Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deklaratat e fundit të Rishi Sunak në lidhje me frenimin e emigrimit të paligjshëm në Kanalin Anglez janë sigurisht pozitive. Por shndërrim i fjalëve në vepra, do ta ngrejë lart apo do ta rrënojë karrierën e tij politike. Sa kryeministra të tjerë të dështuar kanë premtuar shumë gjëra në lidhje me këtë çështje?
Sunak u tha gazetarëve që udhëtonin me të për në samitin e G20-ës, se zgjidhja e krizës së varkave të vogla me emigrantë që kalojnë Kanalin është “përparësia e tij absolute”. Duke e pranuar se nuk ka një zgjidhje afatshkurtër për këtë problem, kryeministri britanik dha një lajm të mirë.
“Unë jam duke punuar mbi një sërë çështjesh, përfshirë marrëveshjen e bashkëpunimit me Francën, dhe kam besim se së bashku mund të reduktojmë me kalimin e kohës kalimet e paligjshme të emigrantëve”- theksoi ai.

Marrëveshja midis Britanisë së Madhe dhe Francës, e nënshkruar të hënën nga Ministrja e Brendshme Suela Braverman dhe homologu i saj francez, përfshin një sërë masash, dhe do të sjellë një rritje të ndihmës financiare për Francën për të patrulluar vijën e saj bregdetare, nga 54.8 milion paund për vitet 2021-2022 në 63 milion paund për vitet 2022-2023.
Këto para do të mundësojnë një rritje prej 40 për qind të numrit të oficerëve që patrullojnë plazhet në Francën Veriore, si dhe të rrisin investimet në infrastrukturën e sigurisë portuale për të zbuluar hyrjet e paligjshme të emigrantëve nëpër automjete, përfshirë më shumë kamera sigurie CCTV, dronë dhe teknologji për shikimin gjatë natës.
Po ashtu ka një angazhim për të krijuar një grup pune, që do të merret enkas me trafikantët e sofistikuar shqiptarë, si dhe një premtim për të ndërtuar qendra pritjeje në Francë për emigrantë që pengohen në përpjekjet e tyre për të mbërritur në Britani.
Më cinikët ndaj këtij pakti do të jenë më siguri njerëzit me kujtesën më të fortë. Shtatë vjet më parë, u njoftua me shumë bujë një marrëveshje e ngjashme midis Britanisë dhe Francës. Në atë kohë, Ministrja e Brendshme Tereza Mej nënshkroi një deklaratë prej gjashtë faqesh me homologun e saj francez, Bernard Kazenvën për të frenuar kalimet ilegale në Kanal.

Një nga masat e zbuluara në vitin 2015 ishte një “qendër kontrolli dhe komandimi”, për të cilën zonja Mej tha se do të “ndiqte dhe sabotonte aktivitetin e bandave kriminale mizore që lehtësojnë dhe përfitojnë nga trafikimi i njerëzve të varfër, dhe që kanë shpesh një shpërfillje totale për jetën e tyre”.
Ai synim do të arrihej duke vendosur 500 policë shtesë nga Franca dhe Britania në Kale, si dhe duke shtuar me disa milionë fondet e dhëna nga Britania për Francën. Mej e nënshkroi marrëveshjen vetëm disa ditë përpara se kancelarja gjermane, Angela Merkel, të hapte kufijtë e Evropës me deklaratën e famshme “Ne mund ta bëjmë këtë!”.
Mbi 1 milionë refugjatë dhe emigrantë ekonomikë hynë në Evropë në muajt në vijim, dhe kontinenti e tregoi veten të paaftë për të përmbushur deklaratën e pakujdesshme të Merkelit. Ka të ngjarë që të ketë një rënie afatshkurtër të numrit të njerëzve që hyjnë ilegalisht në Britani, gjë që mund t’i japë mundësinë qeverisë britanike të pretendojë se e ka vënë nën kontroll krizën.
Por kalimet do të rifillojnë në fillim të vitit të ardhshëm kur të përmirësohet moti, dhe akoma më shumë kur bandat kriminale të hapin rrugë të reja. Një pasojë e marrëveshjes së vitit 2015, ishte rritja e raporteve mbi numrin e njerëzve që kalonin ilegalisht në Anglinë Lindore nga Holanda.
