Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi pjesërisht ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke sjellë si pasojë mosaplikimin e tatimit 15% menjëherë d.m.th. që nga 1 janari 2024 për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale ka krijuar një situatë pak konfuze te subjektet që preken nga ky vendim. Sipas tatimeve janë 25 mijë subjekte që janë klasifikuar si profesione të lira.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor në datën 27 qershor. Ndërkohë 1 korriku (pasi data 30 ishte e diel) ishte afati i fundit për subjektet që të paguanin këstet paraprake të tatimit të thjeshtuar për 6-mujorin e parë të vitit.
Shumë prej tyre nuk kishin paguar pasi ishin në pritje të vendimit të Kushtetueses. Ndërsa vendimi i Kushtetueses ishte në favor të profesioneve të lira, dilema lidhet me faktin që ai nuk ka hyrë në fuqi akoma, pasi nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare.
"Pa u botuar vendimi nuk ka hyrë në fuqi, si rrjedhojë ligji është në fuqi me të gjitha efektet. Pra duhet të paguhet”, thotë Jordan Daci, avokat për çështjet kushtetuese. Por, gjithsesi ai sqaron se në momentin, që do të bëhet vendimi zyrtar principali do të bjerë. Si rrjedhojë nuk është se ka vlerë të paguhet. “Për mua nuk ka vlerë të paguhet dhe merr gjobë nëse gjoba është më pak se kësti”.
Bizneseve nuk u dalin në sistem gjobat.
Pikërisht problemi tjetër qëndron te gjoba, në rast se nuk paguhet principali. Neni 114/1 i procedurave tatimore parashikon që mospagimi në afat i kësteve paraprake dënohet me gjobë të masës “0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike”.
Nga verifikimet e Monitor në terren rezulton se ditën e sotme, të gjitha bizneseve (jo vetëm atyre të profesioneve të lira) nuk u kanë dalë në sistem gjobat. E njëjta gjë ka ndodhur më herët edhe në muajin prill teksa po punohet për zbatimin e një sistemi të ri.
Për profesionet e lira si avokatë, kontabël etj., nuk janë gjeneruar në sistem as këstet e muajit korrik.
Çfarë do bëhet me ata që kanë paguar, a do t'i marrin paratë mbrapsht?!
Ka një pjesë të bizneseve që e kanë paguar këstin parapagim të tatim fitimit të thjeshtuar për 6-mujorin e parë të vitit. Tatimet dhe financat kanë pohuar se ata nuk mund të komentojnë përderisa nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, teksa po presin daljen e tij, në mënyrë që të mos rëndohen bizneset. Në çdo rast do zbatohet ligji.
Avokati Jordan Daci thotë se vendimi nuk ka efekt prapaveprues vetëm nëse shprehimisht e urdhëron gjykata këtë gjë, sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese. “Por janë me gishta rastet kur i kanë dhënë efekt prapaveprues”.
Por, avokati Saimir Laçej pohon se këstet e paguara janë paradhënie dhe si rrjedhojë nuk ka lindur detyrimi tatimor.
“Detyrimi lind kur bëhet vetë deklarimi pas mbylljes së vitit ushtrimor”, pohon ai, duke cituar ligjin Nr.8577, datë 10.2.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, sipas të cilit:
Vendimi ka fuqi prapavepruese
c) ndaj pasojave ende të paezauruara të ligjit apo aktit normativ të shfuqizuar.
1. Përgjegjësia Tatimore është vjetore dhe lind mbas dorëzimit të pasqyrave financiare 31 mars 2025
2. Tatim Paguesit paguajnë këste në formë paradhënie (pa ezauruar parashikimet ligjore )
3. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat ligjore që parashikonin tatim 15% për profesionistët e lirë si Antikushtetuese.
Laçej pohon se në bazë të një sondazhi që ka bërë ai me rreth 160 profesionistë të lirë, ka rezultuar se rreth një e treta e tyre i kanë paguar këstet./Monitor
Të martën, Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar akuzat...
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka dalë...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për koncesi...
Policia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të...
Presidenca franceze ka ndarë një mesazh për ndarjen ng...
34 vite më parë, më 2 korrik të 1990, shqiptarët mundë...
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me autoritetet france...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në ...
Sot në Gjykatën e Posaçme ishte caktuar seanca për informa...
Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në stud...
Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail K...
Të martën dhe të mërkurën është ditë zie, në shenjë nd...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i drejt...
Shqipëria do të jetë dy ditë në zi kombëtare për ndarj...
Këtë të hënë po zhvillohet protesta e dytë para Minist...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për Arbër Paple...
Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimi...
Ismail Kadare, romancieri dhe poeti shqiptar që i vetë...
Sherr në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Elbasanit. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...