“Kërcasin” gjobat për mediat/ KQZ sanksione për mospasqyrim të barabartë në fushatën elektorale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin me...

Në mungesë të opozitës, mazhoranca shqyrtoi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave projektligjin e lojërave të fatit.
Sipas deputetëve të komisionit, ligji i draftuar më herët këtë vit nuk është në nivelet e duhura dhe ka shumë mangësi në disa fusha, si kontrolli i basteve online, monitorimi i platformave dhe menaxhimi i tyre nga shteti, jo nga sektori privat.
Ligji i draftuar në krye të herës nuk është në nivelin e sfidës për ta menaxhuar tregun, prandaj duhet një ligj më i plotë, u shpreh kryetari i komisionit, Eduard Shalsi.
“Duhet menjëherë të nisë puna që të jetë një ligj më i plotë, dhe duhet të bëhen më shumë ndryshime për të formalizuar tregun më mirë.”
Deputetët kërkuan që procedura për licensimin për 10 vite të kalojë nëpër dy faza, duke përfshirë kritere pikëzimi dhe investimi.
Një tjetër propozim i bërë nga komisioni është një sistem monitorimi për të shmangur manipulimin e platformave të bastave online.
“Rreziku më i madh vjen nga manipulimi i platformave dhe nga ndërhyrjet në koeficientet e lojrave. Duhet një sistem ku të lihet gjurmë për të gjitha transaksionet e bëra në kompanitë e lojrave të basteve sportive live. Sugjerohet që ky sistem të jetë i monitoruar në kohë reale në një platformë që do të sigurojë mosmanipulimin e tyre.”
Kazinot online ishin një tjetër problem që komisioni kërkoi të përfshihen në projektligj.
“Kazinot online nuk sigurojnë formalizimin e tregut dhe janë më së shumti në treg të zi, duke mos qenë konkurrente me kazinot fizike dhe nuk sigurojnë financat për buxhetin e shtetit.”
Deputeti socialist, Erion Braçe, propozoi që lojërat e fatit të jenë monopol i shtetit dhe jo i privatit, duke shprehur që ky projektligj nuk kontrollon tregun dhe e lë ato në dorën e krimit.
“Ajo që propozohet është ta hapim. Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë që i mbyllëm bastet. Ajo që nuk kemi bërë mirë është lufta kundër aktivitetit në të gjithë vendin. Duke e mbyllur këtë lloj aktiviteti, i dhamë dorë jo vetëm krimit të organizuar, por edhe punonjësve të policisë. Kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zi.”
Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre, dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet.
Këto baste, që specifikohen se do të jenë vetëm online, nuk do të kenë pika fizike, por faqe interneti, aplikacione dhe infrastruktura teknologjike e nevojshme që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme./ Revista Monitor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin me...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar n...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane,...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur tre prok...
Një erë e rëndë është ndier në fshatrat Mamurras dhe F...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dha ...
Të enjten, Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për...
Botuesi Carlo Bollino, në një artikull të publikuar së...
Të enjten, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Meta...
Në GJKKO është mbajtur këtë të enjte seanca për çështjen "...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Pas rrëmujës dhe kaosit të krijuar në Kuvend, ekspertë të ...
Të enjten, është zhvilluar në GJKKO seanca për marrjen...
Ambasada e SHBA-së ka reaguar për plotësimin e vendeve vak...
Përveç rënies së nivelit mësimor në shkollat shqiptare...
SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrë...
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur mëng...
Kryeministri Edi Rama ka folur për socialistët e godit...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i tha drejto...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...