Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Këshilli i Ministrave pas shkrirjes së institucionit të Albanologjisë ka miratuar planin se do funksionojnë 6 institutet.
Sipas vendimit Këshilli i Ministrave ka vendosur për ngritjen pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (në vijim, Akademia) të njësive të përhershme të kërkim-studimit, si njësi vijuese të veprimtarisë në fushën e albanologjisë të njësive kryesore të Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Më tej thekoset se, njësitë e përhershme të kërkim-studimit organizohen dhe funksionojnë sipas përcaktimeve në statutin e Akademisë, në rregulloret e brendshme të tyre dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Marrëdhëniet dhe raportet e njësive të përhershme të kërkim-studimit me strukturat ekzistuese të Akademisë dhe me organet e saj drejtuese rregullohen sipas përcaktimeve në ligjin nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në statutin e Akademisë.
V E N D I M PËR NGRITJEN DHE ORGANIZIMIN E NJËSIVE TË PËRHERSHME TË KËRKIM-STUDIMIT NË ALBANOLOGJI PRANË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ngritjen pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (në vijim, Akademia) të njësive të përhershme të kërkim-studimit, si njësi vijuese të veprimtarisë në fushën e albanologjisë të njësive kryesore të Akademisë së Studimeve Albanologjike, si më poshtë vijon:
a) Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë;
b) Instituti i Arkeologjisë;
c) Instituti i Historisë;
ç) Instituti i Antropologjisë;
d) Qendra e Studimit të Arteve;
dh) Qendra për Botimet Enciklopedike e Albanologjike (QBEA).
Qëllimi, fusha e kërkimit të njësive të përhershme të kërkim-studimit, mënyra e funksionimit dhe e organizimit të tyre, organet drejtuese dhe strukturat përbërëse përcaktohen në statutin e tyre përkatës, pjesë përbërëse e statutit të Akademisë.
Njësitë e përhershme të kërkim-studimit organizohen dhe funksionojnë sipas përcaktimeve në statutin e Akademisë, në rregulloret e brendshme të tyre dhe kuadrin ligjor në fuqi. Marrëdhëniet dhe raportet e njësive të përhershme të kërkim-studimit me strukturat ekzistuese të Akademisë dhe me organet e saj drejtuese rregullohen sipas përcaktimeve në ligjin nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në statutin e Akademisë.
Njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si institute drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje departamentet, të cilat drejtohen nga përgjegjësit e tyre, ndërsa njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si qendra drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje sektorët, të cilët drejtohen nga përgjegjësit e tyre. Në mbështetje të këtyre njësive të përhershme, funksionon dhe administrata ndihmëse e këtyre njësive në bashkëpunim me administratën e Akademisë, si pjesë e nën drejtimin e saj, në përputhje me rregulloret e brendshme të këtij institucioni.
Njësitë e kërkim-studimit të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, kanë buxhetin e tyre si zë më vete në buxhetin vjetor të Akademisë, i cili detajohet për shpenzimet e personelit dhe shpenzimet e tjera korrente me vendim të Kryesisë së Akademisë. Procedurat për çeljen e buxhetit të tyre përcaktohen në udhëzimin vjetor të zbatimit të buxhetit.
Njësitë e kërkim-studimit në albanologji e ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe përdorin asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, së bashku me tërësinë e aseteve dhe të fondeve të trashëgimisë të kaluara në administrim të Akademisë, nëpërmjet vendimit nr.338, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”.
Marrëveshjet në fuqi, nënshkruar nga përfaqësues të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) apo të njësive në përbërje të saj me institucione apo njësi të ngjashme, vendase apo të huaja, ruajnë vlefshmërinë juridike për sa kohë nuk ka kërkesë për revokim nga palët nënshkruese përgjegjëse. Marrëveshjet e lidhura në nivel institucional ndiqen nga Akademia, ndërsa marrëveshjet me palë nënshkruese njësitë e ASA-s ndiqen nga njësitë e përhershme përkatëse të kërkim-studimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
Kërkuesit shkencorë të njësive të përhershme gëzojnë të njëjtin status si të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë. Kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.748, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë”, të ndryshuar. Për personelin akademik, nivelet e pagave sipas kufirit minimal të vendimit të sipërcituar garantohen nga buxheti i shtetit i miratuar për Akademinë.
Për personelin administrativ, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me shkronjën “ç”, të pikës 1, të vendimit nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”.
Për punonjësit mbështetës, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës edhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.
Organika e njësive të përhershme të kërkim-studimit për punonjësit kërkimorë, shkencorë, administrativë dhe mbështetës përbëhet nga 127 (njëqind e njëzet e shtatë) punonjës.
Të ardhurat e ASA-s për vitin 2023 trajtohen sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor për arsimin e lartë, duke u mbartur dhe në vitin 2024 dhe përdoren me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, për njësitë përgjegjëse të përcaktuara në këtë vendim.
Ngarkohet Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1.1.2024./ CNA
Një nga neurokirurgët më të mirë të Spitalit Amerikan, dok...
Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle në banesat e d...
Ditën e sotme, ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur...
Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë r...
Të gjithë qytetarët rekomandohen që të shmangin lëvizjet d...
Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK, ku ka...
Mijëra shqiptarë kanë vuajtur me orë dhe ditë të tëra ...
Një polic i vetëm është lënë për të drejtuar trafikun kaot...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte ...
Të gjithë qytetarët rekomandohen që të shmangin lëvizjet d...
Torturë për qytetarët në hyrje të qytetit të Elbasanit, në...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa fot...
Detaje të reja kanë dalë nga hetime për ish-ministrin ...
Gjergj Luca është një allishverish më vete. Me të qes...
Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e avokatëve të k...
Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në deklaratë p...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë paraqit...
Në foton më sipër është shqiptari Klodian Saliaj autor...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencë me gazetarët,...
Marsida Xhaferllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...