të tjera bashkëpunimi.
Procesi i vendosjes së pllakës përkujtimore për Lasgush Poradecin ishte i gjatë dhe i vështirë, duke kërkuar një punë të vazhdueshme bindëse mbi rëndësinë e saj. Pas sigurimit të mbështetjes së kryetares së Bashkisë, çështja kaloi në Këshillin Bashkiak, ku u desh një përpjekje po aq e madhe. Më pas u sigurua miratimi i pronarit të godinës, si dhe ai i Institutit Boltzmann, i cili rishikon figurat historike dhe në fund përpiloi tekstin e pllakës përkujtimore, në gjuhën gjermane dhe angleze:
“LASGUSH PORADECI (1899–1987)
Poet. Në këtë shtëpi jetoi nga viti 1927 deri më 1934 poeti shqiptar Llazar Sotir Gusho (1899–1987), i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, i cili në vitin 1933 mori doktoraturën në Romanistikë në Universitetin e Grazit. Falë dy vëllimeve poetike të botuara në vitet 1933 dhe 1937, ai konsiderohet një nga lirikët më të shquar të letërsisë shqiptare.”
Pas një viti të mbushur me takime, telefonata dhe korrespondencë zyrtare, u bë e mundur zbulimi i pllakës përkujtimore, duke i dhënë kështu një shërbim të rëndësishëm kulturës shqiptare dhe pranisë së saj në Austri.
Në këtë frymë po punohet edhe për figura të tjera shqiptare, me qëllim që të lihen sa më shumë gjurmë të historisë sonë, si dhe të evidentohet për publikun austriak dhe të huaj fakti se shqiptarët, si në të kaluarën ashtu edhe sot, kanë nxjerrë personalitete që nderojnë kombin me veprën e tyre. Qëllimi është të tregojmë se nga Shqipëria nuk kanë ardhur vetëm emigrantët e viteve ’90, por shumë më herët kanë ardhur studiues dhe mendimtarë që kanë kontribuar në artin dhe kulturën europiane.
Ambasadori Fate Velaj: "Disa ngjarje në histori nuk vijnë nga rastësia. Historia i thërret vetë ato.
Unë jam mirënjohës qytetit të Graz-it që i hapi dyert djalit tonë, i cili u kthye në eksportin më të rëndësishëm të kohës në Austri, si dhe sot kryetares së Bashkisë së Graz-it që e mundësoi këtë përkujtim të tij....
Së fundmi më duhet të them se ky qytet ka qenë krahëhapur jo vetëm për Lasgush Poradecin, por edhe për një brez të tërë shqiptarësh që erdhën pas viteve 1991 dhe që sot janë pasqyra e ndriçuar e vlerave më të mira të vendit tim, vlera që, në thelb, Lasgushi i shpalosi i pari." /CNA
Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte projektligjin ...
Rruga që lidh fshatin Senisht me pjesën tjetër të bashkisë...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug...
Ndryshe nga Mero Baze që ka kaluar në ekstrem duke pub...
Elman Abule është një personazh jo pak i njohur për publik...
Ashtu siç pritej, Ylli Manjani, ish-ministri i Edi Ramës, ...
Sulmet mediatike ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqta...
Ditën e diel, në GJKKO u zhvillua një seancë gjyqësore sip...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Er...
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se për të arritur në një r...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që parashikohen për...
Shkëlqim Hajdari pritet të emërohet në detyrën e Prefektit...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se është problematike dhe shq...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 s...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se aktualisht qarku...
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar s...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar pjesërisht kërkesën e...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë proku...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Pastori Akil Pano ndau pasditen e sotme një koment lidhur ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...