Denoncimi i PLUG: ‘5D’ ortake e djegësit të Tiranës, krimi pandëshkim i Ardit Gjoklajt-Redi Molla lidhje me kompani riciklimi
Emisioni Plug në Syri Televizion, transmeton mbrëmjen e të...

Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus”, tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se nëse Erion Veliaj nuk merret i pandehur nga SPAK, atëherë reforma në drejtësi del blof dhe mund të konsiderohet e falimentuar.
Papa mendon që Veliaj ka marrë fund si figurë politike, dhe është një produkt ambasade sikurse Basha, që në një moment shndërrohet në një “monstër” me korrupsion skajor.
Gazetari mendon se fjalori i Veliajt tregon se ai është i trembur dhe drejtorët mund ta kenë shitur në dëshminë e tyre në SPAK.
"E quaj qesharake. Si mund t’u thuash kolegë hetuesve dhe të flasësh si mund të flasësh me ketë llumnajë ndaj medias, kur ke ndenjur një orë duke pritur në korridor, dhe kur të kanë pyetur 7 orë. Nuk ka se si të ezaurohet çështja e inceneratorit. Hetuesit e Prokurorisë Speciale kanë shumë informacion për Velijn. Si figurë politike ka marrë fund.
Drejtorët e tij kanë filluar ta shesin dhe ai ka frikë se do dënohet. Nëse ka zgjedhur të cicërojë që në vajtjen e parë të SPAK, pra të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë, ‘pentito’ si i thonë, nuk besoj se do sjellë gjë të re për drejtorët. Do sulmojë Ahmetajn, do sulmojë Ramën, pra ky është mesazhi ndaj tyre. Veliaj ishte një fatkeqësi për qytetarinë Tiranase. Veliaj dhe Basha janë dy produkte që na vijnë nga ambasada e Holandës nga disa diplomatë me vese, duke nxitur figura mediokre që arrijnë të kthehen në monstra, me këtë korrupsion skajor.
T’u thuash kolegë hetuesve dhe prokurorëve, kjo tregon që nga gjendja mendore je më keq se ish-Presidenti i Shqipërisë. 7 orë pyetje janë akuza të rënda. Fjalori yt kaq minimal tregon që je trembur shumë. Nuk është e lehtë të vihesh përballë hetuesve, aq më tepër hetues të trajnuar në Amerikë. Ai si figurë politike ka marrë fund.
Nëse SPAK s’e merr të pandehur Veliajn reforma del blof. Arrestimi në shtëpi i Berishës dhe dhëndrit të tij s’është asgjë me akuzat monstruoze të Veliajt. Nëse do tolerohet kjo monstër e Tiranës, reforma në drejtësi është e falimentuar.
Opozita s’ka gjë tjetër në dorë se çfarë të bëjë. Në një vend normal të NATO-s, nëse kjo do kishte ndodhur, kryetari i bashkisë do jepte dorëheqjen. Ai s’ka imunitet si Ahmetaj, edhe mund të arratiset, prokurorët duhet t’i kërkojnë pasaportën”./ CNA
Emisioni Plug në Syri Televizion, transmeton mbrëmjen e të...
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka folur për manipulimin e...
Nëse klikon sot në faqen e Galerive të Artit ku Ajola ...
Një zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralaj...
Avokati i Popullit gjykon se qendërzimi i gjithë aktiv...
Këtë 1 Maj, kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka ...
Siç premtuam, CNA.al ka nisur verifikimin e 52 kandida...
Dr. Arben Ramkaj, kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndër...
Sot, më 1 maj, po zhvillohet një protestë para Ministr...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Sarajevë- 1 Maji për punëtorët në Ballkanin Perëndimor dhe...
Credins bank, zgjedhja e duhur për të zhvilluar biznesin! ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj pas daljes së tij nga SPAK ...
Gazetarja Glidona Daci ka treguar se kryebashkiaku Erion V...
Në një përgjigje zyrtare për BIRN të martën, Prokuroria e ...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën,...
Gazetarja Klodiana Lala ka përgënjeshtruar kryebashkia...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në deklaratat e tij publik...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për protestën e dit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...