web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Punimet në “Arrat e Gurrës” vijojnë 24/24"/ Drejtori i ARRSH-së: Të hënën përcaktohen afatet për rrugën alternative

28 Shkurt 2026, 15:59, Aktualitet CNA

"Punimet në “Arrat e Gurrës” vijojnë

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudhës Shqiptare, kanë përditësuar situatën mbi ecurinë e punimeve në zonën e “Arrave të Gurrës”, ku prej ditësh vijon ndërhyrja intensive për stabilizimin e rrëshqitjes dhe garantimin e sigurisë së infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Sipas Kozelit, punimet po zhvillohen me ritme të larta dhe pa ndërprerje, 24 orë në ditë. Kontraktori ka organizuar dy turne nga 12 orë, ndërsa në terren është angazhuar një numër i shtar mjetesh dhe punëtorësh.

“Ka një mobilizim total në mjete. Po bëhet vazhdimisht evadimi dhe largimi i masave nga trupi i rrëshqitjes, për ta çuar skarpatën drejt ekuilibrit natyral dhe njëkohësisht për t’i hapur rrugë shpimeve të sondave,” u shpreh Kozeli.

Shërbimi Gjeologjik ka përcaktuar katër pika shpimi në pjesën e sipërme të zonës së prekur. Një prej tyre ka përfunduar, e dyta pritet të realizohet gjatë ditës së sotme, ndërsa dy të tjerat do të kryhen nesër. Paralelisht, eskavatorët po përgatisin terrenin për kryerjen e sondazheve.

Ndërkohë, ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, konkretisht devijimi i trupit të lumit, me qëllim që të mos godasë pjesën e skarpatës nën hekurudhë.

Në terren janë angazhuar gjithashtu përfaqësues nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Instituti i Inxhinierisë, të cilët po ofrojnë asistencë teknike dhe këshillim të vazhdueshëm. Projektuesi ka paraqitur tre propozime lidhur me trajektoren e ndërhyrjes, të cilat janë diskutuar nga grupi i punës.

Sipas drejtuesve të ARRSH-së, të hënën pritet të bëhet vlerësimi përfundimtar i volumit të punimeve dhe të përcaktohen afatet konkrete për realizimin e rrugës alternative në trupin lumor, në krah të Hekurudhës Shqiptare.

“Punimet po ecin mjaft mirë, po punohet me orare të pandërprera 24 orë. Kontraktori ka ndarë dy turne nga 12 orë. Ka një mobilizim në mjete total. Ndodh vazhdimisht evadimi, largimi i masave nga trupi i rrëshqitjes, kjo për ta çuar skatpatën drejt një ekuilibri natyral të saj, por ndërkohë paralelisht edhe për t'i hapur vend shpimeve të sondave.

Shërbimi Gjeologjik ka përcaktuar katër spote në këtë pjesën e sipërme. Një sapo përfundoi pak më parë, e dyta do të zhvillohet sot, ndërkohë që eskavatori po i hap vendin për shpimin e saj, ndërkohë dy të tjerat do të bëhen ditën e nesërme. Ka përfunduar mbrojtja lumore, pra devijimi i trupit lumor që mos godasë pjesën e skatpatës nën hekurudhën shqiptare.

Ka një mobilizim total nga ana e kontraktorëve, autoritetit, edhe Hekurudhës Shqiptare, Shërbimit Gjeologjik. Ndërkohë pak më parë ishin edhe dy pjesëtarë të Universitetit Politeknik Tiranë dhe të Institutit të Inxhinierisë, sepse ne po këshillohemi vazhdimisht me ta. Projektuesi ishte në terren bashkë me ne, me të cilin u këshilluam lidhur me propozimet që ai ka sjellë, sepse ditën e djeshme  solli tre propozime.

Ne u mblodhëm sot në mëngjes para se të niseshim për inspektim, ku bëmë diskutimet tona. Ne besojmë që ditën e hënë jemi në gjendje, sepse duhet ta vlerësojmë, pra ai ka sjellë propozimet e tij lidhur me trajektoren, ndërkohë që ne duhet të vlerësojmë nga ana jonë volumet e punës, sepse këto janë ato që përcaktojnë edhe afatet, për të cilat natyrisht është i gjithë opinioni publik i dëshiruar për t'u njohur. Kështu që ne si autoritet mendojmë që të hënën jemi në gjendje për të përcaktuar afatet e punës sa i takon rrugës alternative në trupin lumor në krah të Hekurudhës Shqiptare", tha Kozeli./ CNA





Lajmet e fundit nga