Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Me sa duket zgjedhja e Avokatit të Popullit po shkon drejt shtyrjes. Gjatë këtij sesioni, Partia Socialiste nuk do të jetë e gatshme të fusë në procedurë votimin e kandidaturave.
Ditën e djeshme pas një debati në Konferencën e Kryetarëve, shefi i grupit socialist bëri një deklaratë për mediat lidhur me ngecjen e procesit të zëvendësimit të avokates Ballanca.
Mandati i Ballancës ka përfunduar në Korrik por Kuvendi nuk ka arritur të gjejë zëvendësuesin.
Taulant Balla ditën e djeshme në prononcimin e tij për mediat u shpreh:
"Kemi marrë zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD, të kryesuar nga z. Alibeaj dy kandidatura të pranueshme, natyrshëm që në një prej mbledhjeve vijuese të PS do ketë diskutim për kandidaturat e propozuara nga opozita. Ka një traditë që Avokati i Popullit do zgjidhet nga PS dhe PD”, tha ai.
Kandidaturat e deklaruara nga Enkelejd Alibeaj janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve diten e djeshme Fatmir Mediu si kryetar i një grupi parlamentar, ka pasur debat me zotin Balla për procedurat e zhvilluara deri tani e që lidhen me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Zoti Mediu ka debatuar me kryetarin e grupit parlamentar të PS dhe nuk ka qenë dakord me shpjegimin e dhënë nga zoti Balla.
Sipas Mediut në Kuvend kanë depozitiar firmat mbeshtetse, 10 kandidatë dhe nuk ka asnjë dispozitë që të pengojë votimin e secilit prej tyre në Kuvend.
Procedurat ligjore sipas Mediut janë shkelur dhe zoti Alibeaj nuk perfaqëson në Kuvend opozitën.
Megjithëse ky propozim nga Alibeaj, Taulant Ballës i ka shkuar që prej një muaji, ende grupi parlamentar socialist nuk është mbledhur per të shqyrtuar se si duhet të vijojë procesi.
Sipas asaj që deklaron zoti Balla, PS duket në dilemë midis zgjedhjes së Ledio Brahos i njohur si Avokati i Ervin Salianjit dhe i mbështetur nga ky i fundit dhe Dorian Gjomarkajt i cili mbështetet nga Enkelejd Alibeaj.
Ledio Braho eshte me profesion jurist dhe drejton një studio avokatie e cila rezulton të ketë përfaqësuar ose të jetë angazhuar (dhe paguar) nga skema e famshme e Inceneratorëve. Mbështetja e Ledio Brahos në PS vjen nga qarku Elbasan.
Nga ana tjetër Dorian Gjomarkaj, aktualisht paguhet si Keshilltar i nënkryetarit te Kuvendit Agron Gjekmarkaj. Sipas CV zyrtare qe ka paraqitur, Zoti Gjomarkaj rezulton që kandidatura nuk plotëson as kriteret formale të ligjit sa i takon arsimimit dhe as vjetërsinë në punë sipas viteve dhe muajve që rezultojnë nga libreza e punës.
Dorian Gjomarkaj deklaron se ka qene Keshilltar i Kryetarit të Bashkise Lezhe, në periudhën per të cilën ish-Kryetari i asaj Bashkie Fran Frrokaj ka marre dënim penal nga Gjykata e apelit per vepra penale të lidhura me detyren.
Sipas vendimit të gjykatës është bërë:
"Deklarimi fajtor i të pandehurit z.F. Frrokaj për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, sipas nenit 248 dhe 25 të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën 3 vjet burgim”.
Dorian Gjomarkaj deklaron se ka punuar si Keshilltar i Fran Frokajt nga viti 2016 deri me vitin 2019 pa specifikuar muajin e fillimit dhe mbarimit te detyres.
Fran Frrokaj është arrestuar për veprat penale të lidhura me shperdorimin e detyrës ne vitin 2018.
Sipas deklarimeve të zotit Gjomarkaj kandidati duhet të ketë punuar nga vitit 2016- 2019 si Keshilltar i Zotit Fran Frrokaj dhe nga viti 2010-2013 si specialist në zyren konsullore të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali.
Duket e çuditshme se si ka arritur të punojë si specialist në atë ambasadë zoti Gjomarkaj, sa kohë që sipas deklarimeve të vetë atij, studimet master i ka mbaruar në vitin 2012.
Kriteret ligjore kërkojnë që avokati i popullit të jetë njohës i ligjit domethënë jurist.
Dorian Gjomarkaj deklaron se ka studiuar per Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Mbështetja e Kandiaturës se Zotit Gjomarkaj duket se vjen nga qarku i Lezhës.
2 qarqet Elbasani dhe Lezha kanë futur në dilemë grupin Parlamentar të PS, ndaj sipas burimeve nga deputetë të grupit Parlamentar socialist, vendimmarrja dhe zgjedhja e avokatit të popullit, do i lihet sesionit te ardhshem parlamentar./ CNA.al

CNA.al ka raportuarnjë aksion të SPAK-ut, i cili ka zbritu...
SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratorin e ...
SPAK, po bën disa arrestime për inceneratorin e Fierit dhe t...
CNA.al ka mësuar se po bëhen disa arrestime me urdhër të S...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me a...
Gazetari Arsen Rusta, ka publikuar vendimin e Prokurorisë ...
Policia e Tiranës, ka njoftuar planin e masave për ruajtj...
Deklaratat e fundit të Rishi Sunak në lidhje me frenimin e...
Këtë mes nëntori numri i njerëzve mbi Tokë do e ketë kalua...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke marrë shk...
Analisti Kreshnik Spahiu shtoi pyetjen nëse Shqipëria ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin me raketa ...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka reaguar pas l...
Aktori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, A...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me dënimin...
Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Energjitikës, Belinda Ba...
Grabitja, vjedhja nga hakerat iranianë e të dhënave në...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar “BanaKing”, pas kapj...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur për situa...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një tak...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...