Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një avokate, e cila mashtronte klientët duke u marrë para pa hapur procese gjyqësore.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se avokatja për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo u ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin.
Ajo mashtronte më shumë personat të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre.
E pandehura A.B. do të gjykohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda dhe “Falsfikimi i dokumenteve”.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.B. për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Nisur nga fakti që për këtë shtetase janë bërë edhe kallëzime të tjera nga shtetas të ndryshëm, me këtë procedim janë bashkuar edhe kallëzimi penal nr. 246/2021, procedimet nr. 724 i vitit 2019, nr. 734 i vitit 2019, nr. 95 i vitit 2020, nr. 111/2020, nr. 728 vitit 2019 dhe nr. 512 i vitit 2020.
Nga hetimet, mbi procedimin penal nr.181, datë 16.03.2018, pas denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj.
Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre.
Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 pg.3 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar. /CNA
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur në ambient...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd B...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore po zhvillon dit...
Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë për efektivin...
Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i...
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e qev...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrën seancën ndaj Ilir M...
Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur në SPAK. GJ...
Shtyhet për në 5 dhjetor seanca paraprake për Erion Veliaj...
Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Simon Kulli, u nda nga...
Belinda Balluku ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake ndaj ...
Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Sofje dhe disa ...
Biznesmeni i ekzekutuar në Elbasan pak ditë më parë, përci...
Protesta e fermerëve grekë vijon edhe ditën e sotme. Polic...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ...
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet ditën e sotm...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te gara për zgjedhjen e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...