Dita e 26 e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditët e fundit në Zvërnec.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topuzi shprehet se debati i vërtetë nuk është nëse në këtë zonë duhet bërë ose jo ndërtim, por se çfarë lloj zhvillimi duan shqiptarët.
Sipas tij, Shqipëria ka një deficit të dukshëm në segmentin e turizmit me vlerë të lartë, pasi rreth 1% janë hotele dhe resorte të standardeve më të larta.
Topuzi shton se në këtë rast, sfida është e lidhur me transparencën dhe gjetjen e ekuilibrit mes mbrojtjes së natyrës dhe krijimit të produkteve turistike cilësore.
“Problemi i Zvërnecit nuk duhet të trajtohet si Revolucioni Anglez, ku punëtorët shkatërronin makineritë nga frika e ndryshimit.
Për këto zona, debati i vërtetë nuk është 'ndërtim apo jo ndërtim', por 'çfarë lloj zhvillimi duam'. Deri më sot ka munguar transparenca dhe kjo ka ushqyer mosbesimin e publikut.
Shqipëria ka një deficit të dukshëm në segmentin e turizmit me vlerë të lartë. Vetëm një pjesë shumë e vogël e kapaciteteve tona akomoduese, rreth 1% janë hotele dhe resorte të standardeve më të larta, ndërkohë që vende si Mali i Zi dhe Kroacia kanë 7-10%. Ata kanë investuar prej vitesh në këtë segment. Kjo u ka mundësuar të tërheqin turistë me shpenzim të lartë dhe të zgjasin sezonin turistik.
Nga ana tjetër, shqetësimi i shoqërisë civile nuk është pa bazë. Përvoja e viteve të fundit ka krijuar perceptimin se shumë projekte të etiketuara si turistike kanë përfunduar kryesisht si zhvillime imobiliare me shitje apartamentesh dhe vilash, ndërsa funksioni turistik ka mbetur dytësor. Kjo është arsyeja pse çdo projekt i ri pritet me dyshim.
Prandaj, transparenca është çelësi. Nëse në Zvërnec propozohet një destinacion që garanton funksion turistik afatgjatë, menaxhim profesional, vende pune, shërbime cilësore dhe aktivitet gjatë gjithë vitit, atëherë zhvillimi është i arsyeshëm. Nëse synimi kryesor është shitja e pasurive të paluajtshme, atëherë kritikat janë plotësisht legjitime.
Në fund, Zvërneci nuk duhet të mbetet një zonë e paprekshme vetëm nga frika e zhvillimit, por as të kthehet në një kantier të pakontrolluar ndërtimi. Sfida është të gjejmë ekuilibrin mes mbrojtjes së natyrës dhe krijimit të produkteve turistike cilësore.
Mbi të gjitha, Shqipëria ende nuk është mjaftueshëm e dukshme në hartën turistike të Europës. Për të konkurruar me sukses, nuk na duhet vetëm më shumë kapacitet akomodues, por një BRAND i qartë kombëtar, destinacione të mirëmenaxhuara dhe produkte turistike që krijojnë identitet. Shqipëria ka nevojë për më shumë turizëm të vërtetë dhe më pak beton.
Debati duhet të jetë profesional dhe i bazuar në fakte, jo populist, ku çdo zhvillim quhet tradhti dhe çdo kritikë quhet pengesë. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një turizëm që i shërben ekonomisë, komunitetit dhe brezave që do të vijnë”,-shprehet Topuzi./CNA
Këtë të martë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme t...
Këtë të martë, datë 2 qershor, zhvillohet provimi i parë i...
Ndryshimet e miratuara në mbledhjen e fundit të qeverisë p...
Pastori Akil Pano e ka quajtur urdhrin e ministrisë së Shë...
Pastori Akil Pano ka folur për urdhrin e ministrisë së Shë...
Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pas deklaratave të kryem...
Ish-kryeministri grek Alex Tsipras ka vijuar replikat me k...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së pasdites...
Regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja, procedurat ...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Qytetarët vijojnë protestën para Ministrisë së Shëndetësis...
Protesta pro familjes është vendosur para Ministrisë së Sh...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme para Kryeministri...
Protesta e Koalicionit Pro Familjes po zhvendoset drejt Mi...
Sot në Sheshin Skënderbej po mbahet protesta e organizuar ...
Koalicioni Pro Familjes po zhvillon në sheshin Skënderbej n...
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendim për kërkesat e 38 ...
Në seancën e sotme parlamentare është miratuar projektvend...
Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...