web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali “Epstein”/ Akil Pano: Individë që bëjnë gjithçka për pushtet politik, normalizojnë të keqen

5 Shkurt 2026, 17:19, Aktualitet CNA

Skandali “Epstein”/ Akil Pano: Individë që bëjnë

Pastori Akil Pano ndau pasditen e sotme një koment lidhur me skandalin “Epstein” që javën e fundit ka marrë përmasa edhe më të mëdha, me publikimin e emrave që i përkasin elitës polike në Europë.

Pano tha për “Syri Tv” se problemi kryesor qëndron të indiferentizmi, mosdija dhe frika në shoqëri, për të mos reaguar përballë së keqes.

Sipas pastorit, mbetet shqetësuese që në një vend ka individë që mendojnë se janë të paprekshëm nga ligji dhe drejtësia, të aftë të bëjnë gjithçka për pak pushtet politik.

“Tani ky është problem që ne hasim përditë. Problemi kryesor nuk është e keqja. Problemi kryesor është normalizimi i së keqes. Problemi kryesor është kur njerëzit e mirë të këtij vendi heshtin përballë së keqes, për arsye pragmatizmit, më falni, për arsye të kafshatës, për arsye të indiferentizmit, për arsye të mosdijes, për arsye të frikës. Pra rreziku i madh nuk është krimi vetë, por normalizimi i tij. Rreziku është kur viktimat reduktohen në detaje proceduriale, kur fajtorët quhen rrjeti i strukturuar dhe emrat e tyre humbasin. Kur media lodhet dhe kur publiku mpaket.

Pra historia është ajo që që tha Platoni. Tirani lind nga një shthurje e pakontrolluar. Pra, Epstein nuk është përjashtim, në rastin tonë, ai është një pasqyrë. Një pasqyrë që na pyet të gjithëve, çfarë lloj elitash jemi duke prodhuar? Është pikërisht pyetja juaj. Çfarë jemi gati të shesim për rehatinë, për komoditetin, për kënaqësinë, për karrierën, për favoret? Për pasurimin, për pushtetin. Sa kushton heshtja jote sot? Pra çdo shoqëri që ndërton offshore për vesin, dhe nuk ke nevojë të kesh një ishull për të ndërtuar një offshore.

Nuk ke nevojë të ndërtosh një shtet fetar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për të ndërtuar një shtet offshore. Një regjim i caktuar funksionon mbi perceptimin e një shteti offshore. Çdo shoqëri që ndërton offshore-t e saj për vesin, një ditë do të ndërtojë burg për të pafajshmit. Dhe e keqja siç thashë nuk lind nga përbindëshat, por nga njerëz që pushteti i ka bindur se janë të paprekshëm dhe ky është problemi akut që neve kemi në Shqipëri.

Njerëz të veshur me pushtet politik dhe me pushtet financiar, të cilët e shikojnë që drejtësia mund të blihet, që shikojnë që janë të paprekshëm nga ligji, të cilët mendojnë që me paratë e tyre dhe me aksesin që kanë kudo, mund të arrijnë dhe mund të bëjnë gjithçka. Përgjegjësia e të gjithëve ne, duke nisur nga, vetja, si baba, duke nisur nga vetja si qytetar, duke nisur nga vetja si Pastor, duke nisur nga komunitetet e besimit, nga klerikët.

Ne duhet të jemi njerëzit më në zë, njerëzit që do të duhet të komunikojmë të vërtetat hyjnore. Nuk kam lexuar, nuk e di ju ka bërë ju përshtypje apo jo, por nuk kam lexuar asnjë paragraf nga përfaqësuesit që i referonte që të referonte problemet morale që lidhen me çështjen Epstein nga asnjë nga përfaqësuesit fetarë. Mbase kërkoj ndjesë nëse i përgjithësoj të gjithë, sepse dikush mund të ketë shkruar, por nuk kam parë askënd që të komunikojë. Pse? Sepse kjo është një pyetje që mbase vetë ata duhet të japin përgjigje. Cilat, cilat janë arsyet e frikërave tona? Tek liderat dhe tek njerëzit e komuniteteve të besimit, në raport me, heshtjen e tyre”,-u shpreh Pano./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga