web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Na keni çarë t****n me negociatat”/ Murrizi: Mos na i shisni si fitore, do bëni një vrimë në ujë

15 Mars 2024, 18:06, Aktualitet CNA
“Na keni çarë t****n me negociatat”/ Murrizi: Mos na i
Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reguar pas marrëveshjes mes grupit të Gazment Bardhit dhe mazhorancës në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore.

Murrizi thotë se nuk mund të quhen fitore ngritja e komisioneve për sterilizimin dhe sistemin TIMS, pasi ka dosje shumë më të nxehta për të cilat duhet të ngriheshin komisionet hetimore, duke përmendur skandalin McGonigal apo Reformën në Drejtësi.

Sipas Murrizit e vetmja gjë që po ndodh është që grupi i Bardhit po merr lëmoshë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.

Ish-deputeti e përfundon postimin e tij me një paralajmërim që nëse vazhdojnë kështu dhe mendojnë se mund të mashtrojnë këdo për karrigen e tyre në 2025 atëherë numri i karrigeve në 2025 do jetë sa gjysma që kanë sot dhe do zhgënjehen ata që mendojnë se me lëpirje mund të zënë radhën.

“Ka nje jave qe na çate tr me negociatat mes Gazit dhe Lindites e Çuçit.

A thua se po negocioni armepushimin mes Izraelit dhe Hamasit per te pushuar luften ne Gaza, apo Rusin me Ukrainen per ti dhene fund “ lavdise” imagjinare te nje ushtari te sorrosit siç eshte komediani Zelenski qe sa ka bredh keto 2 vite “ lufte” nuk ka bredh e nuk mund te bredh dot gjithe jeten.

A mund ta dime edhe ne te tjeret se çfar po negocioni??

Po negocioni per nje gje qe jua jep Kushtetuta dhe Rama e Linda e parlamentit po ju jep lemosh nje te katerten e asaj qe keni kerkuar????

Po negociojme thone per te kthyer ne normalitet Parlamentin!!!!!

Po per çfare “negociatash” ka nevoj nese ju vete nuk do rrini ne kembe por do uleni ne karriket tuaja e nuk do beni zhurmuesin por do flisni nga 10 minuta ( ata qe dine te flasin) per te denoncuar skandalet marramendese te qeveris???

Dhe keto “ negociata” pastaj kerkoni te na i shisni si “ fitore” te medha te opozites

E çfare fiton opozita apo qytetaret opozitare nga keto negociata?????

Opozita ka mision te behet shumice tek qytetaret jo shumice e pakices brenda vetes tek numri i deputeteve qe shumica jane lavjerres qe prej 9 shtatorit 2021 nuk e din as vete se me kë jane e çfare jane

A po negocioni gjë per sistemin zgjedhor?????

A po negocioni gje per te prishur pazarin e ndyre te prillit 2008 qe ti ktheni sovranitetin e votes Shqiptareve qe te zgjedhin me vote perfaqesuesit e tyre e jo thjesh te votojne?????

A po negocioni qe Shqiperia te mos jete 12 qarqe e qe mos te kete deputet pushteti me 6800 vota ne Vlore dhe deputet opozite me 13900 vota ne Gjirokaster???

A po negocioni qe te votojne rreth 2 milion Shqiptare qe jane emigrant????

A po negocioni per LISTA TE HAPURA,apo per te ruajtur menderen tuaj ne lista te mbyllura duke u lepire here tek luli here tek ledi here tek gazi e pastaj tek Berisha????

E nese nuk po “negocioni” per keto, a ka mundesi te mos na çani tr me keto palo negociata!!!!!!!

Te na e shisni si “ fitore” se do ngrini komision hetimore per Beqajn kur Beqaj e ka mare rrugen per tek 7 penxheret eshte te na fyeni edhe injorancen po mire inteligjencen.

Te na shisni si “ fitore” se do beni nje vrime ne uje me hetimin e te dhenave personale eshte njelloj si ky manuali i veshjes se brekeve i vitit 1948 i partis komuniste.

Komisione hetimore qe mund te nxirnin lakuriq qeverine do ishte çeshtja Mc Gonigal, investitoret strategjik nese nuk jeni te piste vete apo ish deputet te opozites qe kane dhene doreheqien apo “ shiten” mandatin, falja e 3 miliard euro pasuri arabeve ne portin e durresit, dy anijet gjenerator qe marin 600 milion euro pa u ndezur kurre ne Vlore, minjera tendera pa gare dhe me çmim sa vlera e shpallur dhe kush i ka mare qe Shqiptaret ta marin vesh se tendera marin edhe “ opozitaret” e shum te tjera si keto qe rendojne ne xhepat e Shqiptareve.

Dhe nese doni qe te nxirni zbuluar se çfare eshte bere me drejtesine e “ re”, duhet te kishit kerkuar nje komision hetimore per reformen ne drejtesi e do shihnin çudira ku rreth 500 milion euro i ka mare nje firme kanalesh vaditese dhe pusetash e ish kancelarit te Austrise Kurtz qe ka sjlle ketu disa punonjes si vezhgues te onm qe paguhen 23 mij euro ne muaj sejcili dhe qe jane tallur me 800 gjyqtare e prokuroret Shqiptare.

Po keni kellqe shihni dhe hetoni se si e kane kaluar vetingun disa funderrina vetem pse jane ushtare te bandave apo te partise ne pushtet dhe si kane ikur nga vetingu te tjere vetem pse nuk i perkasin sojit bastard te ish hetuesis, prokuroris apo sigurimit

Per keto qe them une jo qe nuk ju le njeri te hetoni por edhe ju vete as qe ju ka degjuar njeri te belbezoni, prandaj me lemoshen qe ju dha Rama dhe Linda mos na derdellisni sikur keni “ fituar”.

Dhe kur degjoj pastaj qe kete zbydhje rrevolucionare e paskeni bere sepse ju paskan ndermjetesuar nderkombetaret, me vjen te vjelle ,sidomos kur e degjoj nga gojehalet qe ne 2019 nuk ju binte mendja per nderkombetaret por ulerinin per te djegur mandatet dhe per ti falur rames 60 bashki, e sot ju del shkume nga goja duke lehur qe nuk ikim kurre nga parlamenti me vjen tua perdor surratin si sifon haleje.

Po vazhduat keshtu duke menduar qe mund te mashtroni kedo dhe kur te doni ju,vetem per menderen tuaj te ndyre dhe per nje karrike te qelbur te 2025, ju garantoj qe numri i karrikeve te opozites ne 2025 do te jete sa gjysma e karrikeve qe keni sot, prandaj do zhgenjeheni me shume se gjysma juaj qe mendoni se me lepirje keni zene radhen”, shkruan Murrizi.  

 





Lajmet e fundit nga