Prisni të shihni diçka të ngjashme edhe në muajt e ardhshëm. Siç shkrova javën e kaluar, mafia e mirë-organizuar shqiptare po organizon pjesën më të madhe të trafikimit të qenieve njerëzore në Britani. Këto banda kanë mjetet dhe motivimin e duhur për t’i zhvendosur operacionet e tyre në brigjet e tjera të Evropës veriore që janë më pak të kontrolluara.
Tek e fundit, marrëveshjet e nënshkruara midis Francës dhe Britanisë janë të pakuptimta në rast se BE-ja nuk miraton një politikë koherente për të adresuar emigracionin masiv të paligjshëm në të gjithë Mesdheun. Që nga fillimi i këtij viti, 90.000 njerëz kanë kaluar nga Afrika e Veriut në Evropë.
Shumica zbarkuan në Itali. U ra dakord që 8.000 nga ky numër të shpërndaheshin midis vendeve anëtare të BE-së. Por vetëm një pjesë e vogël janë zhvendosur, gjë që ka nxitur ndjenjën e Italisë se është braktisur nga partnerët e saj evropianë.
Javën e kaluar, Italia lejoi ankorimin në portet e saj të 3 anije të OJQ-ve që transportonin qindra emigrantë afrikanë. Por refuzoi hyrjen e anijes së katërt. Qeveri franceze e lejoi pas shumë ngurrimesh këtë të fundit të hynte në Tulon, por ka refuzuar të mbajë premtimin e saj për të pranuar 3.000 emigrantë nga qendrat e ndryshme të emigrantëve në Itali.
Zëdhënësi i qeverisë Olivie Vera, tha se kjo ndodh për shkak se Italia nuk ka treguar “solidaritet evropian”. Ndërkohë Marinë Lë Pen është dukshëm në anën e italianëve. Në një intervistë për gazetën “Le Figaro” të dielën, deputetja e Tubimit Kombëtar tha se po të ishte presidente do ta kishte rikthyer anijen në portin e origjinës sepse “nuk ekziston një Eldorado evropiane”.
Argumenti i saj dhe i të tjerëve në kampin e së djathtës, është se kontinenti po përjeton krizën e tij ekonomike, ndaj duhet të kujdeset së pari për të varfrit dhe të pambrojturit e vet.
Një argument i ngjashëm u theksua në një artikull të gazetës “Le Figaro” të premten e shkuar, ku ndër të tjera thuhej se Evropa duhet të adoptojë të njëjtën qasje si Australia në kapjen e të gjitha anijeve me emigrantë dhe rikthimin e tyre andej nga janë nisur.
Kur Australia nisi të zbatojë një politikë të tillë, shkaktoi reagimin e fortë të organizatave humanitare dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Por ajo funksionoi, duke i penguar trafikantët që të vazhdonin aktivitetin e tyre djallëzor. Artikulli i “Le Figaro” citoi një studim nga Afro-Barometer, një rrjet kërkimor jopartiak mbi çështjet afrikane, që deklaronte se 1 në 3 afrikanë parashikonte të migronte jashtë vendit.
Dhe shumica do ta shohin me siguri Evropën si destinacionin më tërheqës. Është kjo arsyeja pse marrëveshja midis Francës dhe Britanisë është në përgjithësi e parëndësishme. Problemi nuk është në Kanalin Anglez; por në Mesdhe, dhe mbi të gjitha në Bruksel, ku Parlamenti Evropian vazhdon të shpërfillë përmasat e vërteta të krizës së emigrantëve.
Këtë mes nëntori numri i njerëzve mbi Tokë do e ketë kalua...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke marrë shk...
Analisti Kreshnik Spahiu shtoi pyetjen nëse Shqipëria ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin me raketa ...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka reaguar pas l...
Aktori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, A...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me dënimin...
Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Energjitikës, Belinda Ba...
Grabitja, vjedhja nga hakerat iranianë e të dhënave në...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar “BanaKing”, pas kapj...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur për situa...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një tak...
Pas gafës para nisjes së emisionit që bënte propagandën e ...
Ministria e Infrasktrukturës ka shpallur fituesin e ga...
Eksperti i aksidenteve rrugore, Fisnik Zicishti, ka bë...
Plagosja e Kryetarit të Bashkisë Divjakë, Prokuroria L...
Dua Lipa do të mbajë një koncert falas në Tiranë për 1...
Gazetarja Klodiana Lala, ishte sot në një intervistë ndrys...
Kauza e inceneratorëve është një nga çështjet më të më...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar me akuza për Portin ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...