web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nën hetim për hakerimin e dosjeve të SPAK-ut/ Agim Ismaili paraqitet në Gjykatën e Posaçme

5 Shkurt 2026, 10:46, Aktualitet CNA

Nën hetim për hakerimin e dosjeve të SPAK-ut/ Agim Ismaili

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, i përfshirë në skandalin e hakerimit të dosjeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme, është paraqitur ditën e sotme në GJKKO.

Ismaili është marrë i pandehur si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal nga SPAK për vjedhjen e dosjeve të Prokurorisë së Posaçme. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

Ai është i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kujtojmë se në janar, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Ismailin, ish-punonjësin e IMT-së, Arnold Rrokajn dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjonin.

Në njoftimin e SPAK-ut, thuhej se Arnold Rrokaj aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të SPAK-ut, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme te Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili. Këta dy të fundit i kanë shpërndarë më pas materialet te persona të tretë. /CNA 





Lajmet e fundit nga