
Deputeti Edmond Spaho, ka reaguar pas denoncimit të gazetarit Elvi Fundo për policinë e Korçës, e cila shiti për sukses operacionin "Knock Down 2" me dhjetëra arrestime, duke bërë terror pa pasur prova.
Në një status në rrjetet sociale, Spaho thotë se ka informacione që operacioni i policisë së Korçës po rezulton të jetë më shumë një raprezalje ndaj të rinjve sesa luftë ndaj trafikut të drogës.
Ai ngre dyshimet nëse kemi të bëjmë me lojëra të drejtuesve të policisë, të cilët përpiqen të paraqesin "suksese" për interesa të zhvillimeve brenda Policisë së Shtetit dhe asaj të qarkut Korçë.
Deputeti thekson se me gjithë këto arrestime të duket sikur në Korçë po goditet një nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, pasi kaq shumë të arrestuar njëherësh nuk kanë ndodhur në Meksikë apo Kolumbi.
“Nga sa jam informuar nga burime nga qyteti i Korçës, policia në emër të luftës ndaj shpërndarësve të drogës, ka filluar një operacion, i cili po rezulton të jetë më shumë një raprezalje ndaj të rinjve se sa luftë ndaj trafikut të drogës.
Të arrestosh rreth 300 individë dhe t’i akuzosh për 700 gram drogë ngre pikëpyetje të mëdha. Jam kundër përdorimit të drogës, jam për goditjen e fortë ndaj gjithë atyre të cilët janë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, por nuk mund të pranoj që befas në qytetin e Korçës të ndalohen mbi 300 të rinj për 700 gram kanabis apo kokainë.
Korça kurrë nuk ka qenë problem në këto përmasa sa të arrestohen qindra të rinj. A mos vallë këtu kemi lojëra të drejtuesve të policisë, të cilët përpiqen të paraqesin "suksese" për interesa të zhvillimeve brenda Policisë së Shtetit dhe asaj të qarkut Korçë? Gjithë këto arrestime të duket sikur në Korçë po goditet një nga kartelet më të mëdha të drogës në botë, pasi kaq shumë të arrestuar njëherësh nuk kanë ndodhur në Meksikë apo Kolumbi. Në Shqipëri kemi parë raste kur për dhjetëra e qindra kg kokainë të ardhur nga Amerika e Jugut janë arrestuar vetëm shoferët e kamioneve apo magazinierët.
Kur këto raprezalje policore sfumohen nga gjykata dhe njerëzit lirohen për mungesë provash, të cilat duhet të paraqiteshin nga policia, në këtë rast problemi duket që është vetë policia”, shkruan Spaho./ B.A. – CNA.al
Gazetarja e Euronews Albania Ilnisa Agolli është nderuar m...
Avokati Saimir Vishaj "i ka vënë notë të pakalueshme" ...
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur sot në lagjen nr1 në ...
Ndonëse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, k...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në D...
Analisti Kreshnik Spahiu ka zbuluar tre arsyet pse kry...
Kryetari i degës së PD, në Librazhd, Bujar Vreto ka ko...
45 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia greke,...
Tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale fasonerie të...
Teksa kryeministri Edi Rama, përdor një gjuhë ofendues...
Deputetja Erisa Xhixho mbajti fjalimin e saj në Konventën ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Dibër, ka s...
Partia e Lirisë ka nisur procesin e votimit për kryeta...
Miliona paunda nga xhepat e taksapaguesve britanikë, do të...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar...
Kjo fundjavë është shoqëruar me temperatura të larta, e du...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Konventën Komb...
Genti Ibrahimi u angazhua si ekspert i lartë i Reformë...
Ilir Meta është vetëshpallur prej disa mujash si kryetar i...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar pas shën...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...