Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Avokati i Popullit gjykon se qendërzimi i gjithë aktiviteteve që lidhen me pronën tek Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk ka zgjidhur problemet pasi qasja në të cilën u hodh ky hap nuk kishte qartësi.
Raporti vjetor i 2023-it i këtij institucioni nënvizon në sektorin për të drejtën e pronës pikërisht këtë problematikë.
“Krijimi i një institucioni të vetëm, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllimin e centralizimit të të gjithë veprimtarisë së institucioneve të mëparshme, 138, u realizua formalisht por pa një qasje të qartë në mënyrën e zgjidhjes së problematikës, që këto institucione kishin pasur kur kishin funksionuar në mënyrë të pavarur.
Një adresim i tillë në formalizimin e këtij institucioni, nuk ka dhënë ende efektivitetin e pritshëm në veprimtarinë e përmbushjes së detyrave ndaj subjekteve/individëve. Kjo pasi vazhdon të ketë fragmentarizim të veprimtarisë, si dhe shmangie nga funksioni më i rëndësishëm i tyre administrativ, përgjigjja në kohë dhe zgjidhja e problematikave të konstatuara në çështjet e pronave” thuhet në raport.
Ky i fundit sjell si shembull regjistrimin në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të 26.000 vendimeve të dhëna në vite prej Agjencisë së Trajtimit të Pronës, të njohjes së pronës me të drejtë kompensimi 139, një çështje që vazhdon të mbetet e papërfunduar.
“Mospërfundimi i procesit të kompensimit të pronave të njohura subjekteve me të drejtë kompensimi me një nga format e parashikuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, mbetet çështje mjaft e mprehtë, pasi subjektet që e kanë përfituar në pronësi140, kanë disponuar dhe disponojnë mbi pronat e ish pronarëve, në kushtet kur procesi i kompensimit ende nuk ka përfunduar” nënvizon zyra e Avokatit të Popullit.
“Gjatë shpronësimeve për interes publik të pronës private, konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen në mënyrë arbritare me titullarët e së drejtës së pronës/pronarët, pasi poseduesit zhvishen nga e drejta e pronësisë dhe nuk dëmshpërblehen/kompensohen paraprakisht, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe brenda afateve ligjore.
Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i qëndrimit se shteti, nëpërmjet organeve të administratës shtetërore, duhet të kujdeset për interesat pronësore të qytetarëve, në rast shpronësimi, duke pasur në konsideratë procesin e rregullt ligjor dhe nevojat social-ekonomike të tyre. Ky është rasti kur ndonëse ka pasur edhe vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)143 në lidhje me praktikat e shpronësimit nuk ka pasur masa me karakter të përgjithshëm që të adresojnë shkeljet strukturore të të drejtave të njeriut në rastet e punëve publike “vlerëson raporti.
Konkretisht sillen disa raste që janë shprehur shqetësime mbi shpronësimet dhe që kanë bërë që zyra e Avokatit të hetojë më tej.
“Nga ankesat e depozituara pranë institucionit të Avokatit të Popullit, konstatohet se shpërblimi njihet vetëm për ata individë të cilët e kanë regjistruar pasurinë. Në rastin e iniciuar kryesisht prej institucionit të Avokatit të Popullit, lidhur me shqetësimin e banorëve të fshatit Fushë-Prezë, Bërxullë, Tiranë, për heqjen nga posedimi të pasurive të paluajtshme me rastin e zbatimit të projektit publik për ndërtimin e segmentit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar, u konstatua se procedura e shpronësimit të subjekteve pronarë, nuk kishte nisur, ndërkohë që veprimtaria për ndërtimin e segmentit rrugor, kishte nisur kohë më parë.
Në lidhje më këto raste, përsërisim se shpronësimi për interes publik i pronës private, duhet të trajtohet me kujdesin e duhur dhe të jetë në vëmendjen e institucioneve shtetërore, duke respektuar të drejtën e pronësisë sikurse garantuar nga Kushtetuta dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore” nënvizon raporti./Monitor
Këtë 1 Maj, kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka ...
Siç premtuam, CNA.al ka nisur verifikimin e 52 kandida...
Dr. Arben Ramkaj, kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndër...
Sot, më 1 maj, po zhvillohet një protestë para Ministr...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Sarajevë- 1 Maji për punëtorët në Ballkanin Perëndimor dhe...
Credins bank, zgjedhja e duhur për të zhvilluar biznesin! ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj pas daljes së tij nga SPAK ...
Gazetarja Glidona Daci ka treguar se kryebashkiaku Erion V...
Në një përgjigje zyrtare për BIRN të martën, Prokuroria e ...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën,...
Gazetarja Klodiana Lala ka përgënjeshtruar kryebashkia...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në deklaratat e tij publik...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për protestën e dit...
Në 7 orë që u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut dhe n...
Ka përfunduar pas 3 orëve protesta para Bashkisë së Tiranë...
CNA ka mësuar nga burime zyrtare se data 23 Prill ka qenë ...
Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha i është bashkuar pro...
Situata është mjaft e tensionuar para Bashkisë së Tiranës....
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...