Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka deklaruar nga Durrësi, se nuk është lejuar që të jetë i pranishëm në takimin e Edi Ramës me qytetarët e Durrësit, për të diskutuar për projektin TID.
Cara u shpreh se ky projekt po zbatohet në mënyrë abuzive dhe cenon pronat publike dhe ato me trashëgimi kulturore.
Ai denoncoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se nën petkun e zhvillimit po favorizohet një organizatë private, e cila do të marrë menaxhimin e zonës pa garë dhe në shkelje të ligjit.
Cara theksoi se banorët po kompensohen me shumë më pak se vlera reale e pronave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme, transparencë dhe respektim të ligjit dhe të drejtave të pronës.
"Në fakt, u njoftuam që sot do të ishte i pranishëm zoti Rama në një takim me banorët që janë të prekur nga projekti TID. Ju siç e dini, ne e kemi ndjekur hap pas hapi këtë projekt dhe kemi denoncuar me fakte dhe prova abuzimin që po bëhet me pronat e durrsakëve, si dhe natyrën korruptive të projektit, i cili prek interesat e Shqipërisë, jo vetëm ekonomikisht, por edhe nga ana e trashëgimisë kulturore.
Pra, nëse lejohet, shkurtimisht do t’ju shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Projekti TID ka disa vite që tenton të zbatohet. Ka nisur si një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Durrësit dhe AADF-së, një organizatë jofitimprurëse. Në pamje të parë duket si një projekt pozitiv për zhvillimin dhe rivitalizimin e zonës, por hap pas hapi shihet se qeveria ka një histori abuzimesh në emër të zhvillimit, duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe duke përfituar ekonomikisht për miqtë e Ramës.
AADF-ja thotë se do të financojë një pjesë të projektit, ndërsa pjesa më e madhe e financimit vjen nga Ministria e Kulturës, e cila do të kompensojë edhe pronat e banorëve që do të preken. Bashkia e Durrësit do të bëjë investimet në infrastrukturë, energji e të tjera, por pronat e shqiptarëve mbeten me vlerë të madhe. Marrëveshja parashikon që pasi të realizohet projekti, ai do të menaxhohet nga organizata BID.
Pyetja është si mund të jepet një pasuri kombëtare, pronat e qytetarëve të Durrësit dhe trashëgimia kulturore për menaxhim nga një organizatë tjetër. Nëse është donacion, përfitimi duhet të shkojë te qytetarët dhe të menaxhohet nga Bashkia e Durrësit, jo nga një organizatë tjetër. Bashkia dhe Ministria e Kulturës thonë se projekti do të jetë nën BID që në fillim, por kjo bie ndesh me ligjin dhe marrëveshjet e firmosura më parë, të cilat kërkojnë miratimin e pronarit për çdo ndërhyrje në pronat me trashëgimi kulturore (Ligji nr. 169/2020). Këto procedura nuk janë respektuar, prandaj i gjithë procesi është antiligjor.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për banorët, por për të gjithë Shqipërinë dhe asetet kombëtare. Qeveria ka bërë zakon të vjedhë asetet kombëtare dhe t’i japë miqve të saj. Një pronë që i jepet BID-it nuk reflekton interesin e qytetarëve, pasi përfitimet shkojnë tek organizata e huaj, jo te banorët apo Bashkia e Durrësit, që gjithashtu kontribuon në kompensim dhe investim.
Kjo është antiligjore dhe bie ndesh me të drejtat e pronës të garantuara nga Kushtetuta. Çdo tjetërsim i pronës për interes publik duhet të bëhet sipas ligjit, por në këtë rast të gjitha etapat janë shkelur. Zoti Rama ndodhet sot këtu për shkak të insistimit të banorëve dhe mediave, që kanë bërë publike protestat dhe denoncimet. Megjithatë, qeveria tenton të joshë qytetarët me oferta të dyshimta, si apartamente sociale, duke mos respektuar pronat legjitime të banorëve. Për më tepër, vlera e kompensimit për metër katror është dukshëm më e ulët se ajo e vendosur nga qeveria, gjë që tregon natyrën abuzive të projektit", tha Cara./ CNA
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e...
Gjykata e Tiranës ka lënë në masën detyrim me paraqitje 14...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bashkinë e Durrësit p...
Policia e Shtetit i hodhi prangat dy ditë më parë, më 12 s...
Në ditën e të dashuruarve, Italia ndalon frymën. Në javën ...
CNA raportoi se kryeministri Edi Rama ka bërë gati një “sh...
Juristja Brizida Gjikondi dhe aktivisti Andi Tepelena kanë...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregu...
Mimika Luca mbahet mend nga gjithë publiku shqiptar jo vet...
Nisma WiFi4WB u lançua zyrtarisht sot në Shqipëri, duke sh...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një njofim me rë...
Fondacioni Kulturor “Mimika Luca” ka nisur rrugëtimin me a...
Këtë të premte u largua nga detyra Sekretari i përgjithshë...
Këtë të premte u largua pas 13 vitesh në detyrë, Sekretari...
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ë...
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë sot me dije se nuk ka...
Kontingjenti i XI-të i Forcës Detare u përcoll sot nga Dis...
Prokuroria e Kukësit, në përfundim të hetimeve disamujore,...
Një defekti të rëndë është shkaktuar në tubacionin DN 700 ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...