I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Pasi socialistët në parlament zhbënë ligjin për Zonat e Mbrojtura, biznesmeni Jared Kushner shpalli plane për resorte në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, të dyja parqe kombëtare në Shqipëri, bën të ditur "Bloomberg". Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, shpalli të premten në një intervistë për "Bloomberg" se ka në plan të zhvillojë për resorte turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri, investime që duket se lidhen me vendimin kontrovers të socialistëve shqiptarë në pushtet për të zhbërë ligjin për Zonat e Mbrojtura, në kundërshti me rekomandimet e Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për median amerikane "Bloomberg", Kushner deklaroi se në zonën e Zvërnecit synon të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan imazhet janë gati për vila dhe hotele. Kushner nuk bëri të ditur se mbi çfarë marrëveshjeje, procedure prokurimi apo kontrate do të zhvillohen këto projekte, të cilat janë në pronë publike në Shqipëri dhe nominalisht të mbrojtura nga legjislacioni mjedisor. Ajo që bëhet e ditur është që kompania e tij e investimeve mbështetet nga fonde nga vendet arabe.
Vetëm pak ditë më parë, socialistët me “opinionin” e qeverisë miratuan, pavarësisht kundërshtimeve nga Brukseli, ndryshime në ligjin 'Për Zonat e Mbrojtura', ndryshime të cilat efektivisht i bëjnë këto zona “të pambrojtura”. Sipas ligjit të propozuar, qeveria ka të drejtë të miratojë investime në këto zona, të cilat shtrihen përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe kanë rëndësi të madhe për biodiversitetin.
Ishulli i Sazanit është pjesë e Parkut Kombëtar Sazan Karaburun, i vetmi park tokësor dhe detar në Shqipëri. “I vetmi Parku Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare. Ky park konsiderohet si shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi ndërkombëtare mes tyre kemi dhe specie të cilat i përkasin listave të llojeve të rrezikuara. Ekosistemi ujor/detar “Karaburun – Sazan”, i shpallur “park kombëtar detar” (kategoria II),” shkruhet në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Kjo duket se nuk e ka penguar Kushnerin të bëjë gati planet për ndërtime, gjë që duket se kanë nisur që para se ligji shqiptar, i cili teorikisht ishte një propozim i disa kryebashkiakëve socialistë përmes disa deputetëve që zakonisht nuk njihen për propozime, të bëhej publik në Tiranë.
Shqipëria është një vend i prekur nga fenomeni i kapjes së shtetit, në të cilin, ligjet nuk qeverisin një gjendje, por miratohen sipas kërkesës së një pale specifike. Ligjet me porosi konsiderohen si e kundërta e shtetit të së drejtës apo shtetit të sundimit të ligjit pasi siç vërehet edhe në këtë rast, ligjet nuk janë të barazvlefshme për të gjithë, por mund të ndryshohen sipas kërkesave specifike të një njeriu apo një grupimi të caktuar.
Pyetur nga BIRN, qeveria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi./ Reporter.al
Grupi parlamentar i PD-së, me në krye Gazment Bardhin i ka...
Ka nisur puna për zbatimin e programit “Infrastruktura Bas...
Sot, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, po zhvillohet t...
Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, nuk ndalet me urdhrat...
Disa nga mediat proqeveritare në vend, apo që janë paguar ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimin e ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka deklaruar së fundmi s...
SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit....
Kreshnik Spahiu është shprehur së fundmi se vendosja e...
Sot shënohen 16 vite nga shpërthimi në Gërdec, ku humb...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u diskutua p...
E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por ad...
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Ndriçim Dushku, është...
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzat që rëndojnë mb...
Prej disa javësh, CNA ka nisur një investigim për kreu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Të dënuarit e burgut të Drenovës kanë nënshkruar një petic...
Pas arrestimit të Evis Berberit, kreut të ARRSH-së, ja...
Arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Berberi është s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...