"Inkurajoj qeverinë të trajtojë shqetësimet e qytetarëve"/ Marta Kos flet për protestat në Tiranë
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë konfer...
Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë?

Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerimi”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, u prezantua së fundmi në Tiranë dhe në Prishtinë. Romani flet për Shqipërinë si kandidate për anëtarësim në BE në kontrast me prirjet aktuale që mbizotërojnë në radhët e BE-së.
DW: Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë?
Ka shumë arsye. Për mua, arsyeja më e rëndësishme është se Ballkani Perëndimor thjesht i përket Evropës dhe gjithmonë është perceptuar si një rajon krizash. Nëse dikush këtu mund të sjellë paqe, ky është projekti i paqes së BE-së, sepse të gjitha kufijtë kombëtarë zhduken, krijohet një treg i përbashkët dhe gjithashtu është shumë i rëndësishëm një sistem i njëjtë ligjor. Ka dhe arsye të tjera, siç ka thënë zonja Merkel, Shqipëria ka rezervat më të mëdha të bakrit dhe kromit në Evropë dhe kjo i duhet industrisë gjermane, një arsye tjetër kjo që më bën të qesh...
DW: Pse libri quhet "Zgjerimi”?
Sepse ka të bëjë me vendet që duan të hyjnë në BE, ndërsa nga ana e BE-së, kjo shihet si zgjerim. Më interesoi të zbuloja si është të jetosh në këtë vend (në Shqipëri), si është mentaliteti, kultura etj. Në Shqipëri, ku shumica dërrmuese e popullsisë dëshiron të hyjë në BE, ndërsa ka anëtarë që shkelin ligjin evropian dhe bllokojnë zhvillimin evropian. Ky është një kundërshtim i tmerrshëm. Për më tepër, një arsye tjetër që më bindi për pranimin në BE është optimizmi i madh dhe dinamika që ndjeva aty, përkundër shteteve anëtare që sot janë shumë pesimiste, me frikëra dhe dyshime për të ardhmen. Një injeksion optimizmi do t'i bënte mirë BE-së.
DW: Pse keni përdorur në kopertinën e librit figurën e Skënderbeut ?
Skënderbeu është një figurë interesante. Historikisht është një hero evropian që ka luftuar kundër osmanëve dhe ka mbrojtur Perëndimin e krishterë. Në atë kohë, përmendore të tij kishte në shumë qytete të Evropës, por kur filloi krijimi i kombeve, ai u harrua, sepse nuk përfaqësonte një hero kombëtar. Më pas, ai u bë hero kombëtar në Shqipëri. Ishte i pari që bashkoi klane, grupe e fise etnike dhe kështu vendosi bazën për shtetësinë e Shqipërisë. Kjo dialektikë e heroit kombëtar evropian më interesonte.
DW: Shumë mendojnë se në protagonistët e librit keni përfshirë edhe kryeministrin shqiptar. A qëndron ky hamendësim?
Po, kryeministri shqiptar është kryeministri shqiptar. Në romanin tim është ai ashtu si në realitet. Të shpikja diçka tjetër do të ishte fëminore. Ai është një rast shumë interesant në politikën evropiane, sepse, me aq sa di, është i vetmi kryetar shteti që është edhe artist i njohur dhe ka artistë në ekipin e tij të këshilltarëve, gjë që është shumë e pazakontë dhe natyrisht që më tërhoqi interesin.
DW: BE-ja ka nevojë për reforma, por nuk është në gjendje t'i realizojë ato. A duhet të shtypë një buton "reset” para një zgjerimi të ri?
Nëse do të bëhej shpejt, padyshim do të ishte e dobishme. Por tani situata në BE është shumë e ndërlikuar. Zhvillimi evropian, që ishte menduar të tejkalonte nacionalizmin, tani është bllokuar nga rindezja e nacionalizmit në disa vende anëtare. Situata ka vetëm një rrugëdalje të mirë, ose një rrugë të tmerrshme. Rrugëdalja e mirë është të arrijmë ta rindërtojmë idenë e BE-së dhe ta ngulitim sërish në ndërgjegjen e qytetarëve evropianë, duke treguar se gjithçka e arritur deri tani ka përmirësuar jetën dhe paqen e të gjithë evropianëve. Kështu mund të realizohet reforma institucionale dhe mund të punohet për një Kushtetutë Evropiane. Nëse ndodh rruga e keqe dhe BE-ja shpërbëhet, atëherë do të pasojë mjerimi, dhe mund të ketë edhe luftë civile. Atëherë njerëzit do të thonë se kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe gjithçka do të fillojë nga e para./ DW
Me gjithë përbetimet e Edi Ramës se Francesco Becchett...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për bllokimin e grup...
Ish-Presidenti Bamir Topi foli këtë të diel për hetime...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për bllo...
Të dielën, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me ...
Dy linja hekurudhore shqiptare Durrës-Hani i Hotit dhe Rro...
Këtë të Shtunë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ...
Të shumtë janë figurat publike të cilat kanë vlerësuar vep...
Gazetarja Rudina Muça, me tone të ashpra, ka denoncuar...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë mars...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e cilës...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë-marshimin e o...
Nis marshimi i opozitës në Shkodër, pas ngjarjes kriminale...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar pl...
Për të pestin vit radhazi mbahet në Kolonjë kolona e pikto...
Disa emigrantë të kthyer në Shqipëri përjetojnë rezultate ...
Nga e hëna anija e Marinës ‘Libra’, do të kthehet në staci...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën...
Korça ka vlerësuar figurën e Llazar Fundos, intelektualit ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...