Demokrati Gjergj Luca i lutet Doktorit: Na bëj një ditë burrash, se gratë na i mori Edi Rama
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, i njohur për reagimet e...

Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant në trafik.
Një sondazh i “Monitor” vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e të anketuarve ishin nga kryeqyteti, gjeti se 70% e përdoruesve të makinave shpenzonin më shumë se një orë në trafik çdo ditë. 41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur.
Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke kaluar në 2025-n për herë të parë shifrën e 1 milionë (1,047,427), ku mbi 80% e tyre janë autovetura.
Në raport me popullsinë, Shqipëria ka në total 443 mjete për 1 mijë banorë, që pavarësisht rritjes mbetet ndër më të ulëtat në Europë. P.sh., vetëm për autoveturat, Shqipëria kishte 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 578 që është mesatarja europiane.
Po cilat janë qytetet më të ngarkuara me automjete.
“Monitor” përpunoi të dhënat për numrin e mjeteve totale të regjistruara sipas bashkive, bazuar në shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të transportit Rrugor për 61 bashkitë në vend, në raport me popullsinë përkatëse të këtyre bashkive, sipas Censit 2023 të INSTAT.
Bashkia që ka numrin më të lartë të mjeteve për 1000 banorë është Saranda. Qyteti bregdetar ka 22.6 mijë banorë, ndërkohë që ka të regjistruara 16.2 mijë automjete, ose 716 mjete për 1000 banorë. Ky përqendrim i automjeteve është 61% më i lartë sesa mesatarja kombëtare. Në verë, trafiku në Sarandë është pothuajse i paralizuar, jo vetëm për shkak të vendasve, por dhe dyndjes së turistëve dhe rrugëve të ngushta.
I dyti është qyteti bregdetar i Durrësit, me 584 mjete për 1000 banorë, ose 32% më shumë se mesatarja kombëtare. Në Durrës trafiku është i pranishëm jo vetëm në sezon, por përgjatë gjithë vitit, ndërsa parkimi, përveçse në hyrje ku është ndërtuar projekti i ri nga bashkia, mbetet tepër i vështirë.
Kurbini është në vend të tretë, me 557 mjete për 1000 banorë.
Listën e vijon një tjetër qytet bregdetar, Vlora, me 551 mjete për 1000 banorë.
Tirana, ku më shpejt mund të shkosh në një destinacion në këmbë, sesa me automjet, renditet në vend të pestë, ku për çdo dy banorë ka një automjet (533). Një tjetër mision i pamundur, ose shumë i shtrenjtë në kryeqytet është dhe parkimi.
Në sondazhin e Monitor, 84% e përdoruesve thanë se hasin gjithmonë probleme për të gjetur një vend ku të lënë automjetin. Kostot mesatare mujore të parkimit po i kalojnë 10 mijë lekë në muaj. Edhe blerja e një apartamenti shpesh është e “pavlefshme”, nëse nuk ke vend parkimi, dhe nëse duhet ta blesh kushton deri 60 apo 80 mijë euro, aq sa dikur mund të blije një shtëpi të madhe.
Bashkitë e mëdha, ku banorët kanë më pak makina janë Berati, Dibra, Përmeti, Pogradeci, me më pak se 300 mjete për 1000 banorë./monitor
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, i njohur për reagimet e...
Gjenerali Ded Prenga komentoi sot situatën tepër të tensio...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashim për orët e...
Kjo e diel e datës 8 mars mbart një simbolikë të veçantë, ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë një po...
Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është kremtu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka...
Në episodin e sotëm të podcastit “Flasim”, kryeministri Ed...
Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë mëngjesin e kësaj të...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në aksin Varib...
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë që...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet e tij ...
Ka përfunduar numërimi i votave në degën e Partisë Demokra...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka ndarë një ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me o...
Në kuadër të Festës së Mësuesit, 7 Marsit, Këshilli i Qark...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...