Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Drejt Aleancave
Në vitet e socializmit, përgatitja ushtarake ishte pjesë e jetesës së përditshme e kujtdo në Shqipëri. Në vitet ‘80, në shkollat e mesme, një ditë në javë ishte ushtri, por edhe një muaj tjetër i plotë. Në shkolla kishte dhe depo me armë, të cilat të rinjtë i mbronin 24 orë.
Në dimër fillonte loja e gjetjes së stolave nga nxënësit për t’u ulur në klasat ku bëhej mësim. Klasat ku nuk kishte mësim zbrazeshin nga stolat për t’u përdorur në klasat e tjera, sepse stolat digjeshin natën në sobën e dhomës dezhurn të rojës ushtarake për t’u ngrohur, nuk kishte dru zjarri.
Ushtria vazhdonte në universitet nga ku dilnin kuadro me diplomën profesionale, por që kualifikoheshin edhe si oficer rezervistë. Një investim kaq i madh i kohës, energjive të të rinjve konsiderohej normal.
Për sistemin ishte po aq e rëndësishme të krijonte ushtarë, sa dhe punëtorë e profesionistë. Ndryshimi midis kohëve dje dhe sot është politika. Politika, jo vetëm në kuptimin sistem demokratik apo diktaturë, por në kuptimin sot, mbrojtja bëhet nga profesionistë e jo nga masat të cilat partia i bën luftarake.
Kohë, energji të mëdha, u çliruan për rininë, punëtorët e profesionistët, tani ia kushtojnë vetes, arsimimit, përgatitjes profesionale, punës, kohë tjetër të lirë. Nga pikëpamja strategjike, vendi si pjesë e Aleancës së NATO-s është më i sigurt se kurrë.
Ushtria profesioniste, buxheti rreth 2% i PPB për ushtrinë, të pasurit e një sistemi sa më demokratik qeverisje, bashkëpunimi me aleatët, e transformuan sigurinë ushtarake në nivele të pamenduara më parë, por edhe të matshme.
TVSH-ja për ushqimet
Napoleonit i atribuohet thënia “ushtritë marshojnë me stomak”, plot. Ushtria, pa ushqim është e mundur ende pa mbërritur në fushën e betejës. Këtë luftë të ushqimit, socializmi në Shqipëri e kishte të humbur gjatë gjithë kohës me gjithë përpjekjet e tij.
Ekonomia e tregut shumë shpejt i mbushi raftet bosh të dyqaneve, si me prodhime vendi, ashtu dhe importi. Zhvillimet ciklike të ekonomisë, evolucioni normal, por krizat e ndryshme, si lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike, ndryshime në strukturën e popullsisë, detyrojnë të rishikosh masat e programet që zbatohen, duke korrigjuar ato që të largojnë nga ligjet e tregut të lirë, por edhe duke bërë politika ndihmëse për ato produkte, për të cilat tregu i lirë nuk funksionon.
Kjo e fundit, sidomos kur produktet kanë vlerë strategjike, janë të domosdoshme, e duhet të sigurohen në vend, ose sa më lirë nga importi. Politikat ekonomike e të zhvillimit lidhen me taksat që aplikohen, e në vendin tonë, një nga taksat kryesore është ajo e TVSH.
TVSH është një taksë e zbatuar kryesisht në Europë, e cila ndikon direkt mbi konsumin. Kjo konsiderohet si një nga efektet e këqija të kësaj takse, sidomos për shtresat e varfra të popullsisë, të cilave ju redukton fuqinë blerëse, konsumin.
Ndërsa të blesh një xhaketë të re mund të taksohet edhe 20%, pra të përdorësh një xhaketë të vjetër sa më gjatë bën sens për autoritetet, nuk është lehtësisht e përballueshme të taksohesh për ushqimin e përditshëm me 20% të çmimit të tij.
Për këtë, në të gjitha vendet europiane të zhvilluara e të BE, TVSH-ja mbi ushqimin është minimale ose zero. Problemi shtesë në Shqipëri është se jo vetëm TVSH-ja për ushqimin është e plotë me 20%, por fermat e prodhuesit bujqësor përgjithësisht nuk janë subjekte të TVSH-së.
Për pasojë, ato nuk mund ta transferojnë TVSH-në te konsumatori, por i ngarkojnë atij direkt e nëpërmjet hallkave të përpunimit e tregtimit, çmimin e tyre, d.m.th kosto prodhimi plus fitim, por edhe TVSH-në e krijuar gjatë prodhimit.
Kjo e fundit bëhet pjesë e çmimit, për një, apo dy kalimet hipotetike të produktit gjatë zinxhirit, si dhe bëhet pjesë e TVSH finale. Konsumatori shqiptar në realitetin e tij në ndryshim nga konsumatori europian paguan një taksë me nivel deri 20% më shumë, kjo në varësi të shkallës së TVSH-së në vende të ndryshme të BE-së për ushqimet, por paguan edhe deri në 20% më shumë për hallkën e prodhimit vendas, i cili nuk është subjekt i TVSH, kur atë prodhim e blen nga një entitet (rrjet tregtar) me TVSH, si dhe kur ka kaluar nëpërmjet një përpunuesi me TVSH.
