Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Rruga që lidh fshatin Senisht me pjesën tjetër të bashkisë Maliq është bllokuar prej disa muajsh, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Segmenti rrugor ka pësuar çarje të shumta dhe rrëshqitje dherash, duke u bërë i pakalueshëm për mjetet. Aktualisht, banorët e kalojnë vetëm në këmbë, mes rrezikut dhe vështirësive të mëdha.
Në këtë fshat jetojnë 8 familje, të cilat prej muajsh janë izoluara dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia për stabilizimin e rrugës. Rruga paraqet rrezik të vazhdueshëm, për shkak të rënies së gurëve dhe dherave, ndërsa dëmtimet janë përkeqësuar nga dita në ditë. Banorët shprehen se, pavarësisht premtimeve, asnjë ndërhyrje nuk është kryer deri tani.
“Ka 3-4 muaj dhe s’ka ardhur njeri. Na kanë thënë që do vijnë, por nuk kanë ardhur. Gjendja është shumë e keqe, bien gurë, rruga është e bllokuar. Mezi kalojmë, makinat prishen vazhdimisht. Ka shumë çarje poshtë. Jemi më shumë se 6 familje këtu. Nëse sëmuret dikush, duhet të zbresë në këmbë, por rruga është shumë e keqe", shprehet banori.
"Rruga është e pakalueshme. Ka shpesh rënie dherash. Kjo gjendje vazhdon prej rreth 2 muajsh. Nuk kemi marrë asnjë njoftim apo sqarim. Njerëzit zbresin në këmbë ose me kuaj. Nuk ka asnjë mundësi për makina. Mund të zgjasë deri në një orë e gjysmë rrugë në këmbë”, thotë një tjetër.
Nga komunikimi me bashkinë Maliq bëhet me dije se rruga ka pësuar rrëshqitje në rreth 80 metra të gjatësisë së saj. Sipas autoriteteve lokale, ndërhyrja do të kryhet sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, për të mundësuar çuarjen e një eskavatori dhe hapjen e një rruge alternative për banorët e zonës.
Ndërkohë, familjet e Senishtit vijojnë të jetojnë të izoluara, duke u përballur çdo ditë me rrezikun dhe mungesën e aksesit në shërbime bazë. /CNA
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug...
Ndryshe nga Mero Baze që ka kaluar në ekstrem duke pub...
Elman Abule është një personazh jo pak i njohur për publik...
Ashtu siç pritej, Ylli Manjani, ish-ministri i Edi Ramës, ...
Sulmet mediatike ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqta...
Ditën e diel, në GJKKO u zhvillua një seancë gjyqësore sip...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Er...
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se për të arritur në një r...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që parashikohen për...
Shkëlqim Hajdari pritet të emërohet në detyrën e Prefektit...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se është problematike dhe shq...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 s...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se aktualisht qarku...
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar s...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar pjesërisht kërkesën e...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë proku...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Pastori Akil Pano ndau pasditen e sotme një koment lidhur ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të nisë shqyrtimin e an...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për jetë për Ardia...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...