
Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedim me qytetarët e Lezhës u shpreh se Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.
Sipas tij ai ka mbushur institucionet e drejtësisë me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro.
Berisha tha se bota e mori vesh me një jehonë të jashtëzakonshme se ai nuk pranon të hetohet për korrupsionin e tij, se ai është i korruptuar.
Lideri historik i PD-së ju bëri apel që të gjithë të ngrihen kudo që janë.
“Bota e mori vesh me një jehonë të jashtëzakonshme se ai nuk pranon të hetohet për korrupsionin e tij. Se ai është i korruptuar. Por kjo nuk mjafton. Ky është një apel që të ngrihemi kudo që jemi. Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës. Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.
Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë. E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje. Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro. Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës. U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është. Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë.”, tha Berisha në Lezhë./ CNA
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ball...
Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedim me qyte...
Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me ...
Në qarkun Kukës, Shkodër dhe Dibër është përkeqësuar s...
Në rrugën e Dardhës kanë filluar reshje dëbore. 2 mje...
Rusia ka dërguar valë të dronëve kamikaze në Ukrainë, ...
Në Elbasan bëhet me dije se shërbimet e Policisë kanë ...
Kanë nisur reshjet e dëborës në juglindje! Kjo është ...
Partia Demokratike në një deklaratë ka bërë publike disa d...
Vendi është përshkuar nga reshje të shumëta. Policia ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një ...
Reshjet e dendura të shiut si dhe reshjet e borës në z...
Kjo fundjavë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dh...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskenat në sall...
Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Voskopojë ...
ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) ka njoftuar se në a...
Partia Demokratike vijon të denoncojë shkeljet e kryet...
Një 18-vjeçar është gjendur i pajetë dhe pa shenja dhu...
Probleme me qarkullimin në Rrugën e Kombit për shkak t...
Prej gati 24 orësh në të gjithë vendin janë regjistrua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...