“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Shqipëria po vijon të vuajë nga hemorragjia e popullsisë edhe pas më shumë se 30 viteve tranzicion, ku po dominon largimi i të rinjve. Të dhënat e Eurostat treguan se vetëm në vitin 2024 kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian rreth 44 mijë shqiptarë.
Vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n. ritmet e emigracioni u përshpejtuan pas pandemisë.
Eurostat ka publikuar dhe të dhënat e detajuara sipas grupmoshave, të personave që janë larguar nga Shqipëria në 2024-n. sipas përpunimeve të “Monitor” është i dukshëm dominimi i të rinjve. Grupi kryesor që ikin janë midis 25-29 vjeç, me mbi 6 mijë persona, ose 14.3% të totalit. Pas tyre vijnë të rinjtë e moshës 30 deri në 34 vjeç, me 13% të totalit.
Dukuri e fortë është dhe largimi i familjeve të reja, me fëmijë të vegjël, teksa grupmosha nën 15 vjeç përbënte gati 18% të të larguarve.
Në total, 62% e personave që kanë ikur emigrantë në vitin 2024 ishin nën 35 vjeç. Një pjesë e rëndësishme vitale dhe me përvojë e tregut të punës gjithashtu po preferon të largohet, me grupmoshën 35-49 vjeç që përbënte 20% të të ikurve.
Të dhënat historike të INSTAT tregojnë se ka një ulje të moshës së emigracionit. Psh në 2019-n, grup mosha kryesore që emigroi ishte ajo midis 30-34 vjeç, me 15.6% të totalit.
Largimi i të rinjve është një nga arsyet kryesore që ka bërë që mosha mediane, (ajo që e ndan popullsisë përgjysmë), të rritet me ritme shumë më të shpejta se në Bashkimin Europian. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se Shqipëria kishte një moshë mediane 44.3 vite në 2025, shumë afër mesatares europiane prej 44.9 vitesh.
Në 2015-n, mosha mediane ishte 34.7 vjeç. Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.
Ikja e grupmoshës riprodhuese ashtu dhe nga ndryshimi i stilit të jetesës kanë bërë që dhe lindjet të bien ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425 lindje.
Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, largimi i të rinjve, që po vazhdon me ritme të larta dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua.
Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale, që nuk po merret aspak seriozisht nga qeveria, përkundrazi kjo e fundit po përhap narrativen që emigracioni ka ndalur dhe tashmë dominojnë kthimet, kur po ndodh tërësisht e kundërta.
Të dhënat e INSTAT për emigracionin neto, që mat diferencën mes atyre që kthehen dhe atyre që ikin ështe negativ, me personat që ikin të cilët përbëjnë më shumë se dyfishin e atyre që kthehen. Në vitin 2024 migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023. Në vitin 2025, ndonëse me rënie, treguesi mbeti shumë i lartë, rreth -28,836 persona. /Monitor
Një nga katër parodistët e Vlorës, aktori i njohur i humor...
Mund të duket qesharake, mund të duket ironi, sarkazëm, ta...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim...
Dje gjatë protestës së opozitës, Mero Baze publikoi një vi...
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar lidhur me incidente...
Pas deklaratave të tij në kuadër të misionit për t’i shërb...
Qyteti i Korçës këtë fundjavë është paraqitur ndjeshëm më ...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, procesi për përzgjedhjen e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...
Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushi...
Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së...
Pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës, mësohet emri që ...
Këtë të diel është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjit...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Pasditen e sotme u zhvillua protesta e radhës kombetare e ...
Opozita zhvilloi pasditen e sotme protestën e radhës para ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se një person ka ve...
Kreu i PD-së Sali Berisha në përfundim të protestës ka dek...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...