Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Departamenti i Arsimit të Lartë në PD mbështet dhe solidarizohet me Lëvizjen Universitare.
Drejtuesja e Departamentit, Lili Sula ka bërë thirrje për të mbeshtetur protestën e pedagogëve.
“Prej disa javësh pedagogët, stafet akademike, ndihmës akademike e administrative. protestojnë: për autonomi universitare, për liri akademike, për mbështetje të kërkimit shkencor. Pedagogët protestojnë- kreu i qeverisë u thotë se do t'u bëjë vetting e do t'u kontrollojë pasurinë. Bashkohemi me protestën kombëtare e cila do të mbahet nesër në orën 11.00 në Korpusin Qëndror të Universitetit Politeknik të Tiranës”, është shprehur ajo,
Deklaratë e Drejtueses se Departamentit të Arsimit të Lartë, Shkencës dhe Inovacionit, Lili Sula.
Përshëndetje, të nderuar qytetarë!
Qeveria po bën gjithçka që të mbjellë krizën e saj agresive e korruptive kudo.
Një krizë e thellë dhe e pashembullt ka zënë rrënjë edhe në themel të institucioneve tona arsimore.
Prej disa javësh pedagogët, stafet akademike, ndihmës akademike e administrative. protestojnë: për autonomi universitare, për liri akademike, për mbështetje të kërkimit shkencor.
Pedagogët protestojnë- kreu i qeverisë u thotë se do t'u bëjë vetting e do t'u kontrollojë pasurinë.
Protesta vazhdon- kreu i qeverisë ne vend që të kërkoje ndjesë, u bën presion stafeve të universiteteve rajonale dhe është gati t'i kthejë në filiale, në rastin më të mirë, e po i kërcënon se do t'u vërë kyçin në portat e dijes, meqë po mbështesin protestën. Protesta vazhdon, e mbështetet nga studentët- kreu i qeverisë sajon situata surreale, për të mbajtur tre vjet në sirtarin e tij diplomat e studentëve të mjekësisë, e kjo nuk do të thotë të mbash të diplomuarit këtu.
Me këto ritme, nuk do jetë larg dita kur , ashtu edhe siç po ndodh prej vitesh në fakultete të tjera edhe në Fakultetin e Mjekësisë të mos regjistrohen më studentë.
Por me sa duket ky nuk është shqetësimi i kreut të qeverisë që i ka duart e zëna në instalacionin prej druri në shifrën marramendëse 4.4 milion euro në oborrin e kryeministrisë dhe këmbët nuk i zënë dhe, duke fluturuar 127 herë me charter me shifrën marramendëse 19 milionë euro.
Ndaj nuk ulet të dëgjojë e të kuptojë pedagogët, kërkesat e të cilëve bazohen dhe në rekomandimet e BE për arsimin e lartë: Të kuptojë se mbështetja për kërkim shkencor është domosdoshmëri, të kuptojë se p.sh. për të marrë pjesë në një konferencë pedagogu duhet të mbështesë veten në fazën kërkimore dhe të përgatitjes së punimit, si dhe për taksën e veprimtarisë edhe për udhëtimin e akomodimin, po kështu edhe për të botuar në revista të indeksuara, si dhe për krijuar bibliotekën profesionale që është mjeti i parë i punës së çdo pedagogu.
Sikur stafet universitare të mbështeteshin për këto domosdoshmëri, sigurisht, që kontributi i tij nuk do të shkonte në këtë eksod akademik e studentor, që s`ka paralele në histori, as në mbylljen e shumë degëve të studimeve universitare në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë etj, mes të cilave, mjaft degë të albanologjisë, që përkufizojnë identitetin tonë kombëtar, për të cilat nuk tregohet kurrfarë interesimi, as në kufizimin e funksioneve thelbësore të universiteteve të cilave prej shumë vitesh iu ndalua cikli i studimeve doktorale, as në mohimin e të drejtës së stafeve akademike për të futur tituj shkencorë, të cilët janë ndaluar arbitrarisht më vendim të këshillit të ministrave.
Sikur kreu i qeverisë t`i dëgjonte stafet universitare, padyshim që nuk do të vinim në këtë krizë të thellë ekonomike e në rritjen e kostove të përballimit të studimeve, nga ana e studentëve - (të cilët në Kosovë po subvencionohen me nga 100 euro secili dhe në Europë 2-5 herë më shumë), as në nëpërkëmbjen e figurës së pedagogut nga ministria e arsimit e cila, po të kryente detyrën e të zbatonte ligjin e indeksimit të pagave, rritja do të ishte disa herë më shumë se shifra qesharake.
Sikur kreu i qeverisë t`i dëgjonte stafet universitare, nuk do të vinim as në rënien e shpejtë të numrit të studentëve që regjistrohen në vit të parë në degët e shpallura prioritare, por do të ishin në një dialog të hapur e produktiv në përmbushje të të gjitha kërkesave të stafeve universitare, të cilat janë minimale dhe tërësisht të realizueshme.
Departamenti i Arsimit të Lartë pranë Partisë Demokratike, mbështet Lëvizjen universitare që synon rritjen e cilësisë së mësimdhënies, që shkon drejtpërdrejt në dobi të studentëve e, njëherësh, reformimin e modernizimin e jetës së brendshme të universiteteve, hartimin e zbatimin e strategjive politike, ekonomike, sociale e të tjerave aspekteve fondamentale në jetën e vendit që janë bllokuar qysh ne vitin 2015 me miratimin e Ligjit 80 i cili - siç është shprehur prej vitesh nga specialistët - centralizon dhe burokratizon funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Një universitet në krizë është tregues i drejtpërdrejtë dhe i padiskutueshëm i një shteti në krizë dhe pasojat e kësaj gjendjeje do të jenë jashtëzakonisht të shpejta dhe të rënda, ndaj i bëjmë thirrje të gjithë stafeve universitare, pedagogë e studentë, stafe ndihmës akademike e administrativë në mbarë vendin, që nesër më 31 tetor, në orën 11:00 të jemi të gjithë bashkë në protestën kombëtare tek Korpusi Qendror i Universitetit Politeknik të Tiranës për t`i kërkuar me ngulm qeverisë të angazhohet seriozisht në plotësimin e kërkesave të lëvizjes universitare, pjesës më elitare të shoqërisë sonë.
Kozeta Mamaqi, nëna e Sokol Olldashit ka përkujtuar të bir...
59 mijë e 889 metra katrorë tokë u sekuestruan nga Prokuro...
Gjykata e Apelit në Shkodër dënoi me tre vite burg ish-kry...
Një nga të dëmtuarit që ka zbuluar Prokuroria e Vlorës në ...
Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar televizionin “Top...
Hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të...
Gazetari Artan Hoxha ka shkuar së fundmi në Dubai, pas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bër...
Deputeti Edmond Spaho, ka reaguar pas denoncimit të ga...
Gazetarja e Euronews Albania Ilnisa Agolli është nderuar m...
Avokati Saimir Vishaj "i ka vënë notë të pakalueshme" ...
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në lagjen nr1 në ...
Ndonëse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, k...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në D...
Analisti Kreshnik Spahiu ka zbuluar tre arsyet pse kry...
Kryetari i degës së PD, në Librazhd, Bujar Vreto ka ko...
45 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia greke,...
Tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale fasonerie të...
Teksa kryeministri Edi Rama, përdor një gjuhë ofendues...
Deputetja Erisa Xhixho mbajti fjalimin e saj në Konventën ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...