Trafikuan qindra emigrantë/ GJKKO jep dënimet për 19 të akuzuarit
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...

Regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja, procedurat për bashkimin ose ndarjen e pronave dhe verifikimi online i statusit juridik të pronësisë janë shërbimet që krijojnë më shumë vështirësi për bizneset në raport me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), sipas raportit të fundit të Këshillit të Investimeve “Siguria Juridike e Pronës: Progresi dhe Sfidat”.
Nga anketa e zhvilluar me bizneset, regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja rezulton shërbimi më problematik, i ndjekur nga regjistrimi i bashkimit ose ndarjes së pasurive, verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë, regjistrimi i lejeve të ndërtimit dhe lëshimi i certifikatave të pronësisë.
Në anën tjetër, procedurat si regjistrimi i kontratave të qirasë, kontratave të shitjes apo hipotekave konsiderohen më pak problematike nga sektori privat.
Sipas raportit, dy shërbimet e para karakterizohen nga procedura komplekse, shumë hapa administrativë dhe nevoja për sinkronizim të vazhdueshëm të të dhënave, duke i bërë ato më të ekspozuara ndaj vonesave dhe mospërputhjeve.
Ndërsa verifikimi online lidhet kryesisht me kufizimet në digjitalizim dhe aksesin në të dhënat kadastrale.
Raporti vëren se, ndonëse reforma e Kadastrës ka sjellë progres të rëndësishëm në vitet e fundit, problematikat e trashëguara të pronësisë vazhdojnë të ndikojnë klimën e investimeve.
Këshilli i Investimeve kujton se siguria juridike e pronës konsiderohet një nga kushtet bazë për rritjen ekonomike, tërheqjen e investimeve, aksesin në kredi dhe zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme.
Megjithatë, mbivendosjet e titujve të pronësisë, regjistrimet e paplota dhe dokumentacioni historik i fragmentuar vijojnë të krijojnë pasiguri për bizneset dhe investitorët.
Në raport theksohet se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në digjitalizimin e sistemit. Të gjitha shërbimet kadastrale ofrohen online përmes platformës e-Albania që prej vitit 2020, ndërsa është ngritur edhe Qendra e Kadastrës Digjitale dhe janë integruar të dhënat me sistemet e gjendjes civile dhe noterisë. Gjithashtu, është zgjeruar përdorimi i teknologjive të reja dhe janë ofruar shërbime të përshpejtuara për përdoruesit.
Megjithatë, bizneset vlerësojnë se përfitimet e digjitalizimit nuk janë reflektuar plotësisht në praktikë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kërkojnë akses më të gjerë në të dhënat kadastrale.
Sipas anketës, 46% e kompanive mendojnë se përveç noterëve, edhe aktorë të tjerë si bankat dhe ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme duhet të kenë akses në databazën e ASHK-së, me miratimin e pronarit, për të verifikuar paraprakisht statusin e pronës.
Një nga problemet më të evidentuara është pagesa e përsëritur e tarifave. Rreth 61% e kompanive deklarojnë se kanë paguar më shumë se një herë për të njëjtin shërbim kadastral.
Më shqetësues është fakti se 84% e këtyre rasteve lidhen me problematika që bizneset ia atribuojnë vetë ASHK-së, përfshirë informacionin e paqartë, kërkesat shtesë për dokumentacion pas aplikimit dhe ndryshimet procedurale gjatë procesit.
Raporti evidenton gjithashtu se procedurat nuk perceptohen njësoj nga të gjithë përdoruesit. Ndërsa noterët dhe profesionistët e fushës i konsiderojnë proceset relativisht të thjeshta, 38% e bizneseve të tjera raportojnë se procedurat janë të vështira për t’u ndjekur dhe kërkojnë asistencë nga ekspertë.
Problemet me pronësinë po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në investime. Sipas anketës, 61% e kompanive raportojnë se kanë përjetuar vonesa ose nuk kanë mundur të realizojnë investimet e planifikuara për shkak të proceseve të regjistrimit të pronave ose pasaktësive në dokumentacionin e ofruar nga ASHK. Në shumë raste, pasiguria mbi titujt e pronësisë e bën të vështirë përdorimin e pronës si kolateral apo avancimin e projekteve të reja investuese.
Raporti vlerëson se megjithëse 91.5% e zonave kadastrale kanë përfunduar regjistrimin fillestar dhe rreth 90% e regjistrave manualë janë digjitalizuar, procesi ende nuk është mbyllur plotësisht. Deri në mars 2026 mbeteshin mbi 450 mijë regjistra për t’u digjitalizuar dhe 259 zona kadastrale për t’u regjistruar, çka vijon të krijojë boshllëqe në sigurinë juridike të pronës.
Në përfundim, Këshilli i Investimeve identifikon shtatë fusha prioritare për ndërhyrje: rritjen e aksesit në kadastrën digjitale, standardizimin e procedurave dhe listave të kontrollit, monitorimin e performancës së shërbimeve, forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmirësimin e cilësisë së të dhënave të pronës, koordinimin ndërinstitucional dhe përafrimin më të mirë të çmimeve administrative të tokës me realitetin e tregut.
Ndër rekomandimet kryesore përfshihen zgjerimi i aksesit në të dhënat kadastrale për sektorë të tjerë profesionalë, publikimi i metodologjisë së tarifave, përmirësimi i komunikimit me përdoruesit, standardizimi i dokumentacionit dhe zbatimi më rigoroz i masave të integritetit dhe antikorrupsionit në ASHK.
Raporti është përgatitur nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve dhe bazohet në një anketë online të zhvilluar në mars 2026 me 146 biznese të përzgjedhura rastësisht, të plotësuar në mënyrë anonime, si dhe në konsultime me ASHK-në, organizata biznesi, ekspertë dhe institucione të tjera publike e private./ Revista Monitor
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Qytetarët vijojnë protestën para Ministrisë së Shëndetësis...
Protesta pro familjes është vendosur para Ministrisë së Sh...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme para Kryeministri...
Protesta e Koalicionit Pro Familjes po zhvendoset drejt Mi...
Sot në Sheshin Skënderbej po mbahet protesta e organizuar ...
Koalicioni Pro Familjes po zhvillon në sheshin Skënderbej n...
Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendim për kërkesat e 38 ...
Në seancën e sotme parlamentare është miratuar projektvend...
Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, ka bërë thirrje për ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Rudina Degjoni është emëruar drejtoreshë e QSUT-së, pas li...
Drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Ter...
Përfundimi i afatit të vendosur për kryerjen e pagesës së ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ditën e sotme ka de...
Kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, në një pron...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas ndarje...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...