
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë ditën e sotme në çeljen e Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Rama u shpreh se hapja e kësaj qendre shënon një epokë të re të zhvillimit teknologjik dhe modernizimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
"Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, synohet ndër të tjera të forcohen kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje”, u shpreh Rama.
Po gjatë ditës së sotme, Rusia ka reaguar me anë të zëdhënëses të Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila ka akuzuar NATO-n dhe BE-në, se po zgjerojnë qendrat e tyre kibernetike të orientuara për sulme ndaj Rusisë.
Zakharova deklaroi se një qendër e tillë po hapet edhe në Shqipëri, duke pretenduar se misioni i qendrës do të jetë që të ndihmojë në “krijimin e një imazhi negativ për Rusinë”.
Po ashtu, Zakharova paralajmëron se në këtë formë, po krijohet një tjetër burim kërcënimesh hibdride në Ballkan, duke shtuar se “rajoni ka tepër probleme politike”.
Zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse pretendon se një qendër e ngjashme është krijuar në vitin 2017 në Helsinki të Finlandës, për të cilën, ushtarakët rusë thonë se vepron në sferat ushtarake, politike, diplomatike, ekonomike, informative, mjekësore dhe të tjera për të dëmtuar imazhin pozitiv të Rusisë. Zakharova ka akuzuar NATO-n për manovra të rrezikshme lufte.
“Aktualisht, në marrëdhëniet me Rusinë, blloku është kthyer në mendësinë e Luftës së Ftohtë. Në dokumentet e doktrinës së tij, vendi është shpallur, po e citoj ‘kërcënimi më i madh i drejtpërdrejtë’. Ka një grumbullim aktiv të ushtrisë në kahun lindor. Stërvitje ushtarake janë të një shkalle të paprecedentë. Po përgatiten për luftë kundër Rusisë dhe as që e fshehin”, deklaroi ajo.
Emisioni ‘Plug’ në SYRI TELEVIZION, solli të dhëna të reja...
A i kanë sulmuar vërtet hakerat iranianë serverat e in...
Mbrëmjen e sotme, një zjarr masiv ka përfshirë kurorën...
Sonte në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të dr...
Gazetarja Klodiana Lala teksa ka në focus të emisionit...
Gazetarja Ola Xama në emisionin e gazetares Klodiana Lala ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Gazetarja Klodiana Lala trajtoi këtë të mërkurë, arres...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se te hoteli ku aksioner ë...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detajin pas hetimeve në...
Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Në shënjestër...
Gazetarja Ola Xama ka folur për abuzimet me tenderat në Ba...
Eksperti i IT, Gent Progni në një intervistë për CNA ka de...
Kur shpërtheu skandali i Unazës së Madhe, Edi Rama ishte n...
Aventura e re e gazetarit Blendi Fevziu kësaj here ka ...
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Info...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ditën e sotme ka pr...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar në lidhj...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i është drejtua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...