"Qytetarët do "pastrojnë" Bashkinë"/ Berisha: Të premten në protestë
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qyteta...

Ndryshimet ligjore për “Zonat e Mbrojtura”, që i hapin rrugë popullimit të tyre me struktura të mëdha hotelerie, u cilësuan si “zhvillim i qëndrueshëm për turizmin” nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Mazhoranca dhe qeveria anashkaluan kundërshtimin e organizatave mjedisore për shkatërrimin pa kthim të ekosistemit natyror të këtyre zonave.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mbrojti të enjten në Kuvend ndryshimet ligjore për Zonat e Mbrojtura, si një hapje rruge e zhvillimit të turizmit brenda këtyre zonave, pavarësisht shqetësimeve të organizatave mjedisore se në fakt po i hapet rrugë betonizimit të tyre.
E thirrur në interpelancë nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ministrja argumentoi se ligji në fuqi kishte qenë i ngurtë dhe strikt në mbrojtje të natyrës duke mos lejuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
“Andi nga Gjinari ka një objekt, shtëpinë e tij njëkatëshe, të cilën donte ta rikonstruktonte për ta kthyer në bujtinë, brenda pronës së tij, por për shkak të përcaktimeve ligjore të ligjit ekzistues të zonave të mbrojtura, projekti i tij, mjaft i këndshëm por edhe i dobishëm për fshatin, mori përgjigje negative nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”- e nisi fjalën Kumbaro duke mbrojtur ndryshimet ligjore që liberalizojnë ndërtimet në këto zona.
“Sepse ligji ekzistues kishte vetëm 1 fjali; nuk lejohen ndërtime që ndryshojnë gjendjen natyrore të ekosistemit”- shtoi ajo duke shtuar se tashmë ndërtimet do të bëhen duke ruajtur ekuilibrin me natyrën.
Megjithatë, kundërshtimi i këtij ligji nga organizatat mjedisore dhe opozita nuk lidhej me ndërtime si shembulli që solli Kumbaro, por me lejimin e strukturave të mëdha turistike dhe infrastrukturore brenda këtyre zonave duke rrezikuar shkatërrimin pa kthim të tyre dhe ekosistemit natyror.
Por Kumbaro i mbrojti këto ndërtime si “modele zhvillimi të qëndrueshëm” që do t'i shërbenin ofertës turistike të vendit.
“Ajo që ka ndodhur në këto vite është se realiteti ka ecur më shpejt dhe mendjehapja e shqiptarëve më shpejt se sa ligjet apo burokracia shtetërore, dhe na rezulton se realiteti në terren nuk na përputhet me ato që kemi në rregullore…”- argumentoi ajo nevojën për ndryshimet ligjore.
Ministrja pretendoi se ligji i ri ofronte “garanci” që projektet e turizmit elitar do të jenë miqësore me mjedisin.
Ndërkohë deputetja Zhupa e akuzoi mazhorancën se me ndryshimet ligjore po i hapte rrugë shkatërrimit të këtyre zonave në shërbim të oligarkëve të afërt me qeverinë. “Ligji u bë me porosi që Butrintin, Velipojën, Divjakën ta jepnin për ndërtim”- tha ajo.
“Ligjin e ke bërë për oligarkët, siç keni bërë në Gjirin e Manastirit”- iu drejtua ajo Kumbaros duke shtuar se me këtë ligj po lejohet betonizimi dhe tjetërsimi i ZM-ve.
Ndryshimet në ligjin për ZM-të u propozuan fillimisht nga një grup deputetësh dhe mbi draftin e tyre u bënë dëgjesat publike me aktorë të shoqërisë civile, por në momentet e fundit një variant i ardhur nga qeveria u miratua pa konsultim publik duke anashkaluar dhe një thirrje të BE-së për tërheqjen e tij.
Sipas versionit qeveritar që u miratua nga mazhoranca brenda ZM lejohet ndërtimi i strukturave të mëdha turistike dhe çdo veprimtari apo infrastrukturë tjetër mbështetëse në funksion të tyre.
Po ashtu, vendimmarrja për këto zona kalon në varësi të Këshillit Kombëtar të Territorit, një organ shtetëror që nuk e ka detyrim ligjor konsultimin publik./ Reporter.al
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qyteta...
Lulzim Basha i "xhindosur" i është kundërpërgjigjur Ga...
Ditën e sotme është miratuar me 111 vota pro amendamen...
Ministri Ulsi Manja ka bërë për 1 lek ushtarin e Lulzim Ba...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka shku...
Kuvendi ka votuar për ligjin për Amnistinë Penale. Ligji ...
Kuvendi ka miratuar projektligjet për koncesionet dhe inve...
Gazetari Julian Hoxha ka folru për arrestimet dhe hetimet ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka shigjetuar Lulzi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në r...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot, në lidhje ...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste...
Të enjten, Gjykata e Posaçme ka njohur me masën e sigurisë...
Mjafton të kthesh televizionin te “News 24” apo të shi...
Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë, ka...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërk...
Vijon të jetë aktive vatra në fshatin Niçë të njësisë ...
Gjatë raportimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokur...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kësh...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...