Politika minimale këtu duhet të jetë ose prodhimi vendas bujqësor të kalojë i gjithi drejt TVSH-së, ose duhet subvencionuar për këtë pjesa e TVSH-së që shteti e mbledh dy herë, ose konsumatori final nuk duhet ta paguajë, sepse nuk i takon ta paguajë.
Nuk duket aspak e lehtë që me qindra mijë fermerë të bëhen subjekte të TVSH-së. Për këtë do të duhen politika të forta e afatgjata, të cilat duhet të konsiderojnë kostot e kalimit në TVSH të fermave, të reduktimit të TVSH-së për blerësit finalë, apo një sistem i cili i kombinon.
Deri këtu jemi ende pa mbërritur te subvencionet, e mbështetje të tjera, në mënyrë figurative është ajo pjesa që na lejon të marshojmë deri në dyqan, atje është pastaj beteja e konkurrencës ku duhet faktorizuar mbështetja për produktin a sektorin.
Të dyja ndërthuren, por blegtorët shqiptarë, jo subjekt TVSH-je, të cilët janë shumica, kanë një barrë më tepër në kurriz kundrejt një stalle me TVSH apo importit. Duhet të mundësojmë të prodhojmë qumësht të pataksuar dy herë në pjesën e blegtorit, e ta përkrahim blegtorinë me investime, infrastrukturë e njohuri.
Një shembull për këto të fundit, në Kular të Divjakës me shumë stalla e prodhues qumështi, energjia elektrike nga rrjeti arriti vetëm këto ditë shkurti të vitit 2024, e rruga drejt tregut e qumështit të tyre, rreth 20 km mbetet ende e pashtruar.
Si mundet një stallë të jetë konkurruese me gjenerator elektrik e transportin duhet ta bëjë me mjete ushtrie?
Konsensus dhe efektivitet
Bujqësia, por ushqimi, natyra e lidhur me atë, qëndrueshmëria për të ardhmen kërkojnë politika të mirëfillta ekonomike e zhvillimi. Prodhuesit e trangujve a qumështit janë njëlloj si ata që prodhojnë makina apo software, ligjet e tregut veprojnë njëlloj, siguria vepron njëlloj.
Një trangull me pesticide përtej normave të helmon po ashtu si një makinë që ndot ajrin. Një software kompjuterik që nuk përditësohet të shkakton po aq probleme me viruset, sa “ilaçet” a pesticidet, që nuk veprojnë më e janë të padobishëm në fushë a serrë.
Është e lehtë të thënët kultivarë që përshtaten me tregun, identifikim produktesh, jemi me blegtorët, jemi për pika grumbullimi, nafta falas, eksporte në një miliard euro.
Nëse kërkesa është të pasurit qumësht lope 100% shqiptar, atëherë duhen politika që lopët të kenë ushqim të mjaftueshëm, kushte të rritjes normale, kushte të mjeljes me makineri 100% higjienike, të ruajtjes së qumështit në fermë në të ftohtë, të transportit, të përpunimit e të shitjes.
Në Holandë e shumë vende të tjera, problemi kryesor nuk janë sasia e prodhuar dhe tregu i qumështit, por politikat të lidhura me gazet metan, e plehun e lopëve. Ku do të depozitohet plehu atje që të mos shkaktojë probleme të ndotjes në tokë, ujëra e ajër, nëse vazhdohet të prodhohet edhe më shumë qumësht.
Duken sikur janë dy politika të kundërta, në Shqipëri kërkohet rritje e prodhimit, e në Holandë ulje të prodhimit. Në fakt, janë të njëjta, kërkohet rritje e efektivitetit. Holanda duhet ta rrisë ende duke e pasur atë ekstremisht të lartë, e Shqipëria duhet ta rrisë efektivitetin duke e pasur ekstremisht të ulët.
Ndryshimi qëndron në atë se paradoksalisht është më e lehtë të rritësh efektivitetin kur e ke atë të lartë, se sa kur e ke minimal, sepse në këtë të fundit shpesh mungojnë bazat.
Krijimi i bazave të ekonomisë në Shqipëri ka qenë kaotik, gjë e cila është ndoshta më keq se një politikë e keqe, sepse nuk e di shumë herë çfarë të korrigjosh.
Një politikë tjetër për këtë do të ishte të kishim politika afatgjata të dakordësura midis partive politike, – kur dakordësohen 27 vende në BE për një politikë të përbashkët 5-vjeçare, mund të merren vesh edhe partitë politike në Shqipëri, e shoqërisë për të ardhmen e ushqimit, bujqësisë, natyrës./Monitor
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin...
Media prestigjoze New York Times, në një artikull të gjatë...
Kryeministri Edi Rama është i sigurt për fitoren që do...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reag...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Sipas ...
Ambasdori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reguar pas marrëveshjes...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pa...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mb...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi ka deklaruar për mediat...
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve ësht...
Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm të qarkut Korçë ka ...
Pasi socialistët në parlament zhbënë ligjin për Zonat e Mb...
Grupi parlamentar i PD-së, me në krye Gazment Bardhin i ka...
Ka nisur puna për zbatimin e programit “Infrastruktura Bas...
Sot, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, po zhvillohet t...
Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, nuk ndalet me urdhrat...
Disa nga mediat proqeveritare në vend, apo që janë paguar ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimin e ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka deklaruar së fundmi s